Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Author: tirana
Kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti ka tërhequr vëmendjen për shkak të një videoje të publikuar në medie. Pas një takimi që ka zhvilluar për fushatën elektorale në qytetin ku ai garon, Hoti është emocionuar aq shumë para kamerave sa është ngatërruar dhe është bërë lëmsh me fjalët. Në video ai dëgjohet teksa thotë: “bashkëshorti i nuses sime”, por mesa duket e ka fjalën për veten e tij. “Besoj nuk do e kem problem sepse babai, bashkëshorti i nuses sime, babai i fëmijëve, babai i tyre është i orientuar në një fushatë pozitiviste. Nuk mendoj që…
Eksponentja e LSI, Briseida Shehaj, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se ka marrë kërcënime, pas denoncimeve që ka bërë për aferën e inceneratorëve. Shehaj tha se e kanë kërcënuar duke i dërguar fotografinë e mbesës së saj. Ajo u është drejtuar autoriteteve për të denoncuar kërcënimin. Ylli Rakipi: Mos ndoshta ju të LSI, i nisët këto denoncime, për inat të Lefter Kokës që ju tradhtoi? Briseida Shehaj: Në që bëjmë këto denoncime marrim edhe kosto. Nëse do të merremi përse e bëri Meta dhe Monika për Lefter Kokën, nuk më intereson. Kemi ardhur të zbardhim këtë gjë.…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me inceneratorët dhe akuzat e opozitës duke iu përgjigjur një komentuesi në faqen e tij zyrtare. Rama thotë se ato të ashtuquajturat inceneratorët janë impiante moderne të trajtimit të mbetjeve të cilat janë investime të mëdha për të shpëtuar zona të tëra të banuara nga plehrat. Ai kujton se një ish ministër është arrestuar dhe drejtësia do të thotë fjalën e saj. Rama thekson se të gjithë ata që vjedhin do të marrin dënimin e merituar pa asnjë dallim, por shton se nëse dikush ka marrë para kjo nuk hedh poshtë punën e…
Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët e tragetit që u përfshi nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm. Njëri prej pasagjerëve tha për mediat greke që ekuipazhi reagoi në kohë për evakuimin e tyre dhe se nëse gjithçka nuk do të ishte bërë në mënyrë do organizuar ata tashmë do të ishin përfshirë nga flakët. “Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta zjarri do na kishte kapluar. Flakët u shfaqen në pjesën sipërfaqësore të anijes kur ne ishim larguar prej saj. Atëherë dëgjuam dhe shpërthimet. Ekuipazhi ishte i…
Nga 1 marsi do të rriten sërish çmimet e produkteve të bulmetit. Shtrenjtimi do të ndikohet nga shtimi i kostos për të çmimeve më të larta të naftës, energjisë, plastikës dhe heqjes të skemës të TVSH-së të kreditueshme 6% që nisi zbatimin nga 1 janari 2022. Për shkak të rritjes së kostos nga këto faktorë, përfaqësuesi i kompanisë “Lufra”, Luis Ndreka tha për Monitor se tashmë kompania ka lajmëruar që nga 1 Marsi çmimet do të rriten 10%. “Ne kemi bërë një lajmërim në fillim të muajit Shkurt që do të rrisim çmimet në fillimin e muajit Mars, sepse kemi…
Një zjarr ka përfshirë magazinat e përpunimit të peshkut ‘Eurofish’ në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit dhe vijon të jetë aktiv. Një prej punonjësve është shoqëruar për në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore! Si pasojë e flakëve, policia njofton se është devijuar trafiku në autostradën Lezhë-Laç dhe është zhvendosur në rrugë dytësore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 17°C. Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 1 ballë. Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në…
Një zjarr ka rënë në një traget të Grimaldi Lines me 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit në bord teksa po udhëtonte në detin Jon midis portit grek të Igumenicës dhe Brindisit. Udhëtarët janë evakuuar plotësisht dhe aktualisht nuk ka të lënduar. Aksidenti ndodhi në brigjet veriore të ishullit grek të Korfuzit, midis Greqisë dhe Shqipërisë, rreth 9 milje nga bregu, në zemër të zonës greke SAR (kërkim dhe shpëtim). Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Rojet bregdetare greke, përgjegjëse për shpëtimin, kontaktuan menjëherë Komandën e Përgjithshme të Autoriteteve Portuale në Romë, për të koordinuar ndërhyrjen. Roja Bregdetare italiane…
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që opozita në Kuvend duhet të reagojë ashpër për manipulimet e pretenduara në dokumentat që maxhoranca depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kundër tij. Meta kërkoi mbështetje nga opozita, por nuk e specifikoi nëse përfshinte edhe kryedemokratin Lulzim Basha me të cilin ka pasur përplasje në distancë. “Kërkoj nga Prokuroria përgjigje për falsifikimin e rëndë të provave të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese për të cilën kam bërë një kallëzim penal. Pres nga e gjithë opozita të reagojë për këtë skandal kaq të rëndë,”-u shpreh Meta ndër të tjera. Lidhur me këtë çështje, Meta ka depozituar një padi…
Patinazhi artistik në këtë edicion të Lojërave Olimpike Dimërore po dhuron skandal pas skandali dhe thuajse gjithçka ka lidhje me 15-vjeçaren Kamila Valieva. Ylli i patinazhit rus, e akuzuar për përdorim dopingu, pas provës së parë spektakolare ku kryesonte renditjen, dhuroi një provë të dytë shumë të dobët duke u rrëzuar disa herë në pistë. Ajo e mbylli mes lotëve dhe fund u rendit në vendin e katërt, jashtë zonës së medaljeve. Por ajo që ndodhi kur Valieva po dilte nga pista, ka pushtuar rrjetin dhe tashmë të gjtihë e shohin sportisten ruse si “viktimë” të trajneres së saj, Eteri…
Edi Rama është politikani më i pëlqyer në gjithë Bashkinë e Durrësit. Sipas një sondazhi të kryer nga Ewuronews Albania atë e kanë pëlqyer 45.2 përqind e qytetarëve të Durrësit që janë përfshirë në sondazh. Pas tij renditet Sali Berisha me 28.5 për qind, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar kjo me sondazhet e mëparshme. Në vend të tretë renditet kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me 14.9 për qind të pëlqyeshmërisë, ose gati sa gjysma e Berishës. Në vend të fundit renditet Monika Kryemadhi me 7.7 për qind të votave. Është fakt se Sali Berisha dhe Lulzim Basha…