Author: tirana

Në Kosovë, vëllezërit Osmani njihen si miliarderë të famshëm. Prej vitesh jetojnë në Gjermani, ku kanë pasur probleme me drejtësinë për pasurinë, por bizneset i shtrijnë edhe në Spanjë, Belgjikë, Holandë dhe vende të tjera europiane. Paratë raportohet se i kanë investuar në ndërtim, shitblerje pronash, lojëra fati, ndërsa në mediat shqiptare janë prezantuar si biznesmenë të fuqishëm, të cilët nuk kanë ngurruar të financojnë edhe UÇK-në apo veprimtarinë e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, shkruan Lapsi.al. Por orët e fundit, në mediat europiane, vëllezërit Osmani po përmenden si një klan i rëndësishëm, që sillnin kokainë nga Amerika Latine, për…

Read More

𝕂ur shihni një urë, vallë dëshironi ta kaloni menjëherë? A ju tërheqin urat? Teksa qëndroni mbi një urë, a jeni me të vërtetë të ndërgjegjshëm se ku ndodheni? Mos vallë mendoni që jeni mes dy pikave të ndryshme apo ura është thjesht një mjet që ju lehtëson jetën? Edhe pse urat në thelb janë struktura, ato gjithashtu janë simbole të takimit, kapërcimit të pengesave ose arritjes së një bote tjetër. Ato janë ylber, sipas mitologjisë greke. Kurse në mitologjinë skandinave, urat janë një pemë e shenjtë me rrënjë nën tokë dhe degë në qiell, e cila zgjatet deri në “shtëpinë…

Read More

Policia e Sarandës i është vënë pas një 44-vjeçari pasi nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar me qëllim kryerjen e një kontrolli në makinë. Ndërkohë që ata i kanë bërë thirrje për të ndalur, 44-vjeçari nga Saranda ka çarë postbllokun e forcave të rendit në qytet duke u larguar menjëherë prej aty. Policia po kryen kontrolle në të gjithë qytetin për kapjen e tij. Ky nuk është rasti i vetëm. Pak ditë më parë, një tjetër person çau postbllokun e policisë në Sarandë duke mos iu bindur urdhrit, duke rrezikuar jetën edhe të efektivëve të policisë.

Read More

Një 62-vjeçar me iniciale Dh.M është shpallur në kërkim pasi akuzohet për mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe e municionit. Policia njofton se gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi fishekësh, krehra, fishekëmbajtës, ndezësa të granatave luftarake dhe granata luftarake. Mësohet se 62-vjeçari është banues në lagjen “Osman Haxhiu” Vlorë. Gjithashtu në lidhje me këtë rast është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Mami im nuk vjen dot në stadium për të parë Swindon sepse nuk ka para dhe duhet të paguajë ushqimin tim në shkollë. Më pëlqen shumë Harry McKirdy. Një ditë do të vij edhe unë në stadium. Joe, 6 vjeç e gjysmë”. Kjo është letra e një tifozi të vogël të Swindon Town, klub anglez i League Two, që ka bërë xhiron e rrjetit, pasi u postua në Twitter-in e skuadrës modeste, që i kërkoi tifozëve që ta lidhnin me vogëlushin. Menjëherë nisi një grumbullim fondesh nga ana e mbështetësve të Swindon, që mblodhën 6000 stërlina brenda pak orëve. Madje,…

Read More

Sipas njoftimeve të televizionit “Euronews”, studiuesit e Spitalit të Universitar Akershus të Norvegjisë kanë zbuluar antitrupa të koronavirusit të ri në mostrat e gjakut të grave shtatzëna. Ky zbulim datohet nga dhjetori i vitit 2019, 1 muaj më pare se publikimi i rastit të parë në Europë. Ky studim u publikua më 13 janar në revistën e Universitetit të Kembrixhit “Epidemiology & Infection”. Sipas studimeve, në disa mostra gjaku të ruajtura në mënyrë anonime, studiuesit zbuluan antitrupa ndaj koronavirusit të ri. Mostrat e gjakut fillimisht u morën nga gratë shtatzëna në tremujorin e tyre të parë si pjesë e kujdesit…

Read More

Tensionet midis Rusisë-SHBA-së dhe Ukrainës po rriten gjatë luftimeve në rajonin Donbass: shkëmbime artilerie dhe akuza të ndërsjella midis trupave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë. “Moska do të duhet të reagojë, duke përfshirë masat teknike dhe ushtarake, në mungesë të vullnetit të SHBA-së për të diskutuar garancitë për sigurinë e saj”, tha ministri i jashtëm rus Lavrov. Ai gjithashtu kerkoi nga SHBA “të tërheqë të gjitha forcat dhe armët nga juglindja, Evropa dhe Balltiku”. Nisur nga kjo situate dhe perplasjet ne rajoni Donbbas mes ushtrise se Ukraines dhe separatisteve pro-ruse, presiBiden ka deklaruar se sulmi i Rusise mbi Ukrainen eshte mese…

Read More

Partia Demokratike ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se po kërkon vota për logon e LSI-së dhe sulmon logon e PD-së. Me anë të një postimi në Facebook, PD shkruan se non-grata është në nëj hall të madh, dhe sa më shumë kohë kalon, aq më shumë gënjen dhe mashtron. Sipas selisë blu, aleatët brenda “Shtëpisë së Ilirit”, shantazhojnë njëri-tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre. “Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli ,aq më shume gënjen e mashtron. Sa më…

Read More

Avokati Spartak Ngjela ka treguar mbrëmjen e djeshme një takim që ka zhvilluar me Ilir Metën disa vite më parë, atëherë kur ky i fundit ishte zv.kryeministër. Në një intervistë për “Log”, Ngjela tha se e gjeti Metën në zyrë me kostum turk 10 mijë lekësh dhe me sandale, ndaj i erdhi shumë keq, por tashmë ai ka prona që nuk i kanë as sheikët. “Mendimi im është ky që pasi të ikë manteli i çelikut që i ka dhënë Presidenca i fillon procesi për pronat, 100%. Ka prona që nuk i kanë as sheikët. I kam vajtur në zyrë…

Read More

Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e letrave shqiptare. Është ndarë nga jeta poeti Bardhyl Londo. Bardhyl Londo ka lindur më 1948 ne Përmet. Vazhdoi studimet për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”. Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”. Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”. Tituj të vepraveKrisma dhe trëndafila – (1975)Hapa në rrugë – (1981)Emrin e ka dashuri – (1984)Si ta…

Read More

Aktori Donald Veshaj i mrekulloi të gjithë me pikturën Adem Jasharit që pikturoi në kuadër të festës së Pavarësisë së Kosovës. Mirëpo si gjithmonë ka pasur edhe nga ata skeptikë, të cilët thanë se produksioni e ndryshoi pikturën e Donaldit duke e zëvendësuar me një tjetër që ishte 100% ndryshe. Mirëpo Olti Curri i ka hedhur poshtë gjithë këta zëra përmes postimit të një video. Në momentin që aktori Agron Llakaj hyri brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, Donaldi i shprehu hapur se ka pasur dëshirë të realizojë një portret të Adem Jasharit dhe madje për këtë i kishte bërë…

Read More

Administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra nuk është paraqitur në seancën dëgjimore të thirrur për ditën e sotme. Asaj i janë kërkuar dokumente shtese dhe është njoftuar të paraqitet serish në Komision në orën 9:00, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku tha se kishin 20 minuta që e prisnin Kodrën, ndërsa më pas vendosi që të ndërpresë mbledhjen, deri sa të paraqitet dëshmitarja. “Zonjen Kodra megjithese kemi 20 minuta qe e presim, nuk eshte shfaqur ne Komision. Une i kerkoj stafit te Komisionit Hetimor qe te vendosemi ne kontakt me te. Te gjejme…

Read More