Stuhitë e furishme kanë vrarë katër persona dhe kanë shkaktuar kaos udhëtimesh nëpër Britani, Gjermani dhe Holandë, por edhe në Poloni. Dy persona humbën jetën në Gjermani pasi pemët ranë mbi makinat e tyre, ndërsa dy të tjerë u vranë në Poloni kur erërat e forta rrëzuan një vinç ndërtimi. Dhjetëra mijëra evropianë kanë mbetur pa energji elektrike pasi linjat e energjisë u rrëzuan. Meteorologët kanë paralajmëruar se Evropa veriore mund të goditet nga një seri stuhish gjatë ditëve në vijim. Asnjë tren në distanca të gjata nuk lëvizte në Gjermaninë veriore para mesditës së të enjtes, tha operatori hekurudhor…
Author: tirana
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Rusisë që të parandalojë “dezinformimin” në lidhje me tërheqjen e trupave nga kufiri me Ukrainën. “Tani është thelbësore që mos të ketë dezinformata që vazhdojnë të përhapen. Përkundrazi, qeveria ruse duhet të sigurojë transparencë të plotë sesi do të tërhiqen trupat”, tha ajo. “ Rusia kohët e fundit njoftoi se disa nga trupat e dislokuara në rajonin kufitar do të tërhiqeshin, por udhëheqësit perëndimorë thanë se asnjë aktivitet i tillë nuk ka ndodhur. “Në terren nuk duket se ka pasur lëvizje të trupave që tregojnë një tërheqje”, tha Baerbock.
Nuk kanë munguar emocionet dhe të papriturat në ndeshjet e 1/16-ave të Europa League të luajtura në orën 18:45. Sfida kryesore ka qenë ajo e luajtur në Camp Nou mes Barcelona-s dhe Napoli-t, e mbyllur 1-1. Miqtë kanë kaluar në avantazh me Zielinski-n në minutën e 29-të, ndërsa spanjollët kanë barazuar në të 59-ën me Torres falë një penalltie të dhënë pas ndërhyrjes së VAR-it. Rezultat i papritur në Signa Iduna Park, me Borussia Dortmund që është mundur 4-2 nga Rangers dhe tani është me një këmbë jashtë Europa League. Ndeshje spektakolare mes Zenit-it dhe Betis-it, me këta të fundit…
Presidenti Ilir Meta ka zbuluar si e priti lajmin për mosshkarkimin e tij nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit theksoi se ishte i bindur që nuk do të shkarkohej, pasi nuk kishte kryer asnjë shkelje të rëndë, por as të lehtë të Kushtetutës së Republikës. “Unë nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për këtë çështje dhe kam pritur të zgjidhej deri në 9 shtator që ishte dhe mandatI i legjislaturës së kaluar, në mënyrë që mos t’i kalojë legjislaturës së re. Nuk më ka shqetësuar, pasi fundin e kam ditur. Nuk kam bërë asnjë shkelje të rëndë as…
Kompania Pipos Prishtina, ka realizuar sondazhin e radhës edhe në Shqipëri për zgjedhjet e pjesshme vendore të 06 Marsit. Këto zgjedhje do të kryhen për Bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Lushnjës, Dibrës, Vorës dhe Rrogozhinës. Në këto njësi zgjedhore, Kryetarët e zgjedhur të Bashkive për arsye të ndryshme nuk janë në detyrë dhe Presidenti i Republikës dekretoi zgjedhjet pjesore. Numri i votuesve që morën pjesë në këto Bashki në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, ato të 25 Prillit 2021, ishte rreth 271 mijë ose rreth 18% e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve në Shqipëri. Bashkia me numrin më të madh është…
Vendet e Bashkimit Europian pritet të heqin masat e mbetura kufizuese që kanë të bëjnë me pandeminë e CoVid-19 në mesin e muajit mars të këtij viti. Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Thanos Plevris ka bërë njoftimin në mediat greke duke shtuar se vendimi do të marrë në konsideratë presionin e secilit vend mbi sistemin kombëtar shëndetësor. Aktualisht edhe Greqia ka vendosur të heqë kufizimet në një moment kur sipas ministrit shkalla e vaksinimit është 81%. Burimi: https://www.ekathimerini.com/news/1177680/plevris-eu-countries-aiming-to-lift-covid-restrictions-by-mid-march/
Në mesin e janarit, brenda një nate, aktivistë dhe qytetarë dokumentuan me foto dhe video helmimin e 10 qenve endacakë në rrugë të ndryshme të Korçës. Pamjet e kafshëve në agoni u publikuan në rrjete sociale, bashkë me thirrjet për të ndaluar vrasjen e tyre. Por pa kaluar një muaj, pamje të ngjashme të kafshëve në agoni u regjistruan nga qytetarët në rrugët e Lezhës. Njësoj si në Korçë, qentë u gjendën në rrugë shpesh duke dhënë shpirt dhe në gjendje të rëndë. Aktivistët mendojnë se qindra kafshë janë vrarë në këtë mënyrë duke filluar prej dhjetorit deri në mes…
Deklarata e deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, “çupëlina” për ministret solli sot një debat të gjatë në Kuvend, ndërsa demokrati kërkoi ndjesë në fund, pasi e akuzuan për seksizëm. Nënkryetarja e PD, Grida Duma e cilësoi si qesharake akuzën për seksizëm ndaj deputetit, duke përshkruar Xhaferajn si më xhentëlmenin në Kuvend. Duma kujton se pas tij, Berisha tha “ndalojeni eksitimin e ministreve”, duke e cilësuar si skandaloze këtë deklaratë, por askush nuk reagoi. “Në atë sekondë, Berisha më mbrapa tha ndalojeni eksitimin e këtyre ministreve këtu dhe nuk reagoi askush. Do të më kishte pëlqyer që të kishin të…
Opinionisti shqiptar Arjan Konomi ka qenë një ndër të paktët gazetarë shqiptarë që ka shkelur në Kosovë gjatë periudhës së luftës duke rrezikuar edhe jetën. “Mendoj që aty ishte gjithçka e pashpresë të shikoje një popull që jetonte në vendin e tij duke mos pasur asnjë lloj lirie duke pasur frikë të dilte nga shtëpia . Unë kam parë situata të tmerrshme. Në Gjakovë ka qenë situata shumë e rrezikshme ku së bashku me kryetarin e bashkisë së Gjakovës dhe vëllanë e tij dëshmor të luftës më kanë strehuar në shtëpi dhe më pas më kanë nxjerrë nga Gjakova”, tha…
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha tha se vendi ynë mbështet ftesën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për negociata me homologun rus Sergei Lavrov. Hoxha tha situata në Ukrainë është e paqëndrueshme. “Ne duam aksione konkrete të terren, Shqipëria kërkon largimin e trupave ruse që kanë pushtuar Ukrainën lindore”, tha ambasadori shqiptar.
Divizioni AMG Mercedes Benz është i famshëm për ndërtimin e makinave me motor me benzinë me fuqi të lartë, por kohët kanë ndryshuar dhe motorët elektrikë janë në modë tanimë. Megjithatë, edhe në këtë kategori, AMG i ka qëndruar besnik fuqisë. Modeli i ri Mercedes-AMG EQE, është një sedan me përmasa mesatare, por është i pajisur me dy motorë elektrikë, një në pjesën e përparme dhe një në të pjesën e pasme, për një total prej 677 kuaj fuqi. Modeli AMG bazohet te modeli i thjeshte EQE i prezantuar vjeshtën e kaluar. Për të mos harruar kohët e vjetra, makinës…
Karrota është një perime shumë e preferuar në listën e dietës sonë. Ajo është shumë ushqyese dhe këshillohet të konsumohet në dimër. Në gjuhën kineze thuhet se “në pranverë hamë të njomat si fasule të njoma, qepë dhe hudhra të njoma etj, në verë provojmë gjethe (pra perimet me gjethe si spinaqi, lakra sallata jeshile etj), në vjeshtë shijojmë frutat dhe në dimër konsumojmë rrënjët si karrotat, patatet rrepat panxhari etj.” Kjo është pjesë e teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, që thekson konsumin e ushqimeve të stinës, të cilat përshtaten me karakteristikat e çdo stine.