Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot listën me 6 anëtarët e rinj të AMA-s. Gjergj Hamiti 92 vota pro Desata Metaj 99 vota pro Joana Allushi 118 vota pro Aurela Bicja 99 vota pro Jetmir Halilaj 101 vota pro Besian Zotaj 101 vota pro
Author: tirana
Presidenti rus Vladimir Putin është një njeri që i pëlqen t’i mbajë të hapura opsionet e tij dhe kriza e Ukrainës nuk bën përjashtiM. Ndërsa lideri i Kremlinit sinjalizon gatishmërinë e tij për t’u angazhuar në frontin diplomatik, ai gjithashtu po forcon një rast për luftë. Përshembull, situata në Donbas, territore në Ukrainën lindore të kontrolluara pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Në një konferencë për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz të martën, Putin hoqi gërmën “g” për të përshkruar situatën atje. “Sipas vlerësimeve tona, ajo që po ndodh sot në Donbas është gjenocid”, tha Putin. Scholz u…
Një lidhje e nisur nga një njohje në rrjetet sociale ka çuar në përballje përpara policisë dy të rinj. ABC raporton se një 20-vjeçare nga fshati Beshisht i Vlorës është vënë nën hetim nga drejtoria Vendore e Policisë së Beratit. Kjo e fundit akuzohet se ka mashtruar një 25-vjeçar me të cilin kishte nisur një lidhje pas njohjes në Facebook. Fillimisht lidhja e tij e kishte nisur në distancë ndërsa rreth 2 muaj më parë djali kishte udhëtuar drejt Vlorës për të takuar vajzën. Disa ditë më vonë ajo kishte nisur me kërkesat ndaj tij duke i kërkuar para. “Kam…
Dashi: Dashuria do të triumfojë, dita është interesante për të zbutur problemet e çifteve. Udhëtime të pritshme, transferta, lajme dhe ndryshime në punë; duhet të jeni gati. Demi: Fundjavat e këtij muaji do t’ju bëjnë të rizbuloni dashurinë ose pasionin me partnerin. Ditë e mirë edhe për punë, me kolegët do të gjeni një ekuilibër të ri. Binjakët: Dashuria është paska e paqëndrueshme në këtë ditë, kujdes nga luhatjet e humorit. Në punë do keni disa përplasje me kolegët, por arritjet do jenë pozitive. Gaforrja: Ndjenjat pak të turbullta, fundjava është emocionalisht e luhatshme, më mirë matni mirë fjalët tuaja.…
Gjykata e Tiranës nuk është mjaftuar vetëm me pezullimin e zgjedhjeve të FSHF në të gjithë vendin. Ajo ka dënuar Presidentin e FSHF Armand Dukën me gjobë për pengim të procesit gjyqësor.Në vendimin e saj, Gjykata ka dënuar me 700 000 lekë gjobë FSHF dhe drejtuesit e saj për pengimin e gjykimit.Kjo është humbja e tretë e Armand Dukës në përballjen me drejtësinë shqiptare. Më herët Gjykata do t’i jepte të drejtë kryebashkiakut Veliaj për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Tiranës duke rrëzuar Dukën. Ndërsa sot, Gjykata e Tiranës vendosi që të pranojë kërkesën për pezullim të zgjedhjeve për FSHF…
Njerëzit tashmë janë më të përgatitur ndaj përhapjes së mutacioneve të reja, tha CEO dhe bashkëthemeluesi i BioNTech, ndërsa kompania gjermane po punon për të zhvilluar një vaksinë kundër Omicron. “Duhet të mësohemi me faktin se duhet të jetojmë me virusin për 10 vitet e ardhshme. Gjithmonë do të ketë mutacione të reja, por ne duhet të jemi më të përgatitur”, tha Ugur Sahin, kompania e të cilit zhvilloi vaksinën e parë mRNA kundër Pfizer. Brenda një viti e gjysmë do të zhvillohet një vaksinë, e cila do të merret për gripin dhe koronavirusin, sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë farmaceutike…
Forma të rrumbullakosura dhe një pamje agresive për Ferrarin e këtij viti, që quhet F1-75 dhe që kompania Maranello lançoi. Kjo makinë do të dalë në pistë në testet e Barcelonës javën e ardhshme. Detajet teknike, ato që kanë rëndësi, mbeten të fshehura nën një llak, i cili – siç ishte tashmë e mundur të hamendësohej – ndërthur të kuqen tradicionale me prekjet e së zezës që duket se e bëjnë atë edhe më kërcënuese. Për të përshkruar karakteristikat e tij, së bashku me Drejtorin e Ekipit Mattia Binotto, ishin dy pilotët Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Fryma me të…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë dyerve të Kuvendit, lidhur me operacion policor të kryer së fundmi në disa shtete evropiane ku u arrestuan shumë shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës. Berisha tha se agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit kanë zbuluar komunikime të fshehta përmes aplikacioneve ‘sekrete’, mes tyre “Sky ECC”, të zyrtarëve shqiptarë me bandat kriminale. Sipas ish-Kryeministrit, në këto biseda kanë dalë dhe emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh e shumë të tjera. Por cili është ky aplikacion që sot iu referua Berisha sot? “Sky ECC” sipas mediave të huaja është një aplikacion ku grupet mafioze komunikonin…
Pas Tiranës, Gjykata ka pezulluar garën për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit në të gjithë vendin.Përmes këtij vendimi, Gjykata e Tiranës ka pezulluar mandatet e FSHF-së gjer në gjykimin e dosjes së plotë të falsifikimit. Gjykata e Tiranës ka vendosur që FSHF nuk mund të bëjë zgjedhjet pa u shqyrtuar më parë ankesat në gjykatë, të cilat janë në fakt nga të gjithë shoqatat rajonale të sportit të cilat në kallëzimet e tyre kanë shprehur shqetësime për trukim të numrit të delegatëve dhe blerje të tyre. Në vendimin e saj, Gjykata e Tiranës ka pezulluar edhe Komitetin Ekzekutiv të…
Dy janë rastet, në të cilat strukturat përgjegjëse të sigurimeve shoqërore mund të marrin një vendim për ndryshimin e masës së pensionit që i takon përfituesit. Së pari bëhet fjalë për rastet kur vetë pensionisti paraqet kërkesën për rritjen e masës së pensionit, të cilën duhet edhe ta shoqërojë me dokumentacionin përkatës që konfirmon shtesën që duhet t’i bëhet masës së mëparshme të pensionit. Ndërkohë që vendimi për ndryshimin e masës së pensionit mund të bëhet edhe në mungesë të kërkesës së paraqitur nga pensionisti. Vetë organet e sigurimeve shoqërore mund të bëjnë ndryshimin e pensionit për të gjitha situatat…
Kryeministri Edi Rama komenton për herë të parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës. Komentuesi: Ja fute Amerikes o trim . Sa Ike ne Amerik GJK e shpalli vendimin si per ti thene Amerikanve qe nuk eshte faji im , GJK nga 7 anetare 6 votuan pro nje ishte kundra ne naivi qe mendoi se redorma ne drejtesi po ecen. Ja fute popullit ja fute Amerikes ja fute te gjitheve. I keni ndare detyrat Meta vjedh , Sala vret Basha ben sikur bertet kape I hajdutin , dhe ti o…
Meta nuk u shkarkua nga Kushtetuesja, reagon ambasada e SHBA në Tiranë. “Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”.