Author: tirana

Sipas një faqeje të njohur takimesh për të martuarit, pronarët e makinave luksoze janë më të prirur ndaj tradhëtisë. Në anketë morën pjesë mbi 800.000 anëtarë të faqes dhe rezultoi se 22.21% e atyre që drejtojnë një makinë të markës Audi janë të prirur të tradhëtojnë, i ndjekur nga BMW me 13,79% (ishte i pari vitin e kaluar), Mercedes me 8,73% dhe Volkswagen me 5,74%. “Makinat zbulojnë shumë për pronarët e tyre. Njerëzit që janë të suksesshëm profesionalisht dhe me motivim nuk pajtohen me atë që ata e konsiderojnë të pakënaqshme, qoftë ky mjeti i tyre apo marrëdhënia e tyre”…

Read More

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht, V. R., administratorin e një kompanie private. Ai akuzohet se nëpërmjet mashtrimit dhe abuzimit me çmimet ka përvetësuar shuma parash, nga një sërë shitjesh të makinerive të firmës. Njoftimi i Policisë: Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan proceduan penalisht shtetasin V. R., banues në Elbasan, me detyrë administrator i një kompanie private, pasi nëpërmjet mashtrimit dhe abuzimit me çmimet ka përvetësuar shuma parash nga një sërë shitjesh të makinerive të firmës.

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar dhe një 34-vjeçar për pengmarrje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. B., 34 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe shpallën në kërkim shtetasin I. D., 25 vjeç, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë në mjet, një 16 vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit I. D. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ekzekutimin e vendimit penal për…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sqaroi jashtë dyerve të Kuvendit arsyet, pse sipas tij, Komisioni Hetimor për Inceneratorët është i rëndësishëm. Basha deklaroi se ky komision ka zbërthyer mekanizmin si janë vjedhur 400 milionë euro për tre inceneratorët, ku sipas tij, përgjegjësi kryesor është Edi Rama. “Fokusi ka qenë tek afera, që është vjedhja më e madhe e ndodhur në këto 30 vite. Komisioni Hetimor është i rëndësishëm, sepse ne kemi gjashtë vite e që denoncojmë. Komisioni ka bërë atë çfarë denoncimet e opozitës dhe të gazetarëve nuk arrinin ta bënin të plotë, ka zbërthyer mekanizmin si janë vjedhur…

Read More

Jashtë Kuvendit, deputeti demokrat, Ervin Salianji, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po i fshihet përballjes për aferën e inceneratorëve, pasi ka munguar në tre seanca plenare. Salianji deklaroi për media se Rama po mbrohet nga ministra që nuk kanë asnjë identitet plitik, apo nga ish-kolegë, që pretendojnë se janë në opozitë, duke nënkuptuar me këtë ish-kryeministrin Sali Berisha. “Jemi në një situatë ku Edi Rama ka tre seanca që i fshihet, struket e zhduket, për shkak të aferës korruptive. Po mbrohet nga ministra që nuk kanë asnjë identitet politik. Mbrohet nga ish-kolegë, që pretendojnë se janë në opozitë. Fokusi sot…

Read More

Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Moderna, Stefan Bancel së fundmi ka bërë me dije se brenda një viti e gjysmë pritet që të bëhet e mundur një vaksinë e dyfishtë , e cila do të merret si me koronavirusin ashtu edhe me gripin. Bancel ndër të tjera ka theksuar se pas gjashtë muajsh do të jetë gati vaksina e rinovuar Covid-19, e cila do të mbrojë edhe kundër Omicron. Në deklaratën e tij ai ndër të tjera është shprehur se kjo vaksinë e dyfishtë pritet të jetë gati brenda gushtit 2023 dhe çmimi i saj do të jetë i barabartë…

Read More

PSG ka ende shpresë për një rinovim të mundshëm të francezit Kylian Mbape me klubin e sheikëve dhe kësaj radhe i kanë ofruar një pagë “faraonike” sulmuesit të talentuar. Plot 45 milionë euro në vit është oferta më e re nga ana e klubit francez në drejtim të Mbappesë. Sipas gazetës “Le Parisien”, kjo vjen si pasojë e atij goli që i shënoi sulmuesi Realit të Madridit në Champions League. Vetë futbollisti është treguar profesionist i vërtetë jo vetëm në fushë, por edhe pas ndeshjes me deklaratat e tij, duke pohuar se gjithçka bëhet në respekt të tifozëve. Gjithashtu, Mbappe…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar disa shtete evropiane se po ia mbajnë krahun Rusisë. Duke pranuar se rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe BE do të ishte “e gjatë”, ai thekson se “për mua si president gjëja më e rëndësishme në këtë rrugë është të mos humbas vendin tim”. “NATO është një garanci e sigurisë. Pra, si mund ta zgjedhim ndonjë rrugë tjetër? Për ne është një garanci që të mos e humbim pavarësinë tonë.” I pyetur nga gazetarja e BBC-së, Sarah Rainsford për presionin nga disa vende evropiane, të cilët gjithashtu dëshirojnë të mbanin Ukrainën jashtë NATO-s, Zelensky…

Read More

Nënkryetarja e PD, njëherazi edhe kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, gjatë fjalës së saj në Parlament, u ndal pikërisht në këtë aferë. Ajo tha se PD është e zotuar që do i shkojë deri në fund këtij procesi dhe tregoi të gjitha shkeljet që janë bërë. Sipas Tabakut, në inceneratorin e Tiranës ende nuk dihet se cili është fituesi. “Sot siç duket janë zgjuar nga gjumi dhe kanë nisur të flasin për inceneratorët. Disa nga xhelozia, disa nga frika, disa nga lufta e brendshme në PS se kush do të nxjerri letrat e kujt. Ju siguroj për diçka. Ka…

Read More

Një prej banoreve të lagjes ‘5 Maji’ është ulur ditën e sotme para parlamentit pasi nxitoi të pasur një takim me ish kryeministrin Sali Berisha. Ajo tha se shpresa e tyre e vetme është ky i fundit duke qenë se nuk kanë marrë zgjidhje nga askush tjetër. Banorja paralajmëroi se nëse nuk do marrin zgjidhje do vetëflijohen. Pas pak minutash ai u kthye mbrapsht zhvilluar një takim edhe në prezencë të mediave ku tha se zgjidhja mund të vijë vetëm përmes protestave. DEKLARATAT Banorja: Po na prishen shtëpiat. Për mua shpresa e vetme është Sali Berisha. Çfarë do bëhet me ne.…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD, Lulzim Bashës në Kuvend, lidhur me aferën e inceneratorëve. Në një postim në rrjete sociale, Kryemadhi shkruan se deputeti Alqi Bllao, bashkë me ish-ministrin Koka, e personat e tjerë të përfshirë janë paditur nga LSI. Ajo thekson se nuk ka asnjë kompromis dhe se topi sipas saj është në anën e SPAK. Postimi i Monika Kryemadhit: Sot një deputet i Kuvendit paska përmendur se babai i deputetit të PS Alqi Bllako, është punësuar me pagë 10 milionë lekë në muaj tek inceneratori i Tiranës.Fakt ky, që unë…

Read More

Ndërkohë që NATO dhe SHBA-të janë skeptike për tërheqjen e forcave ruse nga kufiri me Ukrainën, një ngjarje e papritur ka ndodhur në zonën e kontaktit mes ushtrisë së Kievit dhe forcave rrebele të mbështetura nga Rusia. Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjatë mëngjesit të sotëm është bombarduar aeroporti i Donjeckut, qendrës administrative të këtij rajoni. Gjatë bombardimeve ka patur edhe dëme të shkaktuara në ndërtesat përreth, ndërsa Ukraina dhe rrebelët akuzojnë shkembëjnë akuza të ndërsjellta për shkakun e bombardimeve. Ngjarja konsiderohet si problematike pasi vlerësohet si një shkak që mund të çojë Rusinë të pushtojë Ukrainën me argumentin se po…

Read More