Author: tirana

Në seancën e sotme plenare, Salianji u shpreh se prej tre javësh kryeministri struket e nuk vjen në seancë, pasi cështja kryesore është afera korruptive e inceneratorëve. “Një teatër tjetër i shëmtuar për të shmangur vëmendjen nga afera më e madhe e qeverisë shqiptare, e cila ka detyruar Ramën që të struket dhe të mos vijë në parlament. Ka tre javë që nuk vjen në parlament sepse, në tre javë diskutimi kryesor, cështja kryesore, është afera korruptive e inceneratorëve. Mos harrojmë se Rama dhe ky grup e hapën fushatën për t’i vendosur gjoksin aferës së inceneratorëve në Elbasan. Kjo ishte…

Read More

Gjykata Kushtetuese njoftoi mbrëmë pas orës 23 se ka vendosur të rrëzojë vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në vendimin e shkurtuar thuhet se kreu i Shtetit nuk e ka shkelur Kushtetutën e për këtë arsye ai duhet të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit.Gjatë votimit brenda Kushtetueses 6 anëtarë kanë votuar kundër shkarkimit dhe vetëm njëri prej tyre ka votuar pro argumenteve të shumicës qeverisëse.Burime brenda Kushtetueses bëjnë të ditur se e vetmja votë pro shkarkimit ka qenë ajo e ish prokurorit Altin Binaj. Ndërkohë gjashtë anëtarët e tjerë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur ashpër me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja lidhur me investimet në zonën e Dibrës. Manja i ka nxjerrë një fjalim të kohës kur Berisha ka qenë kryeministër sa I takon investimeve në Skavicë, çka ka acaruar së tepërmi ish kreun e qeverisë. DebatiManja: Unë në fakt, edhe të enjten që kaloi…Berisha: Fol për Skavicën.Manja: Për Skavicën e kam po duro. Edhe të enjten në këtë sallë, edhe në Dibër në prezantimin e kandidatit tuaj, po edhe sot e përmende Skavicën. Unë as më shumë e as më pak, dua tu bëj të ditur shqiptarëve një…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është drejtuar ashpër ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend. Ajo i ka thënë se nuk duhet të akuzojnë parlamentin për hajnë, pasi atit i është vendosur një damkë botërore nga SHBA. “Që kur është kthyer në parlament kjo hije e së shkuarës, duket sikur edhe ata në botën e përtejme kanë deputetin e tyre. Kujt i thua hajn, ti që je shpallur hajn botëror. Ke marrë nga SHBA damkën përfundimtare. Ik në shtëpi o Sali shijo perëndimin e diellit, se moshë të thyer je, se nuk ka më agim për. Të…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taluant Balla replikoi sot në Kuvend me ish-kryeministrin Sali Berisha. Balla thotë se Berisha nuk duhet të hedhë akuza ndaj SPAK, pasi ka ende një hetim të hapur ndaj tij për korruspion. Balla kërkoi nga SPAK që të japë një përgjigje se në çfarë faze kanë shkuar hetimet e kryera. “U shprehe Sali për SPAK-un. Ke të drejtë Sali se SPAK-u prej teje ende nuk po vepron. Kuvendi i Shqipërisë, në nëj komision hetimor, edhe me votën e Ilir Metës, ti je kallëzuar penalisht për shpërdorim të rëndë detyre, ushtrim të paligjshëm e korrupsion…

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nxjerrë edhe njëherë sot publikisht në Parlament emrin e deputetit të PS-së, Alqi Bllako, babai i të cilit sipas dokumenteve ka marrë rrogë mujore prej 10 milionë lekë në muaj nga inceneratorët. Duke folur në nisje të seancës ai u shpreh se “Çfarë u vërtetua në seancën e parë, me gjithë përpjekjet për ta zhurmuar dhe ndërprerë, për ta devijuar? Së pari, pagesat me paratë e shqiptarëve, për të ashtuquajturin incinerator i Tiranës, i cili në fakt nuk ekziston kanë filluar dy vjet para se të nisin punimet. Incenerimi nuk ka nisur, por prej…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të përgatiten për protesta “të fuqishme”, siç i cilësoi ai vetë, pasi sipas tij, vetëm protestat do të shpëtojnë Shqipërinë dhe shqiptarët. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha foli për aferën e inceneratorëve, duke e cilësuar Komisionin Hetimor, si një lëvizje që po përpiqet të varrosë çështjen. Sipas Berishës, afera e inceneratorëve është monstruoze, por është sa 1/10 e aferës së Portit të Durrësit, ku sipas ish-kryeministrit, të përfshirë janë Edi Rama dhe Lulzim Basha. “Ai që vjedh 1 miliard, do thoshte një ambasador i një shteti në BE, ai që vjedh 1…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, foli me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit, teksa paralajmëroi se të gjithë do të dalin para drejtësisë.Duke iu përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha për akuzat ndaj inceneratorëve, Spiropali tha se ato janë të domosdoshme për të pastruar Shqipërinë, pasi sipas tij, qeveria e mëparshme e kishte zhytur në plehra. Mes të tjerash, ministrja Spiropali iu bëri thirrje organeve të drejtësisë që të hapin dosjet e vjetra të politikanëve, teksa u shpreh se “I bëjmë thirrje SPAK, prokurorisë, gjykatave, të shohin mirë ato dosje që janë aty, t’iu heqin pluhurin. E…

Read More

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot nga parlamenti se Komisioni hetimor për inceneratorët po zbulon përditë faktet dhe dëshmi se si ka ndodhur kjo vjedhje që është një skeme e strukturuar, e paramenduar dhe e mirëllogaritur për të vjedhur 430 milionë nga lekët e shqiptarëve. Ai theksoi se kryeministri nuk mund të lajë duar nga përgjegjësia dhe se ai është koka e korrupsionit gjigant. “Problemi i kryesor i vendit është korrupsioni qeveritar. Ftesat për të braktisur denoncimet e aferës së shekullit mbajeni për veten. Nëse do të kishit një fije dinjitet, nëse nuk jeni skllevër të numrit 1. Duhet…

Read More

Një 23-vjeçar me iniciale K.B. është arrestuar nga policia pasi ka marrë me forcë një makinë një vajzë të cilën e ndiqte prej kohësh. I riu është kapur nga policia pas denoncimit të së resë në polici ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme. “Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 23 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”. Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. S., banuese në Shijak, se shtetasi K.…

Read More

Kryedemokrati Basha i është përgjigjur interesit të medias, lidhur me vendimin e Kushtetueses për presidentin. “Nuk kam asnjë koment për vendimin e gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është vendim i cili komentohet. Mund t’ju them se për ne theksi edhe sot edhe nesër, deri në zbardhjen e plotë të skandalit më të madh të këtyre 30 viteve, është prioriteti kryesor” tha Basha.

Read More

Para seancës së sotme parlamentare banorët e “5 Majit” janë mbledhur sërish në protestë para Kuvendit. Ata thonë se këto projekte kanë një barrë të madhe për banorët e kësaj zone që prej ditësh kanë lënë çdo punë për të kërkuar të drejtën e tyre. “Kemi shumë halle dhe problem. Nuk është kollaj të dalim dhe të bërtasim në mes të rrugës. Është një e drejtë ligjore e jona për të na mbrojtur shtëpinë tonë. Nuk dua të zgjatem shumë. Shihni hallet dhe problemet e këtyre njerëzve që po i nxjerrin në rrugë të madhe.  Projektet e mëdha që thoni…

Read More