Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Policia ka arrestuar 2 persona që u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në rrugën “Mikel Maruli”. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit : – R. Gj., 19 vjeç, dhe M. S., 34 vjeç, për veprën penale “Organizimi…
Author: tirana
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga Kuvendi ka folur për marrëveshjen e ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës. Manja tha se marrëveshja është një sinjal i qartë për botën e krimit teksa theksoi se personat që kryejnë krime nuk do të mund t’i fshihen drejtësisë as në Spanjë dhe as në Shqipëri. “Çdo shqiptar që kryen një krim në Spanjë s’mund të gjejë strehë në Shqipëri dhe anasjelltas. Në Spanjë jetojnë me mijëra shqiptarë, mes tyre ka dhe nga ata që kanë probleme me ligjin. 92 letër porosi hyrëse dhe dalëse me Spanjës, si dhe 25 kërkesa për ekstradim nga Spanja…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, shoqëruar nga Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Romina Kuko dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar Toni Gogu zhvilluan një vizitë zyrtare dy ditore në Berlin. Në Ministrinë e Jashtme Federale ata takuan ambasadoren Susanne Schutz, Drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqinë, OSBE dhe Këshillin e Evropës. Një tjetër takim u zhvillua me Adis Ahmetovic, raportues për Ballkanin Perëndimor në Bundestag. “Pata rastin ti njoh me zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Reformat që kanë marrë hov, sidomos reforma në drejtësi, ndryshimin e Kushtetutës për zgjatjen e vettingut. Njëkohësisht edhe për reformat e pritshme sikurse është…
Është shkarkuar nga detyra drejtori i Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Gjirokastër, Armand Hilaj pas denoncimit të skandalit të kompanisë “Gjirofarm”. Në këto produkte të “Gjirofarm” janë gjetur mbetje fekalesh në linjën e salcës dhe të kosit që shiteshin me shumicë në treg. Kjo u vërtetua edhe pas mostrave të marra për analizim nga AKU. AKU u bëri thirrje konsumatorëve që të kthenin këto produkte.
Punonjësit belgë së shpejti do të kenë më shumë zgjedhje se si t’i organizojnë orët e tyre të punës në përputhje me tregun e punës pas pandemisë. Një paketë reformash qeveritare do t’i lejojë punonjësit me kohë të plotë t’i plotësojnë orët e tyre të punës për katër ditë në vend të pesë ditëve të zakonshme. Punonjësit që e kërkojnë do të mund të punojnë deri në 10 orë në ditë, nëse sindikatat bien dakord, në vend të maksimumit prej 8 orësh, në mënyrë që të punojnë një ditë më pak në javë me të njëjtën pagesë.
Manastiri i “El Escorial” në Madrid u bë pjesë e Trashëgimisë Botërore në vitin 1984. Eshtë një nga monumentet më përfaqësuese të arkitekturës spanjolle, i lidhur ngushtë me monarkinë hispanike dhe “epokën e artë”. San Lorenzo de El Escorial ndodhet rrëzë kodrave të Guadarrama-s, vetëm 50 km larg Madridit, në një mjedis impresionues natyror me bukuri të jashtëzakonshme. Kjo ndërtesë me përmasa kolosale, e jashtëzakonshme për kohën, u urdhërua të ndërtohej në vitin 1563 nga Mbreti Felipe II, në nder të fitores së betejës së San Quintín-it, që u zhvillua në ditën e San Lorenzo-s dhe me qëllimin që të…
Bashkia Tiranë është mbuluar e gjitha me flamurin e Kosovës. Ky veprim u bë në nder të përvjetorit të 14-të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar pamjet fantastike ku Bashkia mbulohet nga flamuri gjigand i Kosovës. “Dashni nga Tirana”, shkruan Veliaj. Dashni nga Tirana! #KS14 🇦🇱❤️🇽🇰 pic.twitter.com/FgSIHEKJKF— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) February 16, 2022
Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “FAKE TEST”. Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasja K. L., 25 vjeçe, banuese në Shënkoll, me profesion farmaciste pranë një subjekti privat me objekt veprimtarie farmaci, në Lezhë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasja A. U., 35 vjeçe, banuese në Lezhë, administratore e këtij subjekti privat farmaci. Këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në periudha të ndryshme kohore, kanë pajisur shtetas të ndryshëm, me dokumentin shëndetësor përgjigje fiktive të falsifikuar të testit molekular RT PCR për SARS-Cov-2, pa iu nënshtruar më parë kryerjes së testit dhe marrjes…
Detektivja e çifteve, Shkënda Lili, e ftuar mbrëmë në “Goca dhe Gra” në Top Channel rrëfeu se përse ndahen çiftet shqiptare dhe nëse tradhtia është shkak. Ajo u shpreh se divorci nuk vjen nga tradhtia por nga shkaqe të tjera siç janë ato ekonomike apo dhuna. Lili u shpreh se në fillimet e saj vinin më shumë gra që kërkonin hetim për burrat e tyre, kurse tani shkojnë më shumë burrat për të siguruar prova për divorcin. “Pjesa ekonomike ndikon tek ndarja ose dhuna. Pothuajse gjithë të martuarit tradhtojnë. Në familje tradhton më shumë mashkulli. Kur tradhton femra e bën…
Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht është e dëmshme. Njerëzit alergjikë kanë nivele të larta antitrupash, të cilat kur ndërveprojnë me polenin apo mykun aktivizojnë disa rruaza të bardha speciale të gjakut. Këto rruaza çlirojnë histaminë që nxit simptomat alergjike. Prevalenca e alergjive stinore në botë është shumë e lartë. Këto alergji ndodhin në kryesisht në periudha të caktuara të vitit. Simptomat e këtyre alergjive janë: tështimat, bllokim dhe rrjedhje të hundëve, kruarje të syve, kollë të thatë, lodhje apo azma. Trajtimet kundër alergjive stinore janë farmaceutike por…
Disa muxhahedinë të strehuar në kampin MEK në Manëz të Durrësit dyshohen si të përfshirë në trafik klandestinësh drejt Francës, por edhe drogë dhe vjedhje. Report tv raportoi sot se nga 2019 deri në 2021 ata kanë tentuar të dërgojnë ilegalisht drejt Francës 400 pjesëtarë të kampit Ashraf 3. Sipas të njëjtave dokumente më 11 korrik 2021 policia e Durrësit ka arrestuar në kushtet e flagrancës në një automjet 7 klandestin nga Iraku, Kurdistani e Siria të cilët ishin sjellë në Shqipëri nga Greqia për tu dërguar në Europë. Si përgjegjës të këtij trafiku, Policia e Shtetit ka arrestuar anëtarë…
Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Kosovën për përvjetorin e 14-të të pavarësisë. Basha shkruan se përulet me nderim dhe mirënjohje para presidentit Ibrahim Rugova, Adem Jasharit dhe të gjithë ushtarëve që luftuan për Kosovën. “Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Gëzuar këtë ditë fatlume shqiptarëve kudo në botë.about:blank Në përvjetorin e 14-të të shtetit të Kosovës, përulemi me nderim dhe mirënjohje para Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarëve, patriotëve, bijëve dhe bijave të kombit tonë që kanë kryer sakrificën më sublime për pavarësinë.about:blank Kjo ëndërr e bukur lirie, është sot demokracia më e gjallë e…