Lulzim Basha ka mbledhur deputetët rreth orës 20.00 të mbrëmjes së sotme në selinë blu. PD do të caktojë emrat e anëtarëve të komisionit të posaçëm Zgjedhor dhe komisionit të posaçëm territorial. Nesër në seancën plenare në Kuvend, pritet të miratohen anëtarët e komisionit për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.Partia Demokratike nisi dje takimet me ekspertë dhe qytetarë për të diskutuar lidhur me reformën territoriale, konsultime që do të zhvillohen në 12 qarqet e vendit. Kryetari i demokrat Lulzim Basha, por edhe kreu i grupit të punës Roland Bejko u shprehën se kjo reformë duhet rishikuar në mënyrë urgjente. Kryedemokrati Basha tha se…
Author: tirana
Pas fitores 5-0 në Portugali, skuadra e Pep Guardiolës ishte parashikuar të kthehej gjatë pasdites në Mançester, por një peripeci e papritur gjatë fluturimit ka dërguar avionin në Liverpul. Stuhia Dadlei e cila po kalon mbi Britaninë e Madhe, detyroi avionin e klubit të bënte disa fluturime mbi aeroportin e Mançesterit pa arritur të ulej në të. Situata atmosferike bëri të pamundur uljen e avionit çarter ndaj u vendos që fluturimi të ndryshonte destinacion, duke iu drejtuar Liverpulit. Klubi bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale gjatë darkës se ekipi më pas ishte ulur shëndoshë e mirë në Liverpul, ndërsa hartat…
Ish-banori i “Big Brother Albania 2”, Bjordi Mezini është aksidentuar mbrëmjen e djeshme. Sipas mediave rozë, bëhet e ditur se regjisori ishte në gjendje të dehur dhe nuk kishte patentë. Gjithashtu, Bjordi është arrestuar dhe aktualisht është në gjendje të mirë, pasi në trup ka pësuar vetëm lëndime të lehta Kujtojmë që Mezini u bë i njohur për publikun nga historia e dashurisë me Adelajdën.
Një 27-vjeçare shqiptare nga Belshi i Elbasanit është vendosur në pranga nga policia greke pasi bashkë me 10 persona të tjerë akuzohen për grup të strukturuar kriminal që grabiste dhe vidhte në rrugët e Greqisë. Mes të arrestuarve shtatë prej tyre janë gra, ku bën pjesë edhe shqiptarja e quajtur Evthimia Arjan Tafani nga Belshi, e lindur në vitin 1995, raporton korrespondentja e Panorama.al. Policia greke ka goditur grupin më 1 shkurt të këtij viti por sot janë publikuar të dhënat për veprat penale që ata kishin kryer. Ata u proceduan për drejtimin e një organizate kriminale, formimin e saj…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falenderon Presidentin Meta për mesazhet dhe qëndrimet e tij në mbështetje të Ukrainës.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk vlerëson që Shqipëria është gati për të rishikuar masat në fuqi. Drejtorja e ISHP, Eugena Tomini, në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” u shpreh se situata epidemiologjike vijon të mbetet në monitorim. Por, sipas saj, nuk është koha që vendi ynë të lehtësojë kufizimet. “Situata epidemiologjike për gjithë fazën e pandemisë është në monitorim. Shqipëria po e monitoron situatën, por ende jo për të ndryshuar masat shtrënguese që janë aktuale në territorin shqiptar… SARS COV 2 ka sjellë disa lloj mutacionesh. Prezencat e tyre kanë sjellë valë kalimtare…
Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta është infektuar me COVID, edhe pse ka marrë tre doza vaksine. Përmes një mesazhi në rrjete sociale ai thotë se po shërohet dhe shpreson të rikthehet në formë sa më shpejt. Ç’kemi djema, ndjesë për mungesën time këto ditë, por pavarësisht tre dozave të vaksinës mora covid dhe nuk isha mirë. Tani jam në shërim. Shpresoj të rikthehem në formë sa më shpejt. Po ju dërgoj përqafime, shihemi së shpejti. Edhe një herë”, shkruan Meta.
Aldisi dhe Fjori zhvilluan takimin e radhës me njëri-tjetrin në “Për’puthen”. Gjatë bisedës, Aldisi i tregoi konkurrentes për një eksperiencë të së shkuarës, kur për më shumë se një vit ka punuar si zhigolo: Sipas tij, çdo gjë nisi si një lojë por i pëlqente gjithnjë e më shumë deri vendosi të heqë dorë. “Ka ndodhur për një vit, një vit e gjysmë. Nisi si lojë. Merrja 80 euro në orë. Ka pasur raste kur kam marrë 1.000 euro për dy ditë. Gratë kanë qenë të moshave nga 30 deri në 45 vjeçe. Ka ndodhur para një viti”. Ai tregon…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë pas marrjes se njoftimit se shtetasi A. P., në afërsi të mbikalimit në rrugë dytësore, ka kanosur se do digjte me benzinë dy persona, dhe ka plagosur me thikë shtetasin B. P., si dhe ka marrë peng shtetasin A. Sh. bashkë me mjetin e tij, organizuan punën me qëllim kapjen e këtij shtetasi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi, i cili në fshatin Lekaj, në sheshpushimin e një karburanti, ka plagosur me thikë drejtuesin e mjetit që kishte marrë peng, shtetasin A. Sh., dhe më pas i ka marrë me…
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë dhe se bisedimet nuk kanë të bëjnë me statusin e saj. Ai i bëri këto komente gjatë një seance dëgjimore në komitetin për marrëdhënie ndërkombëtare të Senatit Amerikan, me temën Ballkani Perëndimor: Mbështetja e paqes dhe përparimit, përgjatë së cilës tërhoqi vërejtjen te kërcënimi rus dhe kinez ndaj përparimit në rajon. Zoti Escobar, i cili në fillim të këtij muaji ishte në Prishtinë dhe në Beograd së bashku…
Struktura e bërthamës së Tokës mund të jetë ndryshe nga çdo gjendje tjetër e materies, kanë gjetur studiuesit. Yu He, një fizikan në Akademinë Kineze të Shkencave dhe autori kryesor i një studimi të botuar këtë muaj në revistën Nature, tha se llogaritjet sfiduan atë që studiuesit dikur kuptonin për thelbin e brendshëm. Ai dhe kolegët e tij zbuluan se bërthama e brendshme krijon një “gjendje super-jonike” të përbërë nga hidrogjen, oksigjen dhe karbon. Ai tha se është ndryshe nga çdo formë e ngurtë apo e lëngshme. Për shkak se studiuesit nuk mund të studionin drejtpërdrejtë bërthamën e Tokës, ata…
Kanë filluar të qarkullojnë zëra për interesim konkret të Interit për Gjimshitin dhe për një plan të qartë se si do të mbërrijnë zikaltrit te futbollisti shqiptar. Raportohet se Atalanta mund të jetë e interesuar për sulmuesin Andrea Pinamonti dhe Interi që zotëron kartonin e tij, mund ta sakrifikojë atë për një shkëmbim me Gjimshitin. Ky i fundit shihet si një element shumë i vlefshëm për skemat e Inzagit, me tre mbrojtës qendre, sidomos duke marrë në konsideratë faktin se Stefan De Vraj pritet t’i japë lamtumirën klubit këtë verë duke u larguar si lojtar i lirë.