Author: tirana

Kryeministri Edi Rama vazhdon t’i qëndrojë mendimit të tij se nuk kemi të bëjmë me aferë të inceneratorëve, duke u shprehur se është bërë një punë e mirë për të shpëtuar tre komunitet nga makthi i plehrave. Në një replike me një qytetar në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se nëse në këtë punë të mirë ka pasur edhe individë që mbrapa shpinës së qeverisë, kanë abuzuar me pushtetin e tyre, për të nxjerrë përfitime të paligjshme, këtë e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike. Qytetari: A ndjeni pergjigjesi Ju Z. Kryeministër per aferën e inceneratorve?. Edi…

Read More

Rreth orës 17:30, është gjetur në shkallët e një hoteli, nga pronarja e hotelit, pa shenja jete, shtetasi M. Gj.,65 vjeç , banues ne fshatin Dom, Lezhë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Gjatë prezantimit të kandidatit të tij në Katund të Ri të Durrësit, Lulzim Basha ishte sërish kryefjala e ish-kryeministrit Sali Berisha. Për Luan Hotin, kandidatin e PD, Berisha tha se i ka dhuruar qeveria të gjithë monopolin e porteve në vend. Ndërsa për Bashën u shpreh se nuk del nga selia, pasi gjatë turit që bëri nuk e pritën demokratët. Ish-kryeministri akuzoi sërish kryetarin e demokratëve si të lidhur me aferën e portit të Durrësit. “Kush do të jetë kryetar bashkie do ta përcaktojë vota juaj. kur e cakton kryetari vare nga kryetari dhe nuk shërben. Zoti Hoti refuzoi nuk…

Read More

Jonida Maliqi ishte e ftuar këtë të mërkurë në “Ftesë në 5”, ku ndër të tjera foli dhe për reality show-n më të komentuar të momentit, “Big Brother VIP”. Duke komentuar katër finalistët, këngëtarja tha se i ka të gjithë shok, përveç Beniada Nishanit që nuk e njeh personalisht. Por, e pyetur për artistin që ajo mendon se do të fitojë çmimin e madh, Jonida dha një përgjigje diplomatike. “Einxheli është vajza e fortë që ia del gjithmonë. Donaldi është ai djali që është dhe jashtë Iliri me pjekurinë e tij është shumë strateg. Beniada është vajza që do të…

Read More

Punoi për shumë vite në sistemin e drejtësisë, por drejtësi nuk gjeti. Sot nga një vend i Europës, ku qëndron në azil, shpresa e vetme është Prokuroria e Posaçme SPAK. Kjo është historia e Gentiana Lorencit. Në vitin 2016, asaj ju vra bashkëshorti Dritani, ish-punonjës policie, për interesa të caktuara që lidhen me një konflikt prone të nisur që në vitin 1995. Mbi bashkëshortin Dritanin u hodh baltë edhe kur ishte gjallë, edhe pas vrasjes së tij, duke e shitur si vrasje për hakmarrje e gjakmarrje, apo edhe vrasje nga familjarët. E vetmja kërkesë e Gentjanës është drejtësia e munguar.…

Read More

Një 19-vjeçar në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ai i ka shkaktuar lëndime trupore me thikë vëllait të tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Epopeja e Jezercit”, në Ferizaj. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.I (M/K) i moshës 19 vjeç.

Read More

Forcat Speciale RENEA kanë bërë një demonstrim gjatë ditës së sotme pas marrjes së disa pajisjeve dhuratë nga Gjermania. Në demonstrimin e bërë bëhet fjalë për një situatë hipotetike pengmarrjeje, të cilën operatorët e RENEA-s e zgjidhin për 26 sekonda. Pesë operatorët e RENEA-s nisen drejt pengut dhe pengmarrësve me urdhrin e drejtuesit të skuadrës dhe pas eliminimit të keqbërësve arrijnë shpëtimin e pengut. Të pranishëm në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve me vlerë 344 mijë euro ishin kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf. 

Read More

Fabio është konkurrenti më i ri në “Love Story”. Ai ka ardhur nga Italia ku ka studiuar për ekonomi, ndërsa tani po ushtron pasionin e tij për kriptovalutën. Fabio ka treguar se aplikimin për t’u futur në emisionin e dashurisë në Tv Klan nuk e ka bërë vetë, por mamaja e tij. Konkurrenti ka rrëfyer edhe lidhjen e fortë që ka me të ëmën pasi ajo ka kryer një operim të vështirë dhe jo si duhet në zemër dhe për këtë arsye ka nevojë edhe për një ndërhyrje tjetër kirurgjikale. “Faktikisht unë aplikimin nuk e kam bërë vetë. E ka…

Read More

Gjatë raportimit të kreut të Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja për inceneratorin e Elbasanit, ka pasur përplasje mes deputetëve të opozitës dhe të maxhorancës. Përplasja ka qenë mes deputetit të PS Besjan Ajazi dhe kryetares së komisionit Jorida Tabaku. Debati në komision Boçi: Sa të ardhura fiton nga inceneratori? Llatja: Impianti i prodhimit të energjisë ka një problematikë për çmimin ka 2 kategori çmimesh, i pari pritet një vendim gjykate për caktimin e vendimit final. ERE ka vendosur një çmim dhe ka kërkuar një çmim tjetër. Është çmim variabël që s’di të ta them se përcaktohet nga çmimi i energjisë.…

Read More

Në emisionin “Zona Zero”, gazetarja Alba Kepi nga Italia ka folur për një dosje të bujshme me përgjime, ku flitet për bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve dhe Cosa Nostrës. Bëhet fjalë pikërisht për lidhjet me grupin më të rrezikshëm të Cosa Nostra që kanë lidhje me Matteo Messina Denaro. “Kam në dorë një nga dosjet më të rëndësishme, zbulon atë se çfarë lidhjesh kishin shqiptarët me mafiat italiane. Bëhet fjalë për një nga eksponentët më të lartë të Cosa Nostra në Romë, që kishte ndërtuar perandorinë e tij. Më tej theksohej se favorizohej nga një shqiptar me inicialet B.M. Është vlonjati në…

Read More

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj në ditët e fundit brenda shtëpisë së Big Brother Vip kanë rregulluar raportet mes tyre. Madje, koreografi dhe aktori kanë filluar të flasin për biseda private dhe shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin. Teksa Ilir Shaqiri zbulonte dëshirat që do u kërkonte familjarëve që t’u plotësonin pas daljes nga BBV, muhabeti ‘ngeci’ tek bashkëshortja e tij, Emanuela, të cilës, la të nënkuptohet se do i kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale. Pas kësaj, Donald Veshaj ka nisur të shkëmbejë batuta dhe ka treguar ‘frikën’ më të madhe kur është në shtrat me një femër. “Pasi mbaron është ajo…

Read More

A keni pasur ndonjëherë frikë se dikush po e përdor celularin tuaj kundër jush?Jo vetëm hakerët: edhe partneret xhelozë ose kolegët ziliqarë mund të jenë një problem. Falë këtyre kodeve, ju mund ta mbani veten të sigurt nga shumë probleme. Nëse vendosni kodin * # 21 # do t’ju tregojë nëse dikush ka aktivizuar përcjelljen e thirrjeve dhe SMS. Një metodë shumë e dobishme për të kuptuar nëse monitoroheni vazhdimisht nga dikush në veçanti. Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të ruani privatësinë tuaj dhe të dhënat më të ndjeshme të jetës suaj private. Për më tepër, deri…

Read More