Author: tirana

Plot katër fitore në katër sfidat e fundit përforcojnë statusin e Tiranës si favorite absolute. Bardheblutë qëndrojnë të qetë në krye, plus 6 pikë në raport me Laçin, ndjekësin e tyre më të afërt. Ekipi i Orges Shehit nuk gabon thuajse në asgjë, nuk po gabon më as përballë atyre që konsiderohen ekipet të vogla. Pas bënë saktë detyruat e shtëpisë, duke marrë 6 pikë të plota kundër Skënderbeut dhe Egnatias, tani kërkohet të bëjnë të njëjtën gjë edhe përballë Kastriotit, rivali i fundit i lehtë, nëse mund të quhet i tillë, përpara se të nisin një tur të vërtetë…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth R. Në urimin e saj, Mbretëresha e Anglisë, theksoi se shpreson që dy shtetet të kenë periudha më të mira në të ardhmen. “Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin…

Read More

Sa shumë gjëra mbeten të panjohura! Sa shumë gjëra koha i varros me sukses për dekada me radhë! Sovjetikët tërheqin në qershor 1961 nëndetëset dhe anijet nga baza e Vlorës, por nuk e mbledhin dot më mendjen. E shohin veten të humbur, ndihen të acaruar, të pavlerësuar dhe përfundimisht hedhin në letër planin e pushtimit të Shqipërisë. Një plan ushtarak pushtimi, me sulm nga deti dhe toka. Një pushtim që duhet të realizohej medoemos para datës 1 shtator 1962. Një plan që refuzohet vetëm nga Rumania, por edhe nga Josip Tito në momentet e kurorëzimit. Por për fat edhe një…

Read More

Është dita e fundit e vizitës zyrtare të kryeministrit Edi Rama në SHBA. Ai tha se Rama është takuar në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres e nga muaji qershor, ku do të jetë dhe mbledhja e radhës në Këshillim e Sigurimit, pritet që presidencën ta marrë Shqipëria. Po ashtu, gazetari tregoi detaje nga takimi i kryeministrit me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken. Blinken i ka shprehur falënderimet Ramës për mirëpritjen e refugjatëve afganë si dhe shtoi se sekretari amerikan ka vlerësuar punën e Shqipërisë në Reformën në Drejtësi. Gazetari shtoi më tej, se Rama,…

Read More

Banorë e shtëpisë së Big Brother VIP, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj, kanë pasur një diskutim të gjatë mesditën e së mërkurës. Ka qenë aktori nga Shqipëria, ai i cili fillimisht ka treguar se ka kërkuar fotografinë e Adem Jasharit për t’i bërë një portret, por produksioni nuk ia ka dhënë. Ai i ka thënë Einxhelit se donte ta realizonte portretin me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, e cila kremtohet këtë të enjte më 17 shkurt. Ndërkohë, gjatë debatit Einxhel këmbëngul se Pavarësia e Kosovës është më 16 shkurt, ndërsa Donaldi i habitur nisë të qeshë dhe i…

Read More

Në fjalën e tij në konferencën me temë “Shoqëria civile dhe politike; për një dialog dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse”, organizuar nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se është e domosdoshme që rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet të përfshihen në legjislacion. Balla u shpreh optimist në arrtjen e një konsensusi mes partive për sa kohë, tha ai edhe ngritja e komisionit të posacëm për reformën zgjedhore u miratua me unanimitet të plotë. “Kjo konferencë vjen në një moment të gjetur, Kuvendi sapo ka ngritur komisionin e posacëm të reformës zgjedhore. Të…

Read More

Arrest me burg me afat 35 ditë ka dhënë gjykata e shkalles se pare Shkodër ndaj Eduard Kësollës, i akuzuar për vrasjen e Prekë Tonaj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 shkurtit në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Në seancën gjyqësore i pandehuri Kësolla nuk ka folur në seance, ndërsa ka folur vetëm avokati i tij. Mbrojtja ka kërkuar që të sillen prova që implikojnë 30-vjeçarin. Ndërsa ka kërkuar një mase më të lehte pasi sipas mbrojtjes deri tani nuk ka asnjë provë që implikon 30-vjeçarin ne ngjarje. Gjykatësja e çështjes ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me…

Read More

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, ka zbuluar se grupet satanike janë shtuar së tepërmi në Shqipëri, duke marrë jetë njerëzish përmes sakrificës. Karamuço ka shpjeguar në studion e “ABC Live”, se Shqipëria ende nuk ka ligj që ndalon apo ndëshkon këto aktivitete. Eksperti ka publikuar një video të xhiruar në një prej plazheve të Shqipërisë, teksa thotë se bëhet fjalë për ritin e vrasjes së një qeni. Karamuço tha se kohët e fundit janë vërejtur edhe fenomene të çuditshme nëpër varreza. Ai renditi varrezat e Durrësit dhe të Shkupit ku janë kryer rite satanike, por ndryshe nga Shqipëria, në Maqedoninë…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur emërimin e anëtarit të 10-ë të Gjykatës së Lartë. Me një postim në “Twitter”, ai thotë se tashmë me emërimin e gjyqtares Arbena Ahmeti nga Presidenti Ilir Meta, është arritur kuorumi i duhur për këtë Gjykatë dhe shton se ky është një tjetër hap i rëndësishëm në konsolidimin e Reformës në Drejtësi. Postimi i Luigi Sorecës: Mirëpritëm emërimin nga Presidenti Ilir Meta të anëtarit të 10-ë të Gjykatës së Lartë, e cila tashmë ka arritur kuorumin për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushteutuese. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në…

Read More

Vazhdon takimi mes ekspertëve të UEFA-s dhe anëtarëve të Shoqatave Rajonale të Futbollit në ambientet e FSHF. Në takim po dëgjohen të gjithë anëtarët e shoqatave që kanë ngritur akuza për manipulime në zgjedhjet e zhvilluara brenda shoqatës. Përveç asaj të Tiranës, të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të shoqatave të tjera, si ajo e Gjirokastrës dhe atyre shoqatave që kanë pasur kontestime. Duke dëgjuar të gjithë anëtarët, ekspertët e UEFA do të nxjerrin një raport të detajuar lidhur me situatën e zgjedhjeve. Më herët, Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, Eduard Prodani, tha për mediat se përfaqësuesit e…

Read More

Një 38-vjeçar ka kanosur një efektiv policie ditën e sotme teksa ky i fundit ishte duke kryer detyrën. Policia e Gjirokastrës gjatë arrestimit të agresorit, i ka gjetur edhe një mjet prerës i llojit thikë. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin I. O., 38 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas më datë 15.08.2022, në fshatin Derviçan, Gjirokastër, ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, shtetasin H. H., pasi punonjësi i Policisë, në zbatim të detyrave funksionale, ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të vëllait të 38-vjeçarit, i…

Read More