Punoi për shumë vite në sistemin e drejtësisë, por drejtësi nuk gjeti. Sot nga një vend i Europës, ku qëndron në azil, shpresa e vetme është Prokuroria e Posaçme SPAK. Kjo është historia e Gentiana Lorencit. Në vitin 2016, asaj ju vra bashkëshorti Dritani, ish-punonjës policie, për interesa të caktuara që lidhen me një konflikt prone të nisur që në vitin 1995. Mbi bashkëshortin Dritanin u hodh baltë edhe kur ishte gjallë, edhe pas vrasjes së tij, duke e shitur si vrasje për hakmarrje e gjakmarrje, apo edhe vrasje nga familjarët. E vetmja kërkesë e Gentjanës është drejtësia e munguar.Rrëfimi: Problemi…
Author: tirana
Policia e Lezhës vijon operacionin e koduar “Eksplozivi”, duke kapur dhe ndaluar autorin e dytë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, ku në një objekt privat në ndërtim u vendos lëndë shpërthyese. Në pranga ka rënë shtetasi i shpallur në kërkim A. S., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” “Kanosja”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Njoftimi i policisë: Në orët e para të mëngjesit, nga strukturat hetimore…
Katër persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi të vazhdueshëm për kontrabandën e paligjshme të emigrantëve shqiptarë në Britani. Dy gra të moshës 27 dhe 29 vjeç dhe një 22-vjeçar u arrestuan nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Oksford, ndërsa një 34-vjeçar u arrestua në Beckenham, në juglindje të Londrës. Kujtojmë se si pjesë e të njëjtin hetim u arrestuan në korrik të 2021-shit, 7 persona.Shtatë persona u arrestuan gjithashtu si pjesë e të njëjtit. Policia beson se një grup i krimit të organizuar ka përdorur kamionë dhe furgonë për të transportuar persona nga Franca veriore. BBC shkruan…
Është arrestuar në Greqi këngëtari shqiptar, Arjan Begaj. Këngëtari 41-vjeçar i muzikës popullore është arrestuar në Artemida të Athinës, pasi gjatë kontrolleve i janë gjetur 1 kg marijuanë, 50 gramë kokainë, 9.230 euro, 1 pistoletë, 4 fishekë 6.35 mm, 2 automjete, 2 peshore elektronike dhe 4 celularë. Bashkë me Begajn është vendosur në pranga edhe një shtetas grek. Policia njofton se hetimet janë duke vijuar dhe mund të ketë persona të tjerë të përfshirë.
Kardiokirurgu Edvin Priftin, i cili u arrestua pak kohë më parë për korrupsion, tashmë ka mundësinë t’i kthehet profesionit. Mësohet se për Priftin, ka rënë masa e pezullimit që ishte vendosur nga gjykata, pasi ka mbaruar afati i caktimit të kësaj mase. Lala bën me dije se Gjykata ka bërë thjeshtë konstatim, ndërkohë që mjeku Prifti do të ketë mundësi që të kryejë ndërhyrje kirurgjikale. Emri i Priftit doli në dritë gjatë hetimeve për një rast korrupsioni në gjykatën e Krujës, ku u arrestua gjyqtarja Enkeleida Hoxha. Pasi ushtroi kontroll, policia zbuloi një shumë parash në banesën e Priftit, ndërsa…
Javën që lamë pas banorët e “Big Brother VIP” patën mundësinë të darkonin me dy opinionistët e programit, ish-banorët dhe miqtë e tyre. Mes të ftuarve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishin edhe Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi të cilët me batutat e tyre shkaktuan një ‘kaos’ të madh. Teksa bisedonin në oborr në prani të Donaldit, Ermali u shpreh se Bora Zamani do jetë aktore në sezonin e ri të “H.O.T”, serialit të tij të parë që u shfaq në ekran në muajin tetor. Madje, ai ftoi edhe Ilir Shaqirin që të luaj burrin e Borës në…
Ka pasur sërish debate në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Deputetët e mazhorancës, kanë pretenduar se deputetët e opozitës, nuk po respektojnë Kushtetutën në pyetjet që po i drejtohen dëshmitarëve të thërritur. Deputeti i PS, Fadil Nasufi tha se dëshmitarët nuk po trajtohen në koherencë me ligjin. Nga ana tjetër, deputeti Belind Këlliçi tha se po zbatohen të gjitha rregullat e duhura, por pretendoi se mazhoranca ka frikë nga faktet dhe dokumentet e publikuara. Sakaq, mazhoranca kërkoi pushim për t’u konsultuar me këshilltarin e saj ligjor për këtë cështje. Në këtë moment ka reaguar kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku që theksoi…
Ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit, Sabina Cenameri, ka shpërthyer në lot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, teksa ishte thirrur sot për të dëshmuar. Ky moment nuk është transmetuar në kamera, pasi kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, kërkoi 5 minuta pushim. Por, ishte deputeti socialist, Eduard Shalsi, i cili me rinisjen e mbledhjes, kërkoi që dëshmitarja Cenameri të mos thirrej për të dëshmuar, pas gjendjes emocionale të papërshtatshme. Eduard Shalsi: Pas gjendje emocionale të papërshtatshme për të bërë të mundur një dëgjesë objektive, nuk e di c’ka ndodhur po pashë një reagim dhe vazhdoj që ta shoh dhe do…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Seven”, duke arrestuar dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga kanë rënë shtetasit Bledar Bedini (Imami), 51 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Milanos për trafik droge, si dhe Alessandro Amorosi, 34 vjeç, banues në Itali, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”. Njoftimi i policisë: Operacioni policor i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, Fast Albania dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana. Vihen në pranga, me…
Rusia thotë se ka përfunduar stërvitjet e saj ushtarake në Krime, por duket se kjo nuk ishte stërvitjet e vetme që po zhvillonte pranë Ukrainës. Stërvitjet në Bjellorusi – kufiri i së cilës është më pak se 100 milje (150 km) nga kryeqyteti ukrainas – janë ende duke u zhvilluar dhe janë vendosur të vazhdojnë deri më 20 shkurt. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, tha se asnjë trupë ruse nuk do të mbetet në vend pas manovrave të përbashkëta, shkruan BBC. “Asnjë ushtar i vetëm (rus) apo një njësi e vetme e pajisjeve ushtarake nuk do të…
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të mërkurë emërimin e gjyqtarit më të ri në Gjykatën e Lartë. Kështu, Kreu i Shtetit i ka dhënë të drejtën për t’u bërë pjesë e kësaj gjykate gjyqtares Arbena Ahmeti, duke e bërë Gjykatën e Lartë me 10 anëtarë, 19 anëtarë, që duhet të ketë. Njoftimi i plotë i Presidencës: Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në datën 10 shkurt 2022, ka administruar propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e zonjës Arbena Ahmeti si anëtarja më e re në Gjykatën së Lartë, e cila është përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë…
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë ka reaguar pas padisë që i është bërë pastorit Akil Pano nga komuniteti LGTB, pse ai mbron familjen dhe martesën mes heteroseksualëve. Në reagim thuhet se Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është poziocionuar pro LGTB, duke diskriminuar në fakt të krishterët, të cilëve iu ndalohet e drejta e fjalës dhe e shprehjes. Reagimi i Vëllazërisë Ungjillore “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë ka ndjekur me shqetësim proçesin e paditjes së pastorit Akil Pano për diskriminim të komunitetit LGBD dhe shikon me shumë shqetësim faktin, që Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, cënon themelin e shoqërisë tonë, qofshin këto laike…