Në pjesën e dytë të raportit të CIA-s për shqiptarët në Jugosllavi flitet për ndryshimet radikale pas vitit 1944, kur komunistët fituan. Nga një gjendje lirie nga viti 1941 deri në vitin 1944, raporti që u deklasifikua në vitin 2011, thotë se shqiptarët e Kosovës kaluan në mjerim. Ata u vranë, u burgosën dhe u varfëruan. “Komunizmi siç aplikohet në Kosovë nuk ka të bëjë fare me doktrinat marksiste. Është thjesht produkt i urrejtjes që kanë serbët dhe malazezët për shqiptarët. Këtu komunizmi synon të thyejë kosovarët, që ata të shuhen dhe pasuria e tyre të merret nga të ashtuquajturit…
Author: tirana
Kylian Mbappe dhe Karim Benzema u panë duke shkëmbyer disa fjalë në tunel para ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve. Para se Paris Saint-Germain të përballej kundër Real Madridit të martën mbrëma, dyshja franceze u panë duke biseduar në tunel. 23-vjeçari dukej shumë i lumtur për t’u takuar me Benzeman – me Get French Neës duke përkthyer atë që u tha mes të dyve. Mbappe tha: “Si jeni? Nuk jeni të lënduar?”. Benzema: “Pak po”. Mbappe: “Gënjeshtar, shko!”. What are Kylian Mbappe and Karim Benzema talking about here? 👀#UCL pic.twitter.com/Fe3cq6BqYp— Football on BT Sport (@btsportfootball) February 15, 2022
Angli Stafuka do të rikthehet sërish në burg. Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Apelit që e la Stafukën të lirë kundrejt garancisë pasurore. Stafuka dhe Erald Pajtani dyshoheshin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorët e vendosjes së eksplozivit në objektin në ndërtim, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Fillimisht u ndalua nga Policia Erald Pajtani dhe pas hetimeve, rreth 7 muaj pas ngjarjes, u zbulua dhe arrestua edhe bashkëpunëtori tjetër, 21- vjeçari Angli Stafuka. Dy të rinjtë i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar…
Devis Xherahu, një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në Tv Ora, ku rrëfeu për moderatoren Ester Bylyku një nga sakrificat më të mëdha që bëri për karrierën e tij. Endrra e tij më e madhe ishte Amerika, madje me këtë frymë është rritur nga babai i tij i ndjerë, por ashtu siç shprehet dhe vetë këngëtari, këtë ëndërr ‘ai vodhi’ Greqia. Ester Bylyku: Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për karrierën tënde? Devis Xherahu: Shkova në Greqi për pushime tek një miku im. Rastësisht…
Rusia tërheq trupat nga Ukraina, pikërisht në ditën, kur ishte paralajmëruar shpërthimi i luftës. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria Ruse e Mbrojtjes, e cila njofton se ka përfunduar stërvitjet e saj ushtarake në Krime. “Njësitë e Qarkut Ushtarak Jugor, pasi kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në stërvitjet taktike, po lëvizin në pikat e tyre të përhershme të vendosjes”, u citua të ketë thënë një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes. Ndërkohë, raportohet se televizioni shtetëror rus tregoi imazhe të njësive ushtarake që kalonin një urë që lidh gadishullin e kontrolluar nga Rusia me kontinentin. Sipas një raporti të mediave…
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi dje me sekretarin Amerikan të Shtetit Antony J. Blinken. Ambasada thekson se Blinken dhe Rama biseduan mbi bashkëpunimin e fortë dhe të vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale. MESAZHI I AMBASADËS: “Ishte kënaqësi të prisja Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe të festonim 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ne mirëpresim 100 vitet e ardhshme”, tha Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken mbi takimin e tij me Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Ëashington D.C.…
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohen për vjedhjen e pajisjeve me vlerë deri në 5000 mijë euro. Në kuadër të operacionit “Bradasheshi” u bë ndalimi i shtetasve D. K., 27 vjeç dhe D. M., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 08.02.2022, në lagjen “Çlirim”, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur pajisje të ndryshme, me vlerë 5000 euro, në firmën në pronësi të shtetasit K. B.. Gjithashtu, në vijim të operacionit është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi P. Ç., 56 vjeç, pronar i një pike skrapi, pasi ka blerë pajisjet e…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto në rrjetet sociale të përfundimit të punimeve për ndërtimin e Urës së Tapizës, pjesë e aksit rrugor Tiranë-Fushë Krujë. “Mirëmëngjes dhe me urën e re të Tapizës tanimë e përfunduar si pjesë e aksit Tiranë-Fushë Krujë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Ura e Tapizës e cila cilësohet si ura që lidh kryeqytetin me veriun e vendit u shemb rreth një vit më parë për shkak të gjendjes që përbënte rrezik për shoferët që kalonin përmes saj. Gjatë kësaj kohe qarkullimi në këtë aks rrugor është bërë përmes një rruge alternative në…
Në të gjithë botën janë dyfishuar sëmundjet psikike në këto dy vite pandemie. Edhe vetëvrasjet janë shtuar, sidomos mes të rinjve. Henning Rösner veproi menjëherë pas keqësimit të gjendjes. Nga pandemia kanë vuajtur këto dy vite shumë njerëz, një pjesë ishte e rrezikuar nga seriozisht nga virusi, të tjerë për shkak të probemeve financiareve. Por sidomos për të rinjtë që nuk mund të takonin miqtë, e u desh të përballen me lokdaunet e njëpasnjëshme dhe mbylljen e aktiviteteve të kohës së lirë këto kanë qenë kohë të vështira.Henning Rösner është një student që vuan nga atakë paniku që nga koha…
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë. Policia ka bërë me dije se një makinë ka përplasur një 59 vjeçare e cila për shkak të plagëve ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur te Kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin G. I., ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. A., 59 vjeçe.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 17°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë. Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -01°C në 09°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në…