Dashi: Në dashuri do ketë probleme, keni pasur pak distançë nga partneri. Në punë, mos bëni shumë kërkesa: përkundrazi, përpiquni të eçni përpara dhe të kapërçeni vështirësitë! Demi: Ata që kanë jetuar një histori dashurie prej disa kohësh, sot mund të thonë se çfarë nuk shkon. Në punë është më mirë të realizoni një projekt, por pa nervozizëm! Binjakët: Ditë e mirë për dashurinë, moment i shkëlqyer për të qartësuar zemrën tuaj. Në punë, përpiquni të kujdeseni për detajet: ndonjëherë jeni shumë të nxituar dhe nuk mendoni mirë për pasojat! Gaforrja: Në dashuri do të jetë paksa jo e mirë,…
Author: tirana
Monika Lubonja ka rrëfyer këtë të martë në Fan Club Big Brother VIP se me kë do të ruante miqësinë jashtë spektaklit. Bazuar në gjithë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP, Monika zgjedh Donaldin, duke theksuar se nuk ka luajtur me strategji brenda shtëpisë. “Nuk bëra asnjë lloj strategjie, unë nuk kam inat me asnjë. Po të shikosh brenda shtëpisë është Donaldi, është ai që ka përjetuar me mua shumë histori. Edhe kur i kërkohej llogari për herën e fundit për pjesën e Triksës m’u duk jo mirë, kur ne buzëqeshim se merret ashtu nga të tjerët. Për Beatrixën…
Njohja nga Moska e pavarësisë së territoreve të Ukrainës lindore të kontrolluara nga separatistët pro-rusë do të ishte e barabartë me një “sulm të paarmatosur”, deklaroi sonte Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, duke iu drejtuar rusëve. “Do të ishte një situatë e pamundur, një lloj sulmi dhe çarmatimi i paarmatosur, pa armë, i unitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Do të ishte një goditje për sovranitetin kombëtar të Ukrainës,” i tha ai Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Franceze. Duma miratoi sot një apel drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, duke i kërkuar Rusisë të njohë pavarësinë…
Pas pak në Parc des Princes do të luhet supersfida e parë e 1/16 të Champions mes PSG dhe Real Madrid. Ancelotti ka rikuperuar të dëmtuarin Benzema i cili do ta nisë nga minuta e parë së bashku me Vinicius dhe Asensio. FORMACIONET ZYRTARE PSG: Donaruma, Hakimi, Kimpebe, Markinjos, Danilo, Verrati, Paredes, Nunjo Mendez, Di Maria, Mesi, Mbape Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Casemiro, Modric, Kroos; Vinicius, Benzema, Asensio.
Kënga që Semi Jaupaj publikoi këtë të martë u dëgjua dhe në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Një baladë dashurie, e titulluar “Mos u kthe”, ku Semi i këndon një ish të dashuri, historinë më të cilin e quan të shkuar dhe i kërkon të mos kthehet më. “Emrin tim thuaje sot, merre dhe shkele në tokë, nuk më paske dash më së shumti në botëA e din si është mos me u zgju dhe mos me u gzu që je gjallëMos u kthe, nisu dhe shko te zemra tjetër që të pret,mos u kthe te unë se shumë më…
Kryeministri tha se qeveria nuk mund të ndryshojë asgjë për situatën në selinë blu, pasi ajo është marrë peng nga një person i cili është shpallur “non grata”, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe nga Lulzim Basha, për të cilin tha se është një “humbës serial”. “Ne nuk kemi pasur opozitë prej vitesh. Opozita që kemi pasur ka qenë një opozitë muskujsh dhe jo një opozitë mendjesh. Është një përçarje e madhe që reflektohet në një ndarje të madhe edhe në popull dhe tek njerëzit duke shkatërruar premisat e një opozitarizmi modern. Natyrisht edhe duke dëmtuar vendin. Ne nuk mund të…
Për kryeministrin Edi Rama, PD është marrë peng nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Duke folur për “Zërin e Amerikës” Rama nuk hezitoi t’i kujtonte Lulzim Bashës takimin e natës së 17 majit 2017. Në këtë datë pati një marrëveshje pas disa orësh takimi mes Bashës dhe Ramës. Kjo datë, sipas Lulzim Bashës ishte ditë e zezë për PD-në, ndërsa Rama tha sonte se ishte e vetmja natë që mban mend nga opozita. “Është një pengmarrje e opozitës nga dy personazhe. Njëri non grata nga SHBA. Që është fundi i botës së një lideri. Ndërsa tjetri një humbës serial që…
Kryeministri Edi Rama tha se përgjegjësia ligjore e ministrave të tij është individuale. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kreu i qeverisë u pyet nëse ka frikë se mund të dalin të tjerë ministra. Ai theksoi se nuk i frikësohej një gjëje të tillë, pasi Reforma në Drejtësi për këtë është bërë. Sipas tij, nëse dalin të tillë duhet të marrin ndëshkimin e merituar, sepse kanë vepruar pas shpinës së qeverisë. “Unë nuk jam i shqetësua se mund të dalin ministra apo ish ministra apo kushdo qoftë sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi. Kur unë e…
Pas takimit mes Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama tha për ‘Zërin e Amerikës” se u diskutua për shumë tematika dhe në lidhje me ecurinë e reformave në vend. “Diskutuam lidhur me bashkëpunimin ne Këshillin e Sigurimit, lidhur me rajonin me ecurinë e Reformave në Shqipëri dhe në tërësi prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie, përfshirë edhe temat që jemi bashkë në aleancën e NATO-s”, tha Rama. Kreu i qeverisë shqiptare komentoi dhe rolin që do luajë Shqipëria në Këshillin e Sigurimit. “Është një proces kur dy vende bëhen bashkë për të…
Reshje të dendura shiu pritet që të “pushtojnë” vendin në orët në vijim. Duke u nisur nga kjo, Ujësjellës Kanalizimet në Vlorë kanë paralajmëruar qytetarët të bëjnë kujdes, ndërsa apelojnë që të shmangin disa zona parkimi për shkak se rrezikohen nga përmbytjet. 📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM✅ Të dashur qytetarë!👉 Sipas të dhënave të shërbimeve meteorologjike, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje me intensitet të shiut 🌧️ mëngjesin e ditës së nesërme, e Mërkurë 16 Shkurt.📢 Ju bëjmë thirrje të shmangni parkimet e automjeteve 🚗🚙 qysh sot në darkë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së…
Shumë shpejt në Mat, tre pallate do të sistemojnë disa familje në nevojë. Pas një harrese 30-vjeçare, falë këmbënguljes së Bashkisë Mat po vijon me intensitet puna për ndërtimin e banesave sociale për familjet në nevojë. Kryetari i Bashkisë Agron Malaj ka publikuar fotot nga ky investim madhor që do të transformojë jetën e shumë familjeve. “Vijon puna për ndërtimin e banesave sociale me kosto të ulët në qytetin e Burrelit. Investimi i Entit Kombëtar të Banesave dhe Bashkisë Mat përfshin ndërtimin e tre pallateve 6 katëshe”, shkruan kryebashkiaku Malaj. .
Damian Gjiknuri ka reaguar pas deklaratave të Jorida Tabakut, për çështjen e inceneratorëve. “Keqardhje për deklarimet tashmë të përsëritura dhe krejt spekulative të zonjës Tabaku. Duket se “lëkundjet tektonike” brenda PD-së midis grupeve “grata” dhe “non grata” e kanë bërë dhe Tabakun të humbasë lidhjen me realitetin. Fillimisht gënjeu publikisht kur tha se kisha firmosur kontratën e inceneratorit të Tiranës. E konsiderova një lajthitje në kushtet e mungesës së informacionit dhe nuk replikova me zonjën në kohën kur lëshoi një sajesë të tillë. Kontratat janë publike dhe çdokush mund ta shohë që nuk është firmosur asnjëra prej meje. Sot, Tabaku…