Provimet Maturës do të nisin këtë vit që më 9 qershor. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi prezantoi sot datat e provimeve që do të jenë 9 Qershor për Gjuhën e Huaj, 11 qershor për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, 17 qershor për Matematikën dhe 24 qershor për lëndët me zgjedhje. Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 %…
Author: tirana
Dy banorët e BBVIP, Arjola Demiri dhe Ilir Shaqiri krijuan një miqësi të afërt me njëri-tjetrin. Madje, edhe pas eliminimit nga loja, aktorja po e tregon hapur mbështetjen e saj për balerinin dhe koreografin. Në një postim në Instastory ajo ka ndarë një foto të Ilir Shaqirit, i cili mban ne dorë foton e saj. “Shpirti i motrës”, ka shkruar ish-banorja bashkëngjitur me foton. Por ajo që ka marrë vëmendje është fakti se Demiri ka etiketuar edhe bashkëshorten e Ilir Shaqirit duke e shoqëruar me një emoji të një kurore.
Konflikti Rusi-Ukrainë ka tronditur tregjet ndërkombëtare, duke ngritur shqetësime për rritjen e çmimit të energjisë dhe produkteve ushqimore. Sanksionet e vendosura, po ndikojnë në shtrenjtimin e lëndëve të para si nafta dhe gazi natyror; metalet kryesore të përdorura në industri dhe ndërtim si bakri, nikeli dhe çeliku, ndërkohë që ndjeshëm ditët e fundit është shtrënguar edhe gruri. Sipas ekspertëve, kjo pritet të ndikojë edhe në një ekonomi të vogël si ajo e Shqipërisë. Vendi ynë ka marrëdhënie tregtare me Rusinë kryesisht në kahun e importeve. Për vitin 2021, ne importuam nga Rusia 15 miliardë lekë mallra, ku produktet kryesore janë…
Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka goditur 5 raste të mitëdhënies, konkretisht 3 nga Policia Rrugore e Tiranës, 1 nga Policia Rrugore e Fierit dhe 1 nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Sarandë. Gjatë javës që lamë pas janë goditur edhe 18 raste të tjera të mitëdhënies. Në 24 orët e fundit në Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, 3 drejtues mjetesh, shtetasit L. N., A. M. dhe A. D, të cilët drejtonin mjetet nën ndikimin e alkoolit, me shpejtësi tej normave të…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 2,789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 449 qytetarë, në këto bashki: 164 në Tiranë, 28 në Sarandë, 24 në Fier, 22 në Durrës, 21 në Berat, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Shkodër, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Kamëz, 7 në Kavajë, Delvinë, Pogradec, Gramsh, 5 në Pukë, Lezhë, Selenicë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Tepelenë, 3 në Malësi…
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vjet burg Izet Haxhinë, si bashkëpunëtor në vrasjen e “liderit të Dhjetorit”, Azem Hajdari në vitin 1998. Dëshmitë për atë ngjarje kanë qenë të shumta ndër vite dhe shumë të vërteta për “ngjarjet e Tropojës” nuk janë zbardhur ende plotësisht. Një dëshmi interesante për ngjarjet e atyreve viteve është rrëfimi i Ismet Haxhisë, vëllait të Izetit. Ismet Haxhia rrëfen në librin e tij “Kronika e Dhimbjes” të shtëpisë botuese “Helga’s Secrets”, situatën e vështirë në vitet 1997-1999 nëTropojë dhe në të gjithë Shqipërinë. Vetë Haxhia u lirua nga burgu në vitin 2016 dhe…
Rusia është duke planifikuar stërvitje të Marinës në Mesdhe ndërsa burime nga ministria e mbrojtjes bëjnë me dije se shteti ka zhvendosur bombardues dhe avionë të pajisur me raketa hipersonike në bazën e saj në Siri. Lajmi është konfirmuar nga agjencitë ruse të lajmeve RIA dhe TASS. Stërvitjet do të përfshijnë disa anije ruse dhe do të marrin pjesë në pjesën lindore të Mesdheut. Më herët të martën, Rusia njoftoi planet për një stërvitje të ngjashme në detin Barents.
Dashi – Dashi Dashi është simbol i veprimit, vendosmërisë dhe iniciativës, cilësi që shkojnë krah për krah me shenjën tuaj. Demi – Demi Ju jeni një dem kokëfortë, por me siguri tashmë e dinit këtë. Fuqia, forca dhe prania e “kafshës suaj shpirtërore” adhurohet dhe vlerësohet në të gjitha kulturat. Është simbol i forcës dhe stabilitetit. Binjakët – Flutura Flutura është e paqëndrueshme, e gjallë dhe e vështirë për t’u kapur. Është gjithashtu simbol i dualitetit që ekzison në gjithçka. E kuptoni tani pse ju përfaqëson flutura? Gaforrja – Gaforrja Këmbëngulës dhe intuitiv, gaforrja është simbolikë e kohës dhe e…
Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët dëshmoi gazetari Jetmir Olldashi, i cili ka raportuar lidhur me kompanitë që sipas tij fshiheshin pas njëra-tjetrës dhe ishin të regjistruara në parajsa fiskale. Gazetari tha se është paditur lidhur me artikujt e shkruar, dhe se Gjykata e Tiranës e ka dënuar për shpifje. Në këtë moment ndërhyri deputeti socialist Arben Pëllumbi, duke thënë se Olldashi nuk mund të merret si dëshmitar sipas Nenit 156, ai është i dënuar nga paditësi. Megjithatë kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku i ka sugjeruar gazetarit të vijojë me dëshminë. Në këtë moment, deputetët e PS braktisën komisionit. PJESË NGA…
Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku e ka konsideruar inceneratorët si një skemë e pastër piramidale. “Inceneratoret janë jo vetëm skema pastrimi parash, por skemë e pastër piramidale pasi përfituesit e koncesionit nënkontraktojnë vetveten për kryerje punimesh. Konkretisht Kompania Zoto Consulting shpk, në pronësi të Klodian Zotos, ka përfituar si nënkontraktor për konsulencë ligjore Kompania Consulting SE Partners shpk, në pronësi të Stela Gugallja, ka përfituar për konsulencë financare”, tha Tabaku.
Një studim i kohëve të fundit nga shkencëtarët izraelitë tregoi se personat që kanë nivele të mjaftueshme të vitaminës D kishin më pak gjasa të prekeshin nga Covid-19 por edhe nëse prekeshin e kalonin më lehtë gjendjen. Gjysma e njerëzve me mungesë vitaminash zhvilluan sëmundje të rënda, kërcënuese për jetën në krahasim me më pak se 10 për qind të atyre që kishin nivele normale. Studimi është i pari që shqyrton nivelet ekzistuese të vitaminave tek njerëzit përpara se të prekeshin me COVID-19. Të dhënat vijnë nga 253 njerëz që u shtruan në një spital midis 7 prillit të viti…
Sot në Këshillin e Ministrave ka shkuar vendimi ende i pa miratuar për të mbyllur Fondin e Ekselencës. Fondi i Ekselencës është dhënë për 15 vite në vendin tonë dhe ka qenë një ndihmë e madhe për qindra studentë që sot krenojnë Shqipërinë në vende nga më të zhvilluara të botës, ashtu si nga ana tjetër ka patur raste të treguara dhe në media për nepotizëm. Vendimi për mbylljen e Fondit të Ekselencës vjen pasi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se “ata që përfitojnë fondin nuk kthehen sërish në Shqipëri dhe për këtë shkak duhet të mbyllet”. Argumenti i…