Author: tirana

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Lushnjës, Indrit Sefa ka festuar një natë më parë Shen Valentinin me bashkëshorten në një prej lokaleve të qytetit. Edhe pse në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme, Sefa ka zgjedhur të qëndrojë në orët e vona në një lokal të Lushnjës, ku këndonte live Aleksandër Gjoka. Vetë kandidati i Bashës ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, ku thekson se: “Nuk e kisha menduar deri më sot se do ta kisha një Shën Valentin në fushatë. Faleminderit që më mbështet në çdo hap!”

Read More

Një incident i papritur i ka ndodhur dje dietologes Blerina Bombaj teksa sapo ishte bërë gati për të dalë për të festuar Shën Valentinin. Bombaj postoi në ‘Instagram’ një video, e cila vjen nga kamerat e sigurisë së biznesit të saj. Dietologia shihet të dalë nga zyra mirëpo rrëshqet, duke e lënë të shokuar. Ajo ulet në karrige, e fillon të qeshë me koleget e saj. View this post on Instagram A post shared by Blerina Bombaj (@blerinabombaj2)

Read More

Drejtuesit e institucioneve arsimore parauniversitare duhet të japin dorëheqjen nëse nuk pranohen në Shkollën e Drejtorëve apo nuk certifikohen pas dy testimeve. Ky është udhëzimi më I ri i miratuar nga Ministria e Arsimit për uljen në detyrë të drejtorëve nëse nuk certifikohen apo nëse pas vlerësimit vjetor drejtuesit rezultojnë pa performancë të kënaqshme, por pa shkaktuar daljen e tyre nga sistemi arsimor. Që prej vitit 2019, kur nisi procesi i certifikimit nga 2354 drejtorë e nëndrejtorë të shkollave private e publike në të gjithë Shqipërinë e kanë kaluar sitën vetëm 235 prej tyre, mes tyre janë certifikuar edhe aspirant…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Semi Jaupaj ka publikuar ditën e sotme këngën më të re me titull “Mos u kthe”. Përveç zërit të këngëtares, ajo që ka marrë vëmendje dhe komente të shumta nga fansat është teksti i këngës, i cili mendohet se është i frymëzuar nga Donald Veshaj. “Mos u kthe, shko te zemra tjetër që të pret”. Kujtojmë se këngëtarja është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, ish të dashurës së aktorit të humorit. Ndërkohë ndjekësit kanë shpërthyer në komente: Fansat kanë vënë re edhe një detaj tjetër, i cili është arushi të cilin këngëtarja e mbante…

Read More

Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë arrestoi në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, Inspektor D. K., 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 248 dhe 84 të Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se rreth orës 12:10, punonjësi i Gardës së Republikës, D. K., është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës. Nga hetimet paraprake rezulton se D.…

Read More

Nga Spartak Ngjela I thashë të korruptuarëve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar: nuk do të pushtohet Ukraina; por do të vritet Putini.l.Ja, sot Putin mavria po tërhiqet.Por më qesharak nuk është Putini, por një komedi e plotë ishte gëzimi i madh i korrupsionit të lartë shqiptar. Ne qeshnim me ta; se ata e dinë ende Rusinë superfuqi ushtarake që të bën gjëmën. Po paratë për luftë ku i ka? – pyesja unë.L’argent fait la guerre (paraja bën luftën) na ka thënë Napoleon Bonaparti. Epra; ku do t’i gjente paratë Putin ziu!!! Por, korripsioni i lartë i Tiranës qe gjithë shpresë.Ushtria…

Read More

Alina Pash, këngëtarja ukrainase që përfaqëson vendin e saj në Eurovison, është pezulluar nga konkurrimi. Transmetuesi kombëtar i Ukrainës UA:PBC ndërmori veprimet pasi u zbulua se autoritetet po hetojnë një udhëtim që ajo bëri në Krime në vitin 2015, një zonë që Rusia mori nën kontroll në 2014. Ekzistojnë rregulla strikte të udhëtimit në fuqi për mënyrën se si njerëzit hyjnë në Krime. Nuk është e paligjshme për ukrainasit që të vizitojnë, por kjo nuk pritet mirë dhe sjell zemërim. Alina u ka ofruar autoriteteve prova se si ajo hyri në rajon, por kjo tani është duke u shqyrtuar. Ndërsa…

Read More

Kreu i PD, Lulzim Bashës deklaroi sot pasdite se reforma aktuale territoriale u bë për të marrë pushtetin dhe për të vjedhur taksat e qytetarëve. Ai tha se rilindja territoriale është nevojë emergjente. “U konceptua për të marrë pushtet dhe ky është zinxhiri i së keqes, zhbërja e pushtetit vendor, i uzurpuar nga pushtetin qendror për të vjedhur taksat e qytetarëve. Rindarja territoriale e Shqipërisë është një nevojë urgjente, e duan shqiptarë nga jugu në veri. Korrupsioni po shkatërron qytetarët dhe vendin dhe nuk ka rrugë tjetër vetëm ta zhbëjmë atë nga pushteti vendor dhe një prej tyre është edhe…

Read More

Rusia e nis sulmin mbi Ukrainën të mërkurën në orën 1 të drekës me një shi raketash dhe 200 mijë trupa, shkruajnë mediat britanike duke cituar për këtë pohim të tyre të dhënat e shërbimeve amerikane të inteligjencës. Burime të sigurta, shkruan The Sun, shprehen se përgatitjet për mbrojtjen e kombit të rrethuar vazhdojnë me të njëjti intensitet pavarësisht raporteve ruse se trupat po tërhiqen. Inteligjenca amerikane mendon se ora 1 me shumë mundësi, do të jetë momenti kur Putin do t`i japë OK-in ofensivës mbi vendin fqinj. Moska deklaroi se po tërhiqte 10 mijë nga rajonet perëndimore dhe lindore…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha. Në një takim më strukturat e PD, Berisha tregoi një episode gjatë zgjedhjeve të kaluara ku sipas tij, Basha nga frika nuk bëri fushatë në Fushë-Krujë. Berisha nënvizoi se edhe Jozefina Topalli ka treguar më karakter, duke bërë fushatë edhe nën kërcënimin e armëve. “Një kriminel i tha n kohën e zgjedhjeve: Lul mos guxo me u duk në Fushë Krujë, edhe ai nuk bëri dot fushatë. I thashë të paktën hajde mos të na ulësh kokën. Jozefinën e gjuajtën me kallash e shkoi plot herë të tjera, po kështu është politika,…

Read More

Nga Lorenc Vangjeli E hëna e Shën Valentinit shqiptar kishte për kryefjalë Sigurinë. Për të u fol në selinë e OKB-së, në ceremoninë për mandatin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në presidencë në Tiranë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për situatën në Ukrainë. Meta si president, ishte në dijeni prej kohësh për atë që ndodhte në Kiev, nja dy mijë kilometra me makinë nga Tirana, por e thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurimit fiks ditën kur Rama ishte larg nja pesë mijë milje me avion, në New York. Mjafton ky detaj protokollar për të dëshmuar një…

Read More

Sonte nuk do të ketë Prime në Big Brother. Të gjithë sytë dhe veshët janë për tek finalja e madhe Të shumtë janë ata që pyesnin se çfarë është duke përgatitur stafi për mbylljen e këtij spektakli, por edhe për 4 konkurentët që ia dolën të shkonin deri në finale. Në rrjet ka qarkulluar lajmi se do të jetë Edi Rama ai që do t’i dorëzojë trofeun fituesit. Në disa media lajmi është botuar, duke u shprehur se kryeministri ka rënë dakort që të jetë i ftuari i nderit në këtë format, ku dhe do të kurorëzojë fituesin e madh…

Read More