Author: tirana

Agjencia evropiane për bashkëpunim të zbatimit të ligjit (Europol) tha se në një operacion të përbashkët kundër trafikantëve të drogës, janë arrestuar 45 persona. Europol tha se ky operacion ishte “goditje ndaj kriminelëve shqipfolës që kanë vërshuar Evropën me kokainë”. Ky operacion i madh, që është zhvilluar kryesisht në Spanjë dhe Belgjikë, vlerësohet të jetë në kuadër të operacioneve të gjera kundër importit në sasi të mëdha të drogës nga Amerika Latine. “Një operacion ndërkombëtar, me përfshirjen e autoriteteve të sundimit të rendit dhe ligjit në shtatë shtete, ka rezultuar me shpartallimin e njërit prej rrjeteve të trafikimit shqipfolës, më…

Read More

Gatë vitit të pandemisë janë regjistruar 17,473 martesa, nga 22,415 gjatë vitit 2019-të, duke pësuar një rënie kështu me 22%. Nga ana tjetër koeficienti bruto i martesave për viti 2020 regjistrohet në 6.2 martesa për 1,000 banorë, ndërkohë që gjatë vitit 2019 ky tregues regjistrohej në 7.9 martesa për 1,000 banorë. Vlera më e lartë koeficientit bruto të martesave është arritur në Lezhë, me 8.0 martesa për 1,000 banorë, ndërsa vlera më e ulët është arritur në qarkun e Tiranës, me 5.2 martesa për 1,000 banorë. Lezhën e ndjek në renditje qarku i Dibrës, me 7.0 martesa për 1,000 banorë…

Read More

Sot rreth orës 15:10, në tualetin e dyqanit të shtetasit L. P., banues në lagjen Kala, ka gjetur vdekjen shtetasi B. B., 69 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. 69 vjeçari kishte probleme shëndetësore dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Forcat e NATO-s në Letoni kanë publikuar pamje nga një stërvitje me armë të rënda që kanë kryer gjatë ditës së sotme ushtarët nga shtetet e ndryshme të aleancës të pozicionuara në kampin “Adazi” ku ndodhen edhe ushtarët shqiptarë. Faqja e tyre e Facebook ka publikuar foto nga qitjet me topa të mëdhenj 155 mm duke shkruajtur “ndonjëherë duhet të nxjerrësh edhe armët e rënda”, ndërsa falenderon ushtarët malazez dhe ata slloven për perfomancën e treguar. NATO ka dërguar forca të shumta në shtetet kufitare të saj si Letonia dhe Polonia për t’iu përgjigjur provokimeve. Pjesë e trupave në Letoni…

Read More

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ilir Metën, socialistët do duhet të propozojnë emrin e Presidentit të ri për shkak të përfundimit të mandatit. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një intervistë për Klan News flet për një proces gjithëpërfshirës, ndryshe nga Kryeministri Rama, i cili e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me PD në këtë çështje. “Ne do të bëjmë një proces gjithëpërfshirës, dhe synojmë të kemi në krye të këtij institucioni një figurë të paanshme dhe të përfaqësojë unitetin e popullit. Mund të përdoret instrumenti shumë efektiv i Këshillimit Kombëtar, të pyeten njerëzit për pëlqyeshmërinë…

Read More

Tension i lartë mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, jo vetëm për sfidën e mbrëmjes së sotme të Champions League. Nga Super League tek e ardhmja e Kylian Mbappe, temat mes dy klubeve janë me të vërtetë të shumta dhe duket se kanë krijuar një krisje mes dy presidentëve, Nasser Al-Khelaifi dhe Florentino Perez. Në fakt, siç ka shpjeguar RMC Sport, duket se është anuluar darka e mirësjelljes që zakonisht organizohet mes drejtuesve të skuadrës dhe atyre të ekipit që është në transfertë. Duket se tensionet mes dy presidentëve kanë çuar te një “jo, faleminderit” për një darkë të përbashkët…

Read More

Edhe pse është një prej personave që ka sulmuar më tepër Doshin pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, sot Berisha duket se e ka zbutur qëndrimin e tij. “Të pretendosh se Tom Doshi nuk është pjesë e PS-së është njëlloj si të pretendosh që janë gjetur eskimezë në shkretëtirë. Edi Rama, kur pati sherr Doshi me Metën, thirri ambasadorët dhe tha ky po kalon tek opozita. Është e vërtetë që Doshi ka një parti të tij, por nuk ia ka kursyer kurrë votën Edi Ramës. Ai është një mekanizëm që Rama i garantoi atij hyrjen në parlament. Por them…

Read More

Aktorja e njohur e Teatrit “Migjeni” në Shkodër, Rita Gjeka, ka marrë pjesë në një takim që zhvilloi sot ish-kryeministri Sali Berisha me intelektualë të këtij qyteti. Aktorja përmendi gjatë takimit shqetësimin e pagave për artistët dhe tha se me skandalin e publikimit të rrogave të shqiptarëve, “më tha vajza nuk ke turp që rri gjithë ditën në Teatër për 500 mijë lekë”. “Ngaqë kanë dalë këto rrogat na vjen marre se vajza kur e pa më tha nuk të vjen marre që rri gjithë ditën në teatër e merr 500 mijë lekë? I kemi më të vogla se mësuesit…

Read More

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, i ftuar në emisionin “Breaking” ka folur për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani. Gonxhe tha se ka qenë një proces i vështirë dhe se ka dashur shumë vite për finalizimin e marrëveshjes. “Ishte shumë e vështirë që Gjermania ta bënte këtë hap. Është vendi lider për sa i përket sigurisë së qarkullimit. Po mos të kishte qenë vizita nga afër në Shqipëri dhe transformimi në këtë sektor në vendin tonë, nuk do ndërmerrej një hap i tillë. Më parë as nuk mendohej të flitej me ta, madje…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka propozuar ish-ministren socialiste të zhvillimit urban dhe ish-deputeten socialiste, Eglantina Gjermeni si ambasadore të Shqipërisë në OSBE. Ajo pritet të zëvendësojë në këtë detyrë ambasadorin tashmë të liruar Igli Hasani. Komisioni i Jashtëm ka parashikuar një seancë dëgjimore të premten në 18 Shkurt me Gjermenin.

Read More

Pas më shumë se 120 ditëve, spektaklit po i afrohet finales. 18 shkurti do të jetë edhe mbyllja e këtij edicioni që rezultoi në një sukses të vërtetë. Panorama Plus shkruan se ndërkohë të gjithë sytë dhe veshët janë për tek finalja e madhe, që pritet të ketë një audiencë rekord. Të shumtë janë ata që pyesnin se çfarë është duke përgatitur stafi për mbylljen e këtij spektakli, por edhe për 4 konkurrentët që ia dolën të shkonin deri në finale. Në rrjet ka qarkulluar lajmi se do të jetë Edi Rama ai që do t’i dorëzojë trofeut fituesit. Në…

Read More

SPAK mbyll hetimet për Shullazin dhe 5 anëtarët e tjerë të bandës. NJOFTIM PËR MEDIA Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.252 të vitit 2020.Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim shtetasit: Viktor Bajraktari (Imeraj), i akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh,…

Read More