Vëmendja ditën e sotme do ta marrë Champions League, dhe sigurisht përballja mes PSG-së dhe real Madrid do të jetë një duel shumë i luftuar me dy skuadrat që kërkojnë triumfin për të shkuar drejt trofeut madhor. Pochettino dhe Ancelotti do të jenë në qendër të vëmendjes në orët para ndeshjes. Ende nuk dihet se kush do të luajë nga dy skuadrat në reparte të caktuara, për shkak të lëndimeve të shumta, dhe nuk dihet se cilët do të jenë edhe “luftëtarët” e kësaj përballje “titanësh”, por mediat spanjolle kanë zbuluar se cilët pritet të jenë titullarët. Formacionet e mundshme:…
Author: tirana
Publikohen pamjet e para, që tregojnë momentin e tërheqjes së tankeve ruse nga kufiri me Ukrainën dhe kthimin e tyre në bazë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar pamje zyrtare që thotë se tregon një numër tankesh dhe automjetesh të blinduara të saj duke u larguar nga zona afër kufirit ukrainas, shkruan BBC. Ndryshe, Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve. “Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas raporteve…
Zyra për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka bërë thirrje për rritje të përpjekjeve për vaksinim kundër koronavirusit në Evropën Lindore, duke paralajmëruar se “vala” e variantit Omicron po niset andej. Shefi për Evropën në OBSH, Hans Kluge ka thënë se në dy javët e fundit, rastet me koronavirus janë rritur më shumë se dyfish në gjashtë shtete – Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi dhe Ukrainë. “Siç është pritur, vala e Omicronit po bartet në lindje”, ka thënë Kluge. Dega e OBSH-së për Evropën krahason 52 shtete, përfshirë disa në Azinë Qendrore. Kluge ka thënë se ritmi i…
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Këshillin e OKB-së, u shpreh se Këshilli i Sigurimit është krijuar për të ngritur zërin e për të ndërhyrë në shërbim të vlerave, kur ndodhin shkelje flagrante. “Ne jemi angazhuar të sjellim zërin, vlerat dhe normat tona në punën e përbashkët të Këshillit të Sigurimit, si kontribut për paqen. Ne dëshirojmë të ndajmë me të tjerët përvojat e jetuara, mësimet e marra.”, tha Rama. Gjithashtu ai kujtoi Holokaustit, duke u shprehur se Shqipëria u bë i vetmi vend që kishte më shumë hebrenj pas luftës sesa përpara saj. Pjesë nga fjala e…
Policia gjyqësore federale e Brukselit ka ndërmarrë një operacion bastisjesh shtëpish në zona të ndryshe të këtij shteti, ku në qendër të vëmendjes ka qenë goditja e një bande shqiptare të trafikut të drogës. Mediat belge raportojnë se në sajë të aksionit të ndërmarrë mëngjesin e sotme janë arrestuar 30 persona. Si objektiv thuhet se ka qenë goditja e bandës shqiptare dhe tregtisë së tyre ndërkombëtare të drogës dhe të armëve.
Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë i shpallur në kërkim në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Lushnje në Maj të vitit të kaluar. Në atë kohë policia zbuloi brenda një ndërtese në pronësi të tij, në fshatin Krutje, një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba. “Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në kuadër të operacionit te koduar “Krutja”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur…
Shën Valentini nuk është festë vetëm për partnerin/partneren por për këdo që ju mbush me dashuri. Këtë gjë tregoi dhe moderatorja Bora Zemani, e cila mbrëmjen e 14 shkurt e kaloi vetëm me mikeshat. Gjithnjë e kuruar dhe e buzëqeshur, moderatorja ka zgjedhur ta festojë ditën e të dashuruarve me mikeshat e saj. Duket se historia e saj me Donaldin tashmë i përket të shkuarës dhe si një nga vajzat single më seksi, ajo e ka kaluar Shën Valentinin me mikeshat, në një darkë tërësisht femërore. Nga ana tjetër, kujtojmë se historia e Bora Zemanit me Donald Veshajn ka qenë…
U zhvillua ceremonia zyrtare e Shqipërisë me përfaqësitë e 193 vendeve anëtare të OKB. Në pritjen zyrtare ka përfaqësues nga senati, kongresi amerikan për mandatin 2- vjeçar si anëtar jo i përhershëm Këshillin e Sigurimit. Në këtë takim, u cekën tema si marrëdhënia me SHBA-të, bashkpunimi me OKB si dhe rëndësia e të qënit pjesë e Këshillit të Sigurimit. U diskutua gjithashtu për pikat kyçe, lufta kundër dhunës ekstreme, ndryshimet klimatike etj. Në fjalën e mbajtur nga Kryeministri Rama, Ministrja e Jashtme, Xhaçka dhe Presidenti i Këshillit të Sigurimit, iu dha vëmëndje ndryshimeve të Shqipërisë gjatë partneritetit me SHBA-të si dhe sfidat që priten të…
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e Arbrit. Një automjet fouristradë tip “Toyota” e përmbysur në rrugën kryesore. Nuk dihet nëse ka apo jo të lënduar nga ky aksident. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa nuk ka ende një komunikim zyrtar në lidhje me aksidentin.
Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi qeverinë e Edi Ramës, gjatë një takimi në Shkodër, teksa tha se “ne duam që në këto votime t’i japim një mesazh shprese gjithë popullsisë, që me këtë qeveri do t’i lajmë duart, do ta largojmë”. Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi dhe kryedemokratin Lulzim Basha, duke u shprehur se ai nuk është lider, ndaj dhe nuk mund të fitojë. Më tej, ai u ndal dhe dosja e “Toyota Auris”, ku paralajmëroi Bashën se shumë shpejt do të jetë në pozita krejt tjera. “Përveç kësaj, ky është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare. Nëse ti,…
Genari, i biri i ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topallit, është përfolur kohët e fundit se është në një lidhje dashurie me ish-Missin, Cindy Marina. Teksa këto lajme kanë qarkulluar Genari dhe Cindy nuk kanë konfirmuar asgjë duke mos preferuar të flasin rreth kësaj teme. Ndërkohë në këtë Shën Valentin ka qenë Cindy e cila ka konfirmuar lidhjen e saj me anë të një fotografie që ka postuar në Instagramin e saj, ku shihet e lumtur në krah të Genarit. Fotografi e cila u ripostua edhe nga Genari. Kujtojmë që më herët, e ftuar te “Rudina”, Cindy Marina është…
Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ndaj ish zv ministres së Brendshme Rovena Voda. GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK ndaj ish zv ministres, ndaj të cilës rëndon akuza e ushtrimit te ndikimit të paligjshëm”. Sipas SPAK ajo ka pranuar dhe ka përfitime materiale nga Florinda Beu dhe Majlinda Hasani, me qëllim që të ndikonte, tek zyrtarë të tjerë për ta punësuar në administratë Beun. Edhe kjo e fundit bashkë me Majlinda Hasanin janë në në masë sigurimi “arrest në shtëpie” për të njëjtën akuzë. Edhe voda është hetuar me të njëjtën masë.