Author: tirana

Ka kaluar me sukses “filtrat” e Vettingut drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella. Prokurorja Jella është konfirmuar sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit ka rezultuar e pastër në të trija shtyllat e Vettingut, në pasuri, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Read More

Gazetari Saimir Kodra ka kujtuar dje fillesat e punës së tij në radio. “Mbaj mend ca kohë që nuk e di si u ndodha, por u bëra edhe drejtor në radio. Mbaj mend që ditën e rrogës nuk e merrja asnjëherë se i kisha harxhuar të gjitha për radion. Pastaj u bashkua dhe Bojken Lako si bashkëvuajtës (qesh). Kohët e “Radio Mania”-s kanë qenë shumë të bukura, po nuk ka ngelur asnjë regjistrim tani.” A ka ai ende nostalgji për kohët kur ishte pjesë e radios? “Çdo moment ka nostalgji, në ditët e mia të lodhshme, stresuese, e gjej ngushëllimin…

Read More

Një 31 vjeçar është arrestuar nga efektivët e kryeqytetit pasi shpërndante kokainë në Tiranë. Fabian Bega e siguronte drogën në Durrës dhe më pas e ndante në doza të vogla për ta shitur në zonën e “Don Boskos”, në rrugën “Mine Peza” dhe në afërsi të Zogut të Zi, për 8000 lekë të reja/dozë. U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Fabian Bega, 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. “Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi 500 gramë deri në 2 kg, në qytetin e Durrësit,…

Read More

U zhvillua ceremonia zyrtare e Shqipërisë me përfaqësitë e 193 vendeve anëtare të OKB me rastin e marrjes së mandatit 2-vjeçar si vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Në pritjen zyrtare pati përfaqësues nga senati dhe kongresi amerikan. Në këtë takim, u cekën tema si marrëdhënia me SHBA-të, bashkëpunimi me OKB si dhe rëndësia e të qënit pjesë e Këshillit të Sigurimit. U diskutua gjithashtu për pikat kyçe, lufta kundër dhunës ekstreme, ndryshimet klimatike etj. Në fjalën e mbajtur nga Kryeministri Rama, Ministrja e Jashtme, Xhaçka dhe Presidenti i Këshillit të Sigurimit, iu dha vëmëndje ndryshimeve të…

Read More

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili kundërshtoi punonjësit e policisë dhe shkatërroi kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit në Komisariat. Njoftimi: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin O. C., 33 vjeç, banues në lagjen Cfakë, Gjirokastër. Ky shtetas, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Pasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, 33-vjeçari ka shkatërruar kamerën e sigurisë në dhomën e…

Read More

Mpirja e herëpashershme ose ndjesia e shpimit në gjymtyrë është normale. Zakonisht kjo ndodh kur ju flini në një pozicion të çuditshëm që ndërpret qarkullimin e gjakut. Por nëse keni tendencë të ndjeni këtë ndjesi shpimi ose mpirjeje në dorë ose gishta më shpesh se zakonisht, mund të keni të bëni me një problem më të madh. Për të kuptuar pse ndodh kjo, ju ftojmë ta zbuloni më poshtë. Ju keni sindromën e tunelit karpalGishtat tuaj të mpirë gjatë natës mund të lidhen me një gjendje të quajtur sindroma e tunelit karpal. Mpirja në gishtin e madh dhe gishtin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken gjatë vizitës të tij 4-ditore në SHBA. Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G. Ditën e djeshme ai u takua në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me…

Read More

Një grek 43-vjeçar dhe një shqiptar 33-vjeç janë përplasur me njëri-tjetrin dhe sherri i tyre ka degjeneruar në grushta e deri në përdorimin e thikës. 43-vjeçari grek ka kapur thikën për të goditur shqiptarin në mes të një restoranti ndërsa ngjarja ka tronditur edhe klientët. Shtetasi grek ka goditur me kokë shqiptarin fillimisht dhe gjatë përleshjes dhe daljes nga dyqani, autori ka përdorur një thikë të cilën e ka marrë nga një tavolinë në dyqan duke e kthyer në drejtim të shqiptarit si dhe ka tentuar shumë herë ta godasë në bark dhe në qafë. Policia gjeti në vendngjarje, dy…

Read More

Butrint Imeri është përballur me një incident gjatë një koncerti në New York. Ndaj tij kanë gjuajtur me shishe në kokë teksa performonte në skenë. Në një video që është publikuar në Youtube, Imeri shihet që fërkon kokën por nuk kishte asnjë lëndim serioz. Nuk dihet nëse incidenti ishte aksidental apo i qëllimshëm. Butrinit është një ndër emrat më të suksesshëm shqiptar.

Read More

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë. Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -03°C në 08°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në…

Read More

Dashi Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm, ku nuk përjashtohen as disa debate. Kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt, ndaj në këto momente duhet treguar kujdes. Bëni mirë të sqaroni disa situata të cilat kanë të bëjnë me familjen. Demi Nëse dashuria është gjithë çfarë dëshironi të keni, këshillohet që të bëni pak durim, pasi fundjava parashikohet të jetë mjaft interesante. Kjo periudhë është ideale për gjithë ata që kanë dëshirë që të dashurohen. Venusi është mjaft i favorshëm dhe stimulon emocione të forta. Binjakët Pas një periudhe të karakterizuar me shumë tensione, gjatë kësaj dite më në fund…

Read More