Author: tirana

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve paraprake një person ka qëlluar me armë tek zona e ish-fushës së aviacionit në periferi të Vlorës, por nuk dihen ende rrethanat. Të shtënat janë raportuar nga banorët që kanë deklaruar se një person ka qëlluar disa herë në ajër dhe është larguar me vrap. Policia ka nisur kontrollet për kapjen e autorit. Disa patrulla policie po krehin zonën dhe janë ngritur postblloqe.

Read More

Loriana Kuka, xhudisja nga Kosova fitoi së fundmi medaljen e artë në European Open në Sarajevë. Kuka e cila merr pjesë në kategorinë -78 kilogramë, ka mposhtur në finale italianen Linda Politi. Vlen të theksohet se edhe Distria Krasniqi ka arritur të fitojë një medalje në Grand Slam të Parisit. Ky është suksesi i radhës nga xhudistet të cilat kanë shënuar suksese të mëdha nëpër kampionate të ndryshme të xhudos.

Read More

Më në fund, Partizani bën tri fitore radhazi. Edhe pse me vuajtje, të kuqtë mposhtën 2-1 Skënderbeun në Korçë, sukses që erdhi me përmbysje, me heroin e takimit Xhuljano Skuka, që realizoi dy herë. Ndërsa Laçi futet në krizë totale Dinamon. Kurbinasit fituan 0-1 dhe i bëjnë presion Tiranës, që do të luajë në orën 19:4 kundër Egnatias. Blutë e Tiranës tashmë rrezikojnë qëndrimin në Superiore.

Read More

Mbi 100 mijë euro drogë e destinuar për tregun e të rinjve dhe adoleshentëve në Parma. Kjo është vlera e përllogaritur e drogës së kapur nga polica e Parmës, të cilët bllokuan dhe arrestuan një 41-vjeçar shqiptar në rrugën Lago Verde, në zonën e fushave të regbit. Një zonë që tradicionalisht nuk është një nga pikat e nxehta të shpërndarjes së drogës, por që njihet për praninë e shumë përdoruesve të rinj të drogës që frekuentojnë parqet dhe shkollat përreth. Shpërndarësi, i cili kishte një thikë të vogël me hashash në xhep, të përdorur për të prerë lëndën, u ndalua…

Read More

Politikanët shqiptarë shpesh hedhin akuza të ndërsjella mes njëri tjetrit për mungesë transparence, por si ndjehen ata kur transparencën e tyre ua bën dikush tjetër. Nuk po flasim këtu për vendimet që janë marrë kur ata kanë qenë në pozicione drejtuese në organet ekzekutive, por behët fjalë për transparencën që bën rrjeti social Facebook në lidhje me faqet e tyre në këtë platformë komunikimi. Pa asnjë diskutim Facebook është “media sociale” më e rëndësishme për politikanët shqiptarë ku ata shpërndajnë mendimet, punën e tyre por dhe akuzat që kanë për kolegët. Ditë më parë Babel.al bëri një monitorim dhe krahasim midis…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua rreth zhvillimeve më të fundit në kufirin Ukrainë – Rusi, si dhe rreth pasojave të një përshkallëzimi të mëtejshëm nga një agresion i mundshëm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Presidenti Meta theksoi në mënyrë të veçantë domosdoshmërinë e evidentimit dhe mbajtjes së kontakteve me qytetarët shqiptarë me banim të përkohshëm në Ukrainë dhe mundësimin e evakuimit të tyre në rast nevoje, vijimin e reformave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, forcimin e kapaciteteve kundër sulmeve kibernetike, marrjen e masave për rritjen e…

Read More

Si jashtëzakonisht shumë të rënda i ka cilësuar kryetarja e komisionit hetimor Jorida Tabaku shkeljet për çështjen e inceneratorëve. Në një deklaratë për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së sotme, Tabaku tha se bëhet fjalë për skemë të pastrimit të parave dhe të pagesave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë. Për Tabakun mbrojtja që përfaqësuesit e PS i kanë bërë kompanisë është jo vetëm shkelje etike e morale por një vepër penale. Deklarata e plotë: Procedura e kontratës, është i gjithi korruptiv, është i gjithi në shkelje të ligjit dhe ashtu siç administratorja na e provoi, kompania nuk…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Lushnje ku ka prezantuar në një takim me të rinjtë kandidatin e tij, Elton Bano. Edhe këtë herë kryefjala e Berishës ishte Lulzim Basha, të cilin e akuzon se ka marrë logon e PD peng me ndihmë të Edi Ramës. Ish-kryeministri bëri thirrje që të qartësohen qytetarët të mos ngatërrohen me qëllim që votat të shkojnë për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”. “Edi Rama ka rrëmbyer logon e PD dhe ia ka dhuruar pengut të tij për të mashtruar zgjedhësit, për të keq orientuar zgjedhësit. Shpjegojani çdo qytetari, se vota për ndryshimin është vota te…

Read More

Ditët e fundit në vendin tonë është vë re një ulje e ndjeshme e numrit të të infektuarve me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se janë konfirmuar të infektuar 187 qytetarë nga 2 102 testime dhe kanë humbur jetën 6 persona. Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 90 në Tiranë, 21 në Berat, 15 në Durrës, 10 në Lushnje, 7 në Mallakastër, 5 në Sarandë, Peqin, 3 në Kamëz, Fier, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet, Poliçan, Gramsh, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mat, Tepelenë, Devoll, Skrapar. Aktualisht në…

Read More

Ndërhyrjet politike dhe incidentet e fundit në proceset zgjedhore të shoqatave anëtare të FSHF-së me presione dhe kërcënime nga eksponentë të pushtetit në disa qytete të vendit kanë bërë që UEFA të shqetësohet seriozisht për situatën e krijuar. Ky shqetësim u konfirmua edhe nga vizita në Tiranë e Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin, i cili erdhi me urgjencë për t’u takuar me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Siç edhe drejtuesi më i lartë i institucionit më të rëndësishëm të futbollit europian e tha gjatë vizitës së tij, UEFA kërkon që proceset zgjedhore për organet drejtuese të…

Read More

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ishte sot në Tepelenë me ish të përbdjekurit politikë. Diplomatja ka marrë pjesë në inaugurimin e ekspozitës së jashtme të përhershme në ish-kampin e internimit. Kim ndrë të tjera thekson se autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të mbledhin dhe të publikojnë dokumente dhe të dhëna në lidhje me këtë pjesë të dhimbshme të historisë së Shqipërisë. Sipas saj, paqja nuk mund të vijë pa të vërtetën dhe pajtimin. “Isha e nderuar t’iu bashkohesha ish-të përndjekurve politikë dhe të afërmve të tyre për inaugurimin e ekspozitës së jashtme të përhershme në ish-kampin e internimit në…

Read More

Një predhë është zbuluar gjatë punimeve për ujësjellësin në Kavajë. Mësohet se rreth orës 16:30 në lagjen numër 2 të qytetit, punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve Kavajë duke punuar në këtë lagje për të shtruar tubat e ujit kanë gjetur një predhë. Menjëherë përgjegjësi ka ndërprerë punimet dhe kanë njoftuar në komisariatin e Kavajës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe më pas dhe forcat xheniere të ushtrisë që kanë nxjerrë predhën dhe e kanë transportuar.

Read More