Author: tirana

Nga Julia Shaw Manipulimi emocional, është etiketuar si ana e errët e inteligjencës emocionale nga ekspertja Elizabet Ostin nga Universiteti i Edinburgut në Skoci. Por çfarë do të thotë kjo? Ostin dhe kolegët e saj krijuan në vitin 2007 Shkallën e Manipulimit Emocional. Sipas kësaj shkalle, njerëzit me një shkallë më të lartë të manipulimit emocional, iu përgjigjën me “po” sjelljes në mënyra që kanë pasoja të dukshme negative si për shembull“Unë di si ta turpëroj dikë, për ta penguar ata të sillet në një mënyrë të veçantë”, dhe “Unë di të vendos 2 njerëz kundër njëri-tjetrit”. Sjelljet negative më pak të dukshme, mund të kenë ndikim në këtë klasifikim, përfshirë dakordësinë me deklarata të tilla si “Unë mund t’i bëj komplimente dikujt, për t’ia marrë librat e tij më të mirë”, dhe “Unë jam i aftë në zbutjen e njerëzve, në mënyrë që ata të kenë më shumë gjasa të bëjnë atë që u them”. Po ashtu studiuesit zbuluan se sa më lart të renditeshin njerëzit…

Read More

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot dënimin për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe të akuzuarit e tjerë të konsideruar pjesë e një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare. GJKKO ka vendosur 3 vite burg për ish-gjyqtaren që nga gjykimi i shkurtuar i zbritet në 2 vite. Po kështu për avokatin Aldo Tabaku është vendosur 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite. Ndërkohë ish-gjyqtarja e ka konsideruar një sulm politik nga kryeministri Edi Rama, procesin gjyqësor në ngarkim të saj.…

Read More

Patinatorja 15-vjeçare ruse Kamila Valieva u lejua sot të konkurrojë në garën e patinazhit artistik për femra në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, pavarësisht se kishte testuar pozitive për substanca të ndaluara para fillimit të Lojërave. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar thotë se nuk do të japë medalje për ngjarjet e Valievës në Pekin, sepse çështja e saj e dopingut ende nuk është qartësuar plotësisht. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv publikoi sot vendimin e saj se 15-vjeçarja Valieva, favoritja kryesore për medaljen e artë në garat individuale për femra, nuk ka nevojë të pezullohet përkohësisht, përpara një hetimi të plotë. Gjykata i dha…

Read More

Sot është konstituar Komisioni Qendror për dhënien e statusit “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, duke i hapur rrugë zbatimit të ligjit për mbështetjen me paketën e plotë për fëmijët të “Dëshmorëve të Atdheut”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj tha se kjo është një tjetër dëshmi e angazhimeve të qeverisë shqiptare për ta bërë këtë vit, vitin e fëmijëve. “Dhënia e statusit për Fëmijë në Përkujdesje të Republikës do të jetësohet menjëherë pas kësaj mbledhjeje të parë. Ashtu sikurse ne të gjithë e dimë ka qenë një angazhim i vetë Kryeministrit Rama për iniciimin…

Read More

Ushtarët ukrainas vranë sot dy grekë. Ministrja e Jashtme greke njoftoi se ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat në pjesën lindore të Ukrainës, ku sipas tyre grekët u qëlluan nga ushtarë ukrainas. Situata është ende e paqartë, ndrëkohë dyshimet janë se ushtarët kanë qenë nën efektin e alkoolit. Siç tha për protothema.gr kryetarja e komuniteteve greke të Ukrainës, Alexandra Protsenko, informacionet që vijnë thonë se ushtarët ishin nën ndikimin e alkoolit dhe tani janë të arrestuar. “Ata duhet të kenë konsumuar një sasi vodka, por pse kanë qëlluar dhe çfarë ka ndodhur saktësisht, ende nuk e dimë”. Ndërkaq, sipas Ministrisë së…

Read More

Rreth orës 14:30, shtetasi Y. Ç., 50 vjeç, banues në Elbasan, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela dhe për pasojë është dëmtuar. Pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Greqia këshilloi qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Ukrainë ndërsa ata që ndodhen në Ukrainë të largohen nga vendi. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke, thuhet se është zhvilluar një takim me pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, ministrit të Mbrojtjes, Nikos Panajotopoulos, ministrit të Arsimit dhe Çështjeve Fetare, Niki Kerameus dhe zëvendësministrit të Jashtëm, Andreas Katsaniotis. Në deklaratën e saj Ministria e Punëve të Jashtme rekomandon qytetarët grekë të mos udhëtojnë në Ukrainë ndërsa i këshilloi ata që ndodhen atje të largohen sa më shpejt nga vendi. Më tej thuhet se numri i personelit në ambasadën…

Read More

Një banesë është shkrumbuar nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të hëne në Divjakë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babunjë, Divjakë, në banesën e shtetases Dh. P., 40 vjeçe. Fatmirësisht nuk janë raportuar për të lënduar vetëm dëme materiale. “Sot rreth orës 14:15, në fshatin Babunjë, Divjakë, në banesën e shtetases Dh. P., 40 vjeçe, ka rënë zjarr, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Ambasada e SHBA ka uruar të dashuruarit në festën e Shën Valentinit duke ndarë një foto të ish presidentit Ronald Regan. Ambasada thekson se edhe presidentët e SHBA gjejnë kohën për të festuar me partneret e tyre të shtrenjta. Statusi i ambasadës “Gëzuar Ditën e Shën Valentinit! Edhe Presidentët e Shteteve të Bashkuara e gjejnë kohën për të festuar partneret e tyre të shtrenjta. Ronald Reagan i shkroi bashkëshortes në letrën e tij të famshme për Shën Valentin: “A mundet që në këtë ditë t’i pëshpërisësh (Nensit) që dikush e dashuron atë fort dhe shumë e më shumë çdo ditë”?…

Read More

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 247 raste të reja. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 2 mijë e 96 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209 mijë e 312. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 14 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë…

Read More

Një sulm politik nga kryeministri Edi Rama. Kështu e ka konsideruar gjyqtarja Enkelejda Hoxha procesin gjyqësor në ngarkim të saj. Në seancën e sotme në GJKKO, Hoxha tha se hetimi ndaj saj nisi menjëherë pasi u cilësuar si monstër nga ana e kryeministrit. Në vijim Hoxha kërkoi pafajësi ndaj akuzave të ngritura ndaj saj. Enkelejda Hoxha e cila u arrestua me 11 shkurt bashkë me persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare. Ajo është akuzuar për…

Read More

Pagat e larta të punonjësve të kompanisë koncesionare si dhe deklarimet që ka bërë kompania në lidhje me investimet që ka kryer kanë shkaktuar debat në komisionin hetimor të inceneratorëve. Kryetarja ne Komisioni Jorida Tabaku e ka nisur fillimisht me pagat e punonjësve të inceneratorit të cilat sipas saj janë disa herë më të larta se tregu dhe merren nga fondet publike. “Pagat të cilat janë në nivelin e 7 mijë euro janë më të larta se tregu dhe çdo lloj page tjetër. 7 mijë euro dhe mos harroni se janë paguar 35 milionë euro nga fondet publike për këtë…

Read More