Nisur nga tensionet e ditëve të fundit në Ukrainë, presidenti Ilir Meta ka thirrur sot në takim mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja e thirrur nga presidenti pritet të mbahet në orën 16:00. Në këtë mbledhje nuk mund të jenë prezent kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka të cilët ndodhen për një vizitë 4-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Author: tirana
Një studim me mbi 30.000 njerëz, ka zbuluar lidhjen midis një grupi gjaku, dhe simptomave të para-demencës. Sipas tij, njerëzit që kanë grupin e gjakut AB, mund të kenë më shumë gjasa të vuajnë nga humbja e kujtesës me kalimin e moshës. Lloji relativisht i pazakontë i gjakut, që gjendet tek rreth 4 për qind të njerëzve, po lidhet tani me problemet e kujtesës dhe të menduarit me kalimin e moshës. Studimi, i publikuar në revistën “Neurology”, zbuloi se njerëzit me grupe gjaku AB, kishin 82 për qind më shumë gjasa të zhvillonin problemet konjitive që mund të çojnë tek…
Një njoftim zyrtar ka publikuar para pak çastesh Ministria e Jashtme greke për shtetasit e saj që ndodhen në Ukrainë, si dhe për shtetasit grekë që dëshirojnë të shkojnë atje në ditët në vijim. Njoftimi është hartuar pas një mbledhje urgjente në Ministrinë e Punëve të Jashtme të thirrur nga kryediplomati grek Nikos Dendias, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopoulos, ministrja e Arsimit dhe Besimeve Fetare, Niki Kerameos, dhe zv.ministri i Jashtëm, Andreas Katsanias. Sipas këtij njoftimi: Ministria greke e Punëve të Jashtme dekurajon fuqimisht të gjitha udhëtimet në të gjithë territorin e Ukrainës dhe në të…
Kompania izraelite e specializuar në prodhimin e telefonave celularë Nokia ka deklaruar se ka pasur një rritje prej 200 për qind në shitjet e telefonave të modelit të vjetër gjatë javës së fundit, pasi njerëzit nuk duan t’i përgjohen celularët me softuer të sofistikuar. Ky mobilizim erdhi pasi ata u njoftuan se policia po vëzhgonte një numër të madh qytetarësh. Telefonat celularë të thjeshtë ose ata që nuk bëjnë pjesë në atë që quhet telefona inteligjentë, kanë qasje të kufizuar në internet dhe aplikacionet si WhatsApp, Telegram, fakt që i bën më të sigurt nga përgjimet. Telefonat celularë të zyrtarëve…
Një efektiv policie Rei Proko 25-vjeç është arrestuar nga uniformat blu pas kallëzimit të një gruaje i cila kishte raportuar vjedhjen e një sendi personal në rrugën Brigada VIII në Tiranë. Sipas policisë nga hetimet ka rezultuar se autor i vjedhjes ka rezultuar të jetë një shtetas i mitur me iniciale E.K. i cili ishte shtyrë nga efektivi i policisë. Më pas ky i fundit ia kishte marrë të miturit sendin e vjedhur i cili u gjet në makinën e efektivit tip Opel Corsa. Njoftimi i policisë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë më datë 13.02.2022, punonjësin e policisë…
Çdo vit më 14 shkurt, bota ndahet në dy ‘kampe’. Për ata që festojnë ditën e Shën Valentinit dhe do të blejnë patjetër diçka për partnerin/en e tyre dhe për ata që e konsiderojnë këtë ditë krejtësisht klishe. Ne ju njohim me 4 shenjat e Horoskopit që e urrejnë Shën Valentinin: BRICJAPI Bricjapi është i përgjegjshëm, i vendosur dhe i disiplinuar, por mund të jetë edhe pesimist dhe nuk i pëlqen t’i thonë se çfarë të bëjë. Kjo shenjë nuk dëshiron të bëjë shpenzime të panevojshme. Ai nuk e pëlqen ditën e Shën Valentinit, sepse ndjen një presion për t’u…
Të mërkurën mbrëma do të luhet një nga sfidat më të bukura dhe të forta në këto eliminatore të Champions League. Kapaciteti në San Siro do të jetë 50% por kjo nuk ka penguar tifozët zikaltër të zaptojnë stadiumin, ku do të jenë të pranishëm 38,000 tifozë në total, me 2500 tifozë nga anglezët e Liverpool. Biletat janë shitur të gjitha dhe sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter do të përfitojë 3 milion euro nga shitjet e biletave.
Fëmijët e kopshtit “Zarife Hasanaj” në Paskuqan, Kamëz, janë rikthyer tashmë në kopshtin e tyre të riparuar falë Programit “EU4Schools”, në mjedise shumë herë më të mira nga ç’kanë qenë më përpara, më të sigurta, më moderne dhe sipas standardeve më të mira evropiane. 250 fëmijë, 10 edukatore dhe rreth 19,000 banorë të komunitetit të Paskuqanit janë edhe përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij #investimi që është garancia më e mirë për të ardhmen duke ofruar kushte tejet dinjitoze pikërisht ashtu sikurse fëmijët e meritojnë. Ky kopsht është pjesë e Programit “EU4Schools”, financuar nga BE me 75 milion Euro dhe zbatuar…
Dy emigrantë grekë në Ukrainë u vranë nga ushtarët e ushtrisë Ukrainase. Sipas Ministrisë së Jashtme në Greqi janë plagosur rëndë edhe dy grekë të tjerë në fshatin Granitna në Ukrainën Lindore në kufi me Rusinë. Autorët e vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase. Njoftimi i ministrisë Shprehim dhimbjen më të thellë për vdekjen e papritur të dy emigrantëve dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, i cili ndodhet pranë linjës së kontaktit në Ukrainën Lindore. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe urimet për shërim të shpejtë të…
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Gent Sejkon si Guvernator të Bankës së Shqipërisë me një mandat 5-vjeçar. Meta thotë se e dekretroi Sejkon pasi ndoqi me vëmendje zhvillimet dhe procedurat në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Dekreti i Metës e çon Sejkon për votim në Kuvend ku atij i duhet të marrë miratimin me shumcië votash për të drejtuar edhe për pesë vite të tjera Bankën e Shqipërisë.
Finalja e “Big Brother VIP” është mbrëmjen e së premtes dhe një prej 4 finalistëve do fitojë çmimin e madh, ndërsa tre të tjerët do fitojnë nga 10 mijë euro. Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira janë në “luftë” për çmimin e madh. Publiku po voton për të preferuanin e tyre, personazhet publikë po mbështesin në rrjete sociale të preferuanin. Televotimi me pyetjen ‘Kush doni të jetë fitues’ ka nisur fuqishëm. Së fundmi, një punonjës i një Call Center-i ka denoncuar në rrjetet sociale, se pronari po i mbush telefonat dhe po i detyron të votojnë për…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kryesia e Kuvendit u pyet nga mediat në lidhje me hetimet që po bëhen për dosjen ‘Toyota Yaris’, për të cilën ai është akuzuar nga kreu i PD, Lulzim Basha. Taulant Balla, teksa shprehu kënaqësinë që Basha po ‘korr atë që mbolli’ me akuzat që bëri për të cilat u dënua për shpifje, tha se kreu i PD prishi një operacion policor dhe për këtë tashmë është i akuzuar. “Kemi qenë në këtë korridor 4 vite më parë kur z. Basha lëshoi një akuzë për të cilën ai u dënua…