Alban Dudushi dhe Bieta Sulo ishin të ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, aty ku treguan fillimet e historisë së tyre të dashurisë. Bieta zbuloi se gjithçka nisi si një marrëdhënie shumë korrekte pune, ndërsa më pas filluan ndjenjat. Albani ishte ai që shprehu ndjenjat i pari, duke i thënë “Më merr shumë malli për ty”. Pak javë më vonë ndodhi edhe puthja e parë, jo në zyrat e Top Channel, por brenda në makinë. Bieta po ashtu pranoi se mes tyre ka pasur gjithnjë përplasje mendimesh e debate brenda redaksisë, të lidhura gjithnjë me punën. “Shpesh i bërtiste vetëm Bietës që…
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta ka uruar festën e Shën Valentinit me një foto në krah të bashkëshortes së tij Kryemadhi. Krahas fotos Meta ka bashkangjitur edhe një urim për të gjithë të dashuruarit. “Gëzuar Shën Valentinin nga ne”, ka shkruar Meta në foton në krah të së shoqes e cila është edhe kryetare e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve të marrin vaksinën kundër COVID për të mbrojtur shëndetin. “Vaksinimi është detyrë qytetare, mbron shëndetin tuaj. Vaksinim, vaksinim, vaksinim si arma më e fuqishme për të parandaluar format e rënda të sëmundjes dhe shtrimin në spital”, shkruan MSH. Ajo u jep përgjigje dilemave nëse imuniteti natyral i krijuar pas kalimit të sëmundjes është më i sigurt se vaksina. Sipas MSH kjo bie poshtë duke qenë se COVID kërcënon jetën tuaj. “Vaksinimi ndaj COVID-19 është mënyra më e sigurt për të zhvilluar imunitet, sesa të infektoheni dhe të sëmureni. COVID-19 është një sëmundje…
Inteligjenca amerikane ka përgjuar biseda mes gjeneralëve rusë. Nuk përjashtohet që të jetë dezinformim për të ngatërruar kundërshtarët. Para së gjithash, provokimi, ndoshta një sulm i rremë ndaj prorusëve në Donbass, i ndërtuar mjeshtërisht nga shërbimet e Moskës për të pasur një pretekst. Më pas ofensiva për t’u përgjigjur, që do të nisë mes të mërkurës ose të enjtes, me dy direktiva të mundshme: një operacion shkatërrues, por i kufizuar në kohë, ose pushtimi afatgjatë i Kievit. Këto janë planet e Kremlinit për të pushtuar Ukrainën, “arma shpërthyese” që inteligjenca perëndimore ka kapur. Presidenti i SHBA, Joe Biden ia ka…
Një urim të veçantë i ka shkruar Aurela Basha, bashkëshortit të saj, kreut të PD Lulzim Basha për ditën e të të dashuruarve Shën Valentinin. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, teksa publikon një foto ku shfaqen të dy bashkë, Aurela shkruan se çdo ditë që kalon me kryedemokratin është dita e saj e preferuar, prandaj për të edhe sot është një ditë e re e preferuar “Çdo ditë që kaloj me ty është dita ime e preferuar. Prandaj sot është një ditë e re e preferuar për mua☺️#happyvalentinesday ❤️”, shkruan Aurela Basha. View this post on Instagram A…
Biznesmeni turk Adnan Oktar, 64 vjeç, u dënua me 1,075 vjet për një seri krimesh të tmerrshme. Ai kishte krijuar një grup gjatë dekadave, ndërsa jetonte një jetë luksoze i rrethuar nga gra magjepsëse që ai i quajti “kotelet” e tij dhe meshkujsht ishin “luanët” e tij. Ai përfundimisht u shpall fajtor për dhjetë akuza të veçanta, duke përfshirë drejtimin e një bande kriminale, abuzimin seksual të të miturve, abuzimin seksual dhe përfshirjen në spiunazh politik ose ushtarak. Nga akuzat për përdhunime me anëtarët që dyshohet se mbanin edhe një tabelë të rezultateve, deri tek pretendimet e tmerrshme të grave…
Pavarësisht se rezulton në kërkim për ekzekutimin e Endri Mustafës, Ibrahim Lici pretendon se nuk është ai autori i vrasjes, duke depozituar në Gjykatë video, me anë të të cilave pretendon se ndodhej në Tiranë natën e krimit të rëndë. Nëpërmjet avokatit, Lici pretendon se ndodhej në një resort në kryeqytet në kohën kur ndodhi vrasja, pamje të cilat janë sekuestruar nga oficerët e Policisë Gjyqësore. Avokati ka dorëzuar pamjet si provë, duke ndjekur kështu rrugën e dy të arrestuarve nga Policia si autorë të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashk Ujka, të cilët janë lënë të lirë nga Gjykata…
Restoranti ‘Le Monelle’ në Itali do të qëndrojë 10 ditë i mbyllur. Shkak është bërë përleshja e disa shqiptarëve me disa shtetas italianë. Më 6 shkurt, shtatë meshkuj, shqiptarë dhe italianë, shumica e të cilëve me precedentë u përleshën brenda restorantit, duke e lënë vendin të kthyer në një kasaphanë, shkruajnë mediat italiane. Agjentët e komisariatit të Busto-s, së bashku me patrullat e karabinierëve dhe Guardia di Finanza-s nxituan të ndanin personat epërfshirë në sherr, mirëpo pavarësisht kësaj, ata vijuan zënkën me njëri-tjetrin duke u rrahur dhe kërcënuar. Të shtatë u akuzuan për përleshje të rëndë dhe njëri prej tyre…
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet të takohet në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në përpjekje për të shtensionuar krizën në mënyrë diplomatike. Udhëtimi i Shcolz më 14 shkurt në Kiev do të pasohet nga një takim në Moskë më 15 shkurt me presidentin rus, Vladimir Putin. Scholz tha më 13 shkurt se anëtarët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian veçse kanë përgatitur “në mënyrë të kujdesshme” sanksione të ashpra, që “ne mund t’i vëmë në fuqi menjëherë” në rast të një pushtimi të Ukrainës. Shtetet e Bashkuara thanë më 13 shkurt se tani besojnë se numri i trupave ruse pranë…
Partitë kanë ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet e pjeshme lokale që pritet të mbahen më 6 mars në Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë. Kandidatët e PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e lirisë” kanë nisur betejë në bazë duke patur me vete avantazhe dhe disavantazhe. Por cilët kandidatë janë favoritë dhe kush mund të fitojë? 1992-2022, historia e fitoreve dhe humbjeve në tetë zgjedhjet lokale për secilën nga këto bashki. Më 6 mars politika shqiptare do mbajë frymën për të mësuar se cila parti do fitojë për të drejtuar 6 bashki nga 61 që ka vendi. Duket se…
Një 33-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pasi akuzohen për mashtrim kibernetik. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetsja J. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, ndërsa është proceduar penalisht M. M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet si bashkëpuntore në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasja J. M. ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë dyshimet janë se ka kryer dhe blerje të tjera në kompani të cilat shesin…
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Pllanë të Lezhës. Bëhet me dije se me drejtuese akoma të paidentifikuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë shoferja e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. “Rreth orës 07:50, në rrugën e fshatit Pllanë, Lezhë në afërsi të shkollës, mjeti me drejtuese akoma të paidentifikuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë” njofton policia.