Author: tirana

Mes çiftit Donald dhe Beatrix ka një krisje, kjo pas shakave të Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit në “BBV”. Ajo më pas vendosi mos të shkonte në një darkë që kishte në shtëpinë e BBV ndërsa Donaldi u mërzit dhe u zhgënjye shumë për këtë veprim. Prej dy ditësh tashmë Beniada dhe Einxhel përpiqen t’i mbushin mendjen Donaldit që t’i bëjë Trixës një organizim për Shën Valentin. E ndërsa ai vendosi më jo, ata kanë kërkuar që të paktën ta urojë. ”Gëzuar Trixa, meqe na i dhj*ve”, u shpreh aktori duke i çuditur të gjithë për këtë dedikim në Ditën…

Read More

Në kuadër të situatës së krijuar së fundmi në marrëdhënie me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar këtë të hënë një takim me presidentin e vendit Vladimir Putin. Mediat bëjnë me dije se Lavrov i ka kërkuar Putin që të rifillojë dialogun me Perëndimin, pavarësisht reagimit të Moskës ndaj shqetësimeve të sigurisë perëndimore deri më tani. Ndër të tjera ai ka propozuar edhe zgjerimin e negociatave të Rusisë me Perëndimin në këtë fazë, duke theksuar megjithatë se ato nuk mund të vazhdojnë pafundësisht. Nga ana e tij, Putini duket se është përgjigjur duke thënë “në rregull”.  As…

Read More

Oligarkët dhe biznesmenët ukrainas po largohen nga vendi lindor me fluturime çarter. Ky lajm është publikuar nga gazeta më e famshme vendase “Pravda Ukrainase” ose “E vërteta Ukrainase”. Sipas gazetës, rreth 20 çarter dhe avionë privatë u nisën nga Kiev-i vetëm të dielën e 13 shkurtit.“Pravda” vëren se nuk ka pasur kaq shumë fluturime “direkte” përgjatë gjashtë viteve të fundit. Rinat Akhmetov dhe Borys Kolesnikov, shkruan gazeta ukrainase, ishin në mesin e avionëve charter dhe privatë që u larguan nga Ukraina të dielën. Akhmetov është një biznesmen miliarder ukrainas. Ai është themeluesi dhe presidenti i System Capital Management, dhe renditet…

Read More

Bëri jo pak bujë video e kandidatit për kryetar bashkie në Rrogozhinë i “Shtëpisë së Lirisë”, ku shfaqej duke sharë Sali Berishën 5 vite më parë. Në një intervistë për Syri.net, Hekuran Xhani justifikohet duke thënë se ato që ai dëgjohet duke thënë në video, janë nxjerrë jashtë kontekstit. “Ky takim miqësor është bërë në 2017 dhe unë kisha përgatit një raportim ku do trajtoja çështjen e shpopullimit të Shqipërisë, iku rinia. Duke qenë mes miqsh, duke njohur mirë politikën, që është arti i të keqes, bëj përgjegjës të gjithë klasën time politike. Ajo video ishte një metodë meskine e…

Read More

Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore nga PS. Pjesë e këtij komisioni do të jenë: Damian Gjiknuri BashkëkryetarBlerina Gjylameti AnëtareKlotilda Bushka AnëtareToni Gogu AnëtarErmonela Felaj AnëtareArben Pëllumbi AnëtarBlendi Klosi AnëtarKlevis Xhoxhi Anëtar Anëtar Zvendësues:Gledis ÇelikuJurgis ÇyrbjaXhemal Qefalia Pak ditë më parë, Kuvendi miratoi me 119 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore”.

Read More

Gjatë kontrolleve parandaluese, policia ka goditur 14 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo pa vendosur rripin e sigurimit, 14 drejtues mjetesh të cilët për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar shuma lekësh. Gjithashtu është goditur dhe një rast i “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”. Janë pezulluar 249 leje drejtimi, nga të cilat 48 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 186 për “Kufizimet e shpejtësisë” dhe 15 për shkelje të…

Read More

Deputetja e PD, Orjola Pampuri i ka uruar bashkëshortit Shën Valentinin në një mënyrë të veçantë. Ajo ka postuar disa foto nga dasma me bashkëshortin e saj, mjekun Henrik Zotaj, ku shkruan se dashuria e tyre është rritur bashkë me ta. “Dashuri qe u rrit bashke me ne. Lumturia në familje është fat, besnikëria është vlerë. Shume vite bashkë, ndertuam strehën më të bukur të dashurisë sonë, ku mbajtëm e rritëm si dy zogj djemtë tanë, duke i edukuar cdo ditë me dashuri, ngrohtësi, mirësi dhe besnikëri. Dashuria është bekim, dhe ne ndjehemi të bekuar që jemi në krah të…

Read More

Beatrix Ramosaj ka zgjedhur që të pushojë disa ditë me kushërirat e saj. Ajo ka zgjedhur që të fluturojë drejt Dubait, duke lënë pas krahëve kështu të gjitha emocionet e përjetuara në ditët e izolimit. Në krah, Beatrix ka një tatuazh lehtësisht të dallueshëm nga fansat. Këngëtarja refuzoi që të ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother, në darkën që ishte përgatitur mes saj dhe Donaldit, ndërkohë që ky i fundit u ndje keq. Beatrix pretendonte se ishte mërzitur shumë nga shakatë e bëra prej Salsanos dhe Ermalit.

Read More

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ka nisur sot marrja në pyetje e dëshmitarëve. Të parët që janë thirrur janë tre administratorët e inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Arjola Kodra është pyetur në lidhje me njohjet me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin. “Nuk jam e detyruar të kontaktoj me nënkotraktorë sepse kam një staf që kontaktoj. Unë kontaktet nuk i kam të drejta me nënkotraktorët, komunikoj nëpërmjet stafit tim. Unë s’e kam memorizuar këtë pjesën e takimit”, tha ajo. Pyetur nga kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku nëse ka pasur njohje me kryeministrin Edi Rama apo ministrin Damian…

Read More

Ministri i Mbrojtjes së Britanisë së madhe James Heappey i bëri thirrje shtetasve të britanikë që të largohen sa më parë nga Ukraina pasi situata mund të përshkallëzohet nga momenti në moment sipas tij. “Nëse e gjithë kjo do të ishte një lojë e Putinit për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve, ai e kishte këtë kur në kufirin me Ukrainën ndodheshin 50 000 ushtarë rusë. Por, Putin ka vazhduar të rrisë prezencën ushtarake pranë Ukrainës dhe kje përbën një shqetësim të madh. Unë kam frikë se lufta është shumë pranë, por shpresoj që diplomacia të fitojë”, tha ai. Në…

Read More

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka kërkuar Rusisë që të ulë tensionet në kufirin me Ukrainën duke theksuar se i qëndron pranë këtij shteti. Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Jashtme kërkon nga Putini që të zgjidhë krizën përmes rrugëve diplomatike dhe të respektojë sovranitetin territorial të Ukrainës. “Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikofirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të #Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për #Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Read More