Një vatër zjarri ka shpërthyer në fshatin Dukat të Vlorës. Dyshimet janë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Author: tirana
Oksana Riwnyj kujton jetën nën sundimin sovjetik. “Kur isha në universitet, nuk më lejohej të flisja dhe të thoja hapur atë që mendoj. Nuk mund të shkonim në kishë apo të festonim Krishtlindjet. Ishte shumë e vështirë, veçanërisht për të rinjtë”, thotë mësuesja 58-vjeçare e shkollës fillore. Tani, lajmi për grumbullimin e trupave nga Rusia në kufirin ukrainas ngjall kujtime që e bëjnë t`i mbushen sytë me lotë. “Kurrë nuk e kisha menduar se mund të ndodhte diçka e tillë. Është shumë e tmerrshme edhe për ta menduar”, thotë ajo. Riwnyj është një prej 70,000 ukrainasve që jetojnë në Mbretërinë…
Edhe pse Beatrix refuzoi darkën me banorët e Big Brother VIP, ku kishte mundësinë të takonte dhe Donaldin, ky i fundit ka surprizuar me veprimin e tij. Pavarësisht se u prek nga gjesti i saj, aktori i humorit ka bërë thirrje ditën e sotme që t’i dërgojnë një buqetë me lule. “Për të gjitha dyqanet e luleve që janë në Tiranë, t’i çojnë një tufe me lule Trixës për mua.”, shprehet Donaldi. Kujtojmë që Beatrix u largua nga Shqipëria pas situatës që ndodhi pak ditë më parë në BB VIP. Këngëtarja është prekur nga batutat që shkëmbyen Ermal Mamaqi dhe…
Shkodër – Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së 47-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gudë e Re, Shkodër. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në ambientet e një lokali, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, 47-vjeçari Prekë Tonaj, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Bazuar në provat e grumbulluara dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduart…
Kina ka censuruar serialin e njohur “Friends’, duke e konsideruar si komplot lezbikesh. Censura është rezultat i shtrëngimit të kontrollit të qeverisë kineze ndaj mediave dhe argëtimit. Seriali “Friends’ është një ndër serialet më të komentuar dhe preferuar nga miliona njerëz në të gjithë botën. Rikthimi i këtij seriali ka gëzuar të gjithë fansat, por duket që Kina nuk ka pasur të njejtin regagim dhe nuk e ka pritur aspak mirë. Platformat kryesore kineze të transmetimit kanë censuruar një komplot LGBTQ në serialin e njohur televiziv, duke bërë që fansat të reagojnë të zemëruar në rrjetet sociale. Kjo ka bërë…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare për zhvillimet në Ukrainë. Mbledhja e nisur në orën 16:00 ka zgjatur rreth 50 minuta. Të pranishëm kanë qenë Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, deputetë, kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë Nasip Naço, zv.ministrja e Jashtme etj. Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Kreu i Shtetit nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët ndodhen në SHBA, ku do të marrin pjesë në Këshillin…
Kuvendi i Shqipërisë mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Me anë të një reagimi në faqen zyrtare në “facebook”, Kuvendi rithekson edhe njëherë mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe përsërit thirrjen ndaj Rusisë për të zgjidhur situatën e mënyrë diplomatike. Reagimi: Kuvendi i Shqipërisë mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës Kuvendi i Shqipërisë, në këtë situatë të vështirë, dëshiron të ritheksojë mbështetjen e Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe të përsërisë thirrjen ndaj Rusisë për të shpërshkallëzuar dhe zgjidhur situatën në mënyrë diplomatike. In this difficult situation, the Parliament of Albania wishes to reaffirm Albania’s support…
Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi, janë regjistruar 20, 361 raste të reja me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 2, 194, 453 raste prej të cilëve 49, 7% e tyre janë burra. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 78 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 24, 836 viktima, prej të cilëve 95.2% kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç. Ndërkaq numri i pacientëve të trajtuar në intubim ka është 494.
Përmes një vendimi të pashembullt 10000 tifozë do të mund të shohin falas finalen e Ligës së Kampionëve. Ky veprim i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) është në kundërshtim me organizimin e finales së futbollit amerikan, Super Bowl, të dielën. Biletat më të lira për këtë organizim kanë kushtuar mijëra euro. Sipas vendimit të UEFA-s, secili klub do të përfitojë 5,000 bileta për finalen që do të zhvillohet në Shën Petersburg të Rusisë më 28 maj. Biletat duhet t’iu ndahen mbështetësve besnikë dhe jo sponsorëve apo zyrtarëve të klubit. “Tifozët e futbollit janë gjaku i lojës”, ka thënë presidenti i…
Për shumë kënd një klishe, për shumë kënd një ditë domethënëse apo një mundësi për të shprehur dashurinë për atë që duan. Shën Valentini u festua dhe këtë vit në Tiranë dhe disa nga dëshmitë vijnë nga qendra, ku dorë për dore, me një buqetë me lule, apo dhe një trëndafil të vetëm të dashuruarit dëshmuan dhe njëherë ndjenjat e tyre. Sigurisht trëndafili ishte simboli i 14 shkurtit dhe lulja më e preferuar për t’u dhuruar, ndërsa më pas vinin arushët si dhuratë për të dashuruarit. Diku një objektiv fiksoi lumturinë e dy të rinjve në këtë ditë dhe më…
Është arrestuar kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj. Arrestimi i Molliqajt është bërë së bashku me disa zyrtarë të PSD-së në objektin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, përcjell Telegrafi. Para disa ore, aktivistët e PSD-së kanë hyrë në ambientet e ZRRE-së duke insistuar se nuk do t’i lëshojnë zyrat deri në publikimin e vendimit të fundit mbi tarifat e reja të rrymës. Gjatë kësaj proteste, zyrtarë të PSD-së ia ndalin rrymën ZRRE-së në zyrat e saj. Në zyrën e ZRRE-së kishte ardhur edhe Policia e Kosovës duke iu kërkuar zyrtarëve të PSD-së ta lirojnë hapësirën. Ditë më parë,…
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko është shprehur se vendet perëndimore po kërkojnë të ndezin një konflikt nëpërmjet Ukrainës. “Unë shoh që politikanët ukrainas fillojnë të kundërshtojnë kursin e përbashkët të perëndimit . Edhe ju e shihni çfarë i duhet perëndimit. Ata duhet të ndezin një konflikt”, ka thënë Lukashenko gjatë takimit me politikanin ukrainas Aleksandër Moros. “Është mirë të luftosh me duart e të tjerëve, le të vdesin ukrainasit, rusët, bjellorusët pasi gjithçka është larg.”, ka shtuar ai. Sipas Lukashenkos sapo sinjalet për luftë në Ukrainë qetësohen, vjen një “sinjal” nga Amerika dhe kjo situata fillon të ndizet. “Sapo thirrjet…