Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Author: tirana
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj, së bashku me kandidatin për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti u ndalën në takime me shtabet e lagjeve 18 dhe 15. Salianji shkruan se të gjithë besojnë që Hoti është kandidati dinjitoz i Partisë Demokratike, kontributor pa përfitime, qëndrestar i pashantazhueshëm në çdo kohë.
Autoritetet zvicerane njoftojnë se dy të rinj shqiptarë, përkatësisht 20 dhe 25-vjeç janë dënuar me burg për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se 25-vjeçari jetonte në një shtëpi pushimi në Thuni. Atje 25-vjeçari u ndalua nga policia së bashku me 20-vjeçarin, ku ishin prezantuar si turistë. Burimi i heroinës nuk dihet, por mësohet se të rinjtë shqiptarë i përkisnin të njëjtit rrjet trafiku, ndërsa nga hetimet rezultoi se 25-vjeçari ishte përdorues i heroinës. Ndërkohë 25-vjeçari është dënuar me 30 muaj dhe i riu tjetër me 26 muaj, shkruajnë mediat zvirecane.
Gjykata e Roterdamit ka lenë ne burg 8 persona ditën e sotme midis tyre edhe një 34 vjeçar shqiptar. Ata akuzohen për lidhje me trafikun e drogës prej 70 mijë kilogramë kokainë. Megjithëse jo të gjithë kanë lidhje direkte me trafikun e kokainës. Vitin e kaluar në portin e Roterdamit u kapën më shumë se 70 mijë kilogramë drogë dhe u arrestuan 198 persona. Ndërsa personat e sotëm janë dënuar për lidhje me trafikantët dhe trafikun e drogës së kapur vitin e kaluar. Të dyshuarit nga mosha 19 deri në 34 vjeç. Shumica prej tyre vijnë nga Roterdami dhe zona…
Përpjekjet diplomatike për të shmangur atë që zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se mund të jetë një sulm i afërt rus në Ukrainë, hynë në një fazë të re të hënën. Kryediplomati rus Sergei Lavrov këshilloi presidentin Vladimir Putin të vazhdojë bisedimet ndërsa kancelari gjermane u takua me presidentin ukrainas. Kryeministri i Britanisë tha se Evropa është “në buzë të greminës”, duke përmendur një paralajmërim amerikan se Rusia mund të sulmojë Ukrainën gjatë 48 orëve të ardhshme. Por ai tha se ka ende kohë që Putini të “tërhiqet”. Në një paraqitje të orkestruar për kamerat televizive, Ministri i Jashtëm rus argumentoi…
Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në minutat e fundit të sfidës midis Skënderbeut dhe Partizanit nga ana e tifozëve vendas. Gjyqtari anësor u godit me diçka nga tifozët vendas duke u çarë në kokë dhe duke u gjakosur. Sfida u detyrua të ndalej për disa minuta që stafi mjekësor t’i vinte në ndihmë anësorit dhe për t’i ndaluar hemoragjinë. Më pas sfida filloi sërish përr të luajtur minutat e fundit që ngelën.
Ish-kryeministri i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk, ka folur lidhur me tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. Në një intervistë për mediat ai ka deklaruar se zgjidhja diplomatike varet nga presidentit Vladimir Putin. Ai shtoi se nëse Putin dëshiron vërtet të bëjë një luftë, duhet ta kuptojë se ai do të mbahet mend si Adolf Hitler. Ish-kryeministri gjithashtu theksoi se qytetarët në Ukrainë janë të shqetësuar nga ajo që mund të ndodhë. Tashmë Ukraina është një gjendje lufte dhe vendi duhet të luftojë. “këtë e kemi bërë në 2013 dhe jemi gati ta bëjmë edhe në 2022”, ka thënë më tej ai. I…
Kryeministri Edi Rama vijon të replikojë me qytetarë të shumtë të shqetësuar nga nisja e aksionit për shembjen e banesave të tyre në disa zona të Tiranës. Rama i përgjigjet komentuesit duke i thënë se ndonëse ka ndërtuar pa leje dhe në tokën e tjetrit, qeveria do t’i japë atij bonus qiraje dhe shtëpi të re. Qytetari: Unë duhet me e plotësu pyetësorin, e duhet me lënë kockat ke shpia që po’ shembet e askush s’të përfill Edi Rama: Te përfill në fakt aq shumë sa megjithëse shtëpinë e ke ndërtuar pa leje, në tokën e shtetit a të tjetrit, të jep…
Leo Messi ishte shumë pranë të qenit lojtar i Real Madridit. Kështu e shpjegon Guillem Balague në gazetën franceze Le Parisien. Ishte në vjeshtën e vitit 2001 kur Barça pati një marrëveshje me Leo Messin dhe familjen e tij që ai t’i bashkohej klubit. Guillem Balague shpjegon se në atë moment në drejtimin sportiv të Barcelonës mbërriti Javier Perez Farguell dhe se ishte i befasuar kur pa kontratën e Messit. Ata e konsideruan të tepërt dhe paraqitën një propozim më të vogël. “Kush mendon se është? Maradona? Le ta ndalojmë këtë dhe ta lëmë të kthehet në Argjentinë,” tha një…
Një grup i strukturuar kriminal i përbërë nga 6 shqiptar është shkatërruar në Dorset. Së fundmi mediat kanë raportuar edhe mënyrën se si policia ra në gjurmët e grupi shqiptarë, të cilët i konsideron si të parën në Bournemouth për lëvizjen e kokainës. 6 shqiptarët u burgosën për një total prej gati 40 vitesh. Rezultati në gjykatë ishte kulmi i punës 18-mujore i policisë. Ardit Zani, 29 vjeç dhe nga Bournemouth, Andreu Doyle, 31 vjeç dhe nga Christchurch , Lauand Najim, 26 vjeç dhe nga Bournemouth, dhe Marjus Nona, 23 vjeç dhe nga Birmingham, të gjithë u deklaruan fajtorë për…
Detaje të reja për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-fushës së aviacionit në Vlorë. Bëhet fjalë për një konflikt mes disa personave që i ka paraprirë nxjerrjes së armëve. Disa persona janë zënë fillimisht me fjalë dhe më pas një prej tyre ka qëlluar me pistoletë në ajër. Autori është identifikuar si shtetasi Ervis Dollani, me origjinë nga Berati dhe rritur në Vlorë. Mësohet se Dollani kishte dalë një muaj më parë nga burgu. Ndërkohë gjatë konfliktit të sotëm, sipas policisë ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka qëlluar mbi 5 herë në ajër.
Shumica në nënkomisionin e Kuvendit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga bota akademike përsëriti formalisht të hënën procedurën e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në të dy këshillat, pavarësisht kontestimeve të opozitës. Si në shortin e dy shkurtit, në garë ishin sërish të njëjtët kandidatë: Ilir Rusi, Orjona Muçollari, Yllka Ruka dhe Mirela Bogdani. Anëtarja e vetme e opozitës e pranishme në mbledhje, Dhurata Çupi kontestoi sërish procedurën dhe kërkoi që në garë të përfshiheshin edhe personat e skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për shkak të…