Author: tirana

Në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të zbutur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Moskë për të takuar Presidentin rus Vladimir Putin. Përpara takimit, ai mori pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave në Varrin e Ushtarit të Panjohur pranë Murit të Kremlinit. Analistët thonë se veçanërisht nga Rusia, Scholz duhet të përcjellë mesazh të qartë se perëndimi ka unitet dhe se nuk mund të përçahet. Vizita e Scholz në Moskë është në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të zbutur tensionet e larta mes Kievit dhe Moskës, ndërsa zyrtarët perëndimorë të zbulimit paralajmërojnë…

Read More

Teksa ende vendi ynë përballet me pandeminë e koronavirusit, epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka rikujtuar qytetarët disa këshilla se kur ata duhet ta bëjnë dozën e tretë të vaksinës. Alimehmeti ka publikuar në faqen e tij zyrtare të dhënat e fundit shkencore në lidhje me marrjen apo jo të kësaj doze. MESAZHI I ALIMEHMETIT❗ “Nuk të jepet kurrë një shans i dytë për të dhënë përshtypjen e parë.”Cit.: Ëill Rogers👉 Miqtë, më poshtë do të hedhim pak dritë mbi disa prej pyetjeve tuaja mbi dozën e tretë të vaksinës.👉 Së pari, nëse e ke kaluar sëmundjen përpara apo pas…

Read More

“E respektojmë Real Madrid si një nga ekipet më të mira në botë, edhe për titujt që ka fituar. Mendoj se nuk ka një skuadër favorite në këtë sfidë, mendoj se mund të ishte shumë mirë një finale e këtij sezoni në Champions, si për emrat, ashtu edhe për cilësinë e lojtarëve”. Me këto fjalë e ka nisur konferencën për shtyp, Mauricio Pochettino, trajneri i PSG duke shtuar: “Ne jemi sfidantët në këtë sfidë, Real Madrid është një klub i mësuar të fitojë Champions League, por nuk jemi viktima për tu sakrifikuar. Kam besim tek klubi, tek lojtarët e mi.…

Read More

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Elgit Doda ka folur për projektet e reja muzikore që pritet të sjellë gjatë muajve në vazhdim. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Doda u shpreh se sapo ka përfunduar një trilogji që ka rezultuar e suksesshme dhe pritet që të sjellë një projekt të ri çdo 1 muaj e gjysmë. Madje Elgiti zbuloi se do të ketë bashkëpunim me partneren e tij, Klea Huta, ndërsa po mendon për duet me Dafinën dhe Mozzikun. “Donaldi tha Toxic Love dhe të gjithëve mund të na ketë rastisur dashuri toksike. Do…

Read More

Qeveria e udhëhequr nga talibanët në Afganistan, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të rishqyrtojnë vendimin për asetet e ngrira të Bankës Qendrore të Afganistanit dhe të përmbahen nga “veprime tjera provokative”. Javën e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zhbllokuar 7 miliardë dollarët e fondeve afgane që mbahen në SHBA, duke thënë se ato mund të ndahen si kompensim për viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe si ndihmë humanitare për shtetin. “Nëse Shtetet e Bashkuara nuk ndërrojnë pozicion dhe vazhdojnë veprimet provokative, Emiratet Islamike do të detyrohen të rishqyrtojnë politikat…

Read More

BBC Ndërsa Rusia vazhdon të vendosë trupat ushtarakë në kufijtë e Ukrainës, vendi gjithashtu po përpiqet të kontrollojë narrativën mediatike, por cilat informacione po na krijojnë përshtypjen e gabuar? Ja disa metoda të përdorura nga media pro-Kremlinit. Promovimi i historive të paverifikuara Mediat ruse kanë një histori të promovimit të përmbajtjeve emocionuese dhe pretendimeve të dyshimta që e portretizojnë negativisht Ukrainën. Në një shembull të përmendur gjerësisht në vitin 2014, TV shtetëror rus publikoi një vidoe të një refugjate femër që pretendonte se trupat ukrainase kishin ekzekutuar një djalë tre vjeçar. Deri atëherë nuk është zbuluar asnjë provë që ka…

Read More

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët ka nxjerrë dëshminë e administratorit të inceneratorit të Fierit Arenc Myrtezani para këtij komisioni një ditë më parë. Ajo thotë se Myrtezani rezulton në tatime se paguhet 900 mijë lekë edhe pse e mohoi një gjë të tillë. Ajo ngre pyetjen se kush i merr këto para nëse nuk shkojnë te ai ndërsa shton se mjafton ky fakt për të treguar si janë vjedhur paratë e shqiptarëve. “Përditë dalin dëshmitë, se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve. Përditë shqiptarët që nuk sigurojnë ushqim mjaftueshëm për fëmijët e…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërveprimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Zbulohet një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me llamba, si dhe goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen një shumë e madhe parash, pajisje për kultivimin e kanabisit, bimë dhe lëndë narkotike, radio si të policisë dhe sende të tjera. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë…

Read More

Kanye West po bën gjithçka mundet për të rifituar ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian. Madje, për Shën Valentin ai i ka dërguar Kim-it një kamion me lule.“Vizioni im është i qartë si kristali,” –ka shkruar Kanye në një postim në Instagram ku duket kamioni i zi i mbushur me lule. Të njëjtat fjalë u shkruan përgjatë anës së kamionit. Gjesti i reperit vjen pas ndarjes së tij nga Julia Fox, si dhe luftës së tij publike për të rifituar Kardashian – pavarësisht se ajo është në një lidhje me Pete Davidson. Kanye ka postuar vazhdimisht në Instagram të dielën, duke…

Read More

Presidenti Ilir Meta uron homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, për rizgjedhjen në këtë post. Në urimin e tij në “Facebook”, Meta thekson se “Jam besimplotë se do të përmbushni me sukses misionin Tuaj në drejtimin e Gjermanisë dhe se marrëdhëniet e shkëlqyera, të miqësisë dhe të bashkëpunimit, midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen dhe zgjerohen më tej, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh”. Më tej, Kreu i Shtetit Shqiptar i drejtohet homologut gjerman, duke i thënë se “Në këto momente sfiduese për Ballkanin Perëndimor dhe për të gjithë Europën, përvoja dhe urtësia Juaj…

Read More

Sipas një deklaratë të ministrisë rusë së mbrojtjes, disa trupa të pozicionuara në kufi me Ukrainën po kthehen në bazat e tyre pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, citon BBC Por stërvitjet në shkallë të gjerë në të gjithë vendin do të vazhdojnë, ka theksuar Interfax.

Read More

Nga Sebastien Roblin “Forbes” Zyrtarët e administratës së Biden, deklaruan të premten se Rusia ka të ngjarë të ndërmarrë një aksion ushtarak kundër Ukrainës përpara fundit të Lojërave Olimpike Dimërore. Prandaj Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar tërheqjen e diplomatëve dhe 150 trajnuesve ushtarakë amerikanë në Ukrainë,teksa u ka thënë aleatëve se një sulm mund të fillojë që të mërkurën më 16 shkurt. Meqë disa nga vlerësimet e Shtëpisë së Bardhë bazoheshin në të dhënat e shërbimeve sekrete, përfshirë përgjimet e sinjaleve, zyrtarët e administratës kanë refuzuar të ofrojnë prova mbështetëse për këtë pretendim nga frika e ekspozimit të mjeteve të…

Read More