Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ku ka komentuar dhe qëndrimin e Shqipërisë përsa i përket krizës mes Ukrainës dhe Rusisë. Rama në fjalën e tij është shprehur se ato do të jenë përkrahë SHBA-së përsa i përket kësaj rruge pasi pozicioni që ato kanë në Këshillin e Sigurimit u dikton një gjë të tillë. Ndër të tjera ai ka theksuar se në fokus kanë çështjet rajonale, ndërsa krizën në Ukrainë dhe Rusi e ndjekin patjetër por pa pasur rol të rëndësishëm. “Ministria e jashtme i ka marrë të gjithë masat…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama është ngacmuar me pyetje nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp që po mban me ta në SHBA. Ai u pyet nëse ka ndonjë telepati se si do të jetë fati i Ilir Metës, nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese dhe nëse do të shpallet non-grata si Berisha. “Nuk janë telepatira, por analiza që nuk janë të vështira për t’u bërë kur ndjek me kujdes dinamiken. Duke qenë se Ilir Meta është në gjykim me gjykatën kushtetuese, s’do të doja të hyja në këtë grackë që ma ngrite me buzëqeshjeje. Është koha që të flasë gjykata kushtetuese që të…
Administratori i inceneratorit të Fierit, Lorant Dusha nuk është paraqitur sot në Komisionin Hetimor parlamentar kur ishte thirrur për të dëshmuar, me arsyetimin se ishte prekur nga covid-19. Njoftimi u bë nga kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku e cila kërkoi nga administrata e Kuvendit, që të riskedulojmë takimin në platforma online. “Në orën 10:00 ne kishim thërritur për të dëshmuar zotin Lorant Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit. Ai kishte dëgjuar që ishte dëshmitar, ne i kishim nisur një shkresë që e kishte sjellë mbrapsht. Na kishte sjellë përgjigje që është shumë i dëshiruar që të vijë në këtë…
Një studim i fundit britanik bën me dije se vaksinimi ndaj Covid ul ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të virusit për një kohë të gjatë. Mediat e huaja bëjnë me dije se studimi i Agjencisë së Sigurimeve Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) analizoi të dhënat nga 15 sondazhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërkombëtare, shumë prej të cilave shikonin nëse vaksinimi mbron nga Covid-19 me veprim afatgjatë, ndërsa të tjerët u fokusuan në ndikimin e vaksinimit tek ata që kishin Covid të zgjatur. Nga të dhënat e studimit rezulto se vaksinat, përveç se reduktojnë rrezikun e infeksionit, shtrimit në spital…
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo vlerësoi rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Ai tha në RTSH se me pozicionin e saj Shqipëria mund të bëhet zëdhënëse e mbrojtjes së të drejtave të Kosovës dhe rajonit në tërësi. “Është gjë shumë e mirë që Shqipëria është në Këshillin e Sigurimit sepse do bëhet zëdhënëse e mbrojtjes së të drejtave të Kosovës. Do të thotë fjalën e vet për rajonin. Do vijë çështja e Bosnjes, do ketë një vend të rajonit atje që do thotë fjalën e saj. Do ketë një raport për Kosovën. Kjo është shumë e rëndësishme. Shqipëria në…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, me Susanne Schütz, Drejtoreshë për Europën Juglindore, Turqinë, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjiknuri nënvizon se , thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe forcimi i institucioneve të reja të drejtësisë ishin në qendër të diskutimit të frytshëm me ambasadoren Schütz. “Në Ministrinë e Jashtme Federale ku pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me ambasadoren Susanne Schütz, një mike e Shqipërisë e cila aktualisht mban detyrën e Drejtoreshës për Europën Juglindore, Turqinë, OSBE dhe Këshillin e Evropës…
Komisioni Hetimor për Inceneratorët është ka mbajtur këtë të mërkurë seancën e 3 për këtë javë. Në nisje të seancës, deputeti Edmond Spaho, paralajmëroi se nuk do të jetë më anëtar i këtij komisioni, me arsyetimin se procesi do të sabotohet nga opozita. Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku theksoi se vullneti është që ky proces të shkojë përpara dhe në fund të dalin me rezultate konkrete. Në kampin e mazhorancës, fjalën e mori deputeti Arben Pëllumbi i cili theksoi se për herë të parë, paralelisht me komisionin hetimor, ka një çështje penale të hapur nga organi i…
Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “No More”, ku në pranga janë vendosur dy persona. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se dy të arrestuarit janë Ervis Cama dhe Herolind Haskaj, të cilët akuzohen për shpërndarje droge.Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në banesën e Camas dhe në tabakinon në pronësi të Haskaj, ku janë gjetur 60 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa gati për shpërndarje, 260 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një peshore, 22 paketa cigaresh pa pullë fiskale, 6 qese me duhan të grirë pa pullë fiskale dhe 11 pako…
Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku këtë të mërkurë ka bërë publike procedurat që janë ndjekur për Inceneratorin e Elbasanit. Në dokumentet e publikuara nga PD jepen hapat dhe kontratat që janë nënshkruar nga qeveria e kohës.Ndër të tjera në këto sqarohen edhe procedurat e abuzime dhe përfshirjen e Arben Ahmetajt në aferën e Elbasanit.Në dokumentet e publikuara është dhe reagimi që ish ministri i Financave Shlëqim Cani ka bërë ndaj kolegut të tij ish ministrit lefter Koka që është arrestuar në lidhje me këtë aferë korruptive.
Era e fortë gjatë orëve të natës ka shkaktuar ortek në zonën e tuneleve në Qafë Thorë. ARRSH bën me dije se po punohet për hapjen e këtij segmenti për qarkullimin e automjeteve.Ndërkohë në disa akse rrugore ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës të cilat janë pastruar nga kontraktori i mirëmbajtjes. “Reshje me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin. Grupet e punës me mjetet dhe punëtorë janë në çdo rrugë nacionale për të siguruar qarkullim normalNë akset: Spot-Kam, Valbonë, Qafë Bualli-fillimi i Rrugës së Arbrit, Vau Dejës-Qafë Qelë ka pasur rënie gurësh e inertesh në trup…
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për trafik droge. Mediat bëjnë me dije se në pranga janë vënë Kelvin Ajazi dhe Gentjan Mamoci me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e trafikut të narkotikëve.Hetimet për kapjen e tyre kishin nisur prej muajit Janar të vitit 2020 me anë të regjistrimeve dhe përgjimeve që kanë dokumentuar me dhjetëra episode të trafikut të drogës nga dy shqiptarët.Ata detyronin personat që nuk paguanin për lëndën narkotike që t’u jepnin çelësat e makinave deri në likuidimin e plotë.Gjatë aksionit policia ka kryer kontrolle në disa shtëpi ku janë gjetur dhe sekuestruar 8 800 euro.
Sot vajza e vogël e presidentit Ilir Meta, Era, ka ditëlindjen. “Edhe 100 pranvera të reja për Erën! ❤️”, shkruan Meta në rrjetet sociale, teksa ka postuar edhe dy foto me të bijën, ku shfaqen të dy mes borës, të përqafuar dhe të buzëqeshur.