Ka nisur prej disa ditësh edicioni i radhës i kursit të licencimit për trajnerë të nivelit UEFA B, që organizohet nga Departamenti i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Kursi i UEFA B, që është i rezervuar për ish-lojtarët profesionistë që kanë luajtur minimalisht 3 vite në Kategorinë Superiore dhe 5 vite aktivizim në Kategorinë e Parë, po zhvillohet në qytetin e Shkodrës dhe në të marrin pjesë rreth 30 pjesëmarrës. Kursantët vijnë nga qytete të ndryshme të veriut të Shqipërisë, por në të marrin pjesë edhe ish-futbollistë apo futbollistë të njohur si Mërgim Mavraj, Ermir Lenjani, Vullnet Basha, Gent…
Author: tirana
Para disa muajsh, dolën të dhënat personale të rreth 650 mijë shtetasve shqiptarë, mes tyre edhe listat e pagave që u bënë virale. Monika Lubonja rezultonte pjesë e listës, ndonëse aso kohe ishte brenda Big Brother VIP. Kudo qarkulluan listat ku Monika Lubonja rezultonte se merrte pagë si këshilltare e kryetarit të Bashkisë, për të cilën ka folur sot në Shqipëria Live. Monika tha se sapo mori vendimin për të hyrë në BBV, shkoi tek burimet njerëzore dhe njoftoi se do të bëhej pjesë e një reality show. “Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4…
Nga Mitro Çela Rasti, që sipas latinit, është mbret, desh që unë, si demokrat ta nxij zhapën ( pas të 60-ave, lëkura transformohet në zhapë) dhe të laj “mëkatet”, në plazhet e detit Egje. Më saktë. Në Porto Karas. Në hotelin më pesë yje: “Sintonia”. Hoteli kishte edhe kazino. Për lojtarët e kazinosë, së pari, përgjysmojnë çmimin e hotelit. Së dyti, me 5 euro për t’u future në kazino, mund të hash e të pish pa e vënë dorën në xhep… Foli Ezmerka: -Nuk del me humbje kazinoja?!…Pa marrë përgjigje shtoi: Në kazino do të hamë?… Në vend që ta…
Klodiana Shala ka humbur sot babain e saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në Instagram, ku krahas një fotoje ajo bën edhe një dedikim prekës. “Sot u fik në mëngjes, mëngjesi i jetës sime. Babë, njeriu më i shtrenjtë, motivi i ditëve të mia. Ti që më jepje shpresë, shumë kurajë dhe që ndiheshe krenar dhe kur unë mund të gaboja. Zoti të pranoftë në parajsën e vet!!!”, shkroi ajo, duke mos dhënë detaje mbi ndarjen nga jeta të babait të saj.
Trupat e batalionit të lehtë të këmbësorisë janë stërvitur në kushte ekstreme moti në zonën e Vithkuqit. Stërvitja 72 orëshe “Mbijetimi” e Batalionit të Këmbësorisë së Forcës Tokësore ka pasur si qëllim testimin e kapaciteteve dislokuese. Gjithashtu kjo stërvitje zhvillohet edhe në interes te certifikimit nga NATO në muajin shtator të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë.
Ushtria ruse dërgoi bombardues me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë që mbanin raketa hipersonike në bazën e saj ajrore në Siri për stërvitje të mëdha në Mesdhe, në mesin e përshkallëzimit të tensioneve me Perëndimin mbi Ukrainën. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu mbërriti vetë atje për të mbikëqyrur manovrat që shënojnë dislokimin më të madh të marinës ruse në Detin Mesdhe që nga Lufta e Ftohtë. Shoigu u takua me Bashar Assad për ta informuar atë në lidhje me stërvitjet dhe për të diskutuar planet mbi thellimin e bashkëpunimit ushtarako-teknik. Ministria ruse e Mbrojtjes…
Dashi: Ndryshime të forta për çiftet që kanë pasur probleme me zemrën në të kaluarën. Në punë keni një dëshirë të madhe për të rikuperuar çështjet e së shkuarës që ende nuk janë zgjidhur. Demi: Kjo është një ditë që fillon me këmbën e djathtë, shfrytëzojeni siç duhet. Përqendrohuni vetëm në gjërat e rëndësishme në punë, harroni për pjesën tjetër. Binjakët: Disa konflikte me partnerin në mëngjes, më mirë të qëndroni të qetë deri nesër. Promovim i mundshëm në horizont për ata që kanë një punë si punonjës në kompani. Gaforrja: Situatë jo e mirë në dashuri, do të duhet…
Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen e gjykimit të padisë së bërë nga kryetari i PD Lulzim Basha ndaj aktivistes Evi Kokalari, të cilën e akuzonte për shpifje. Kryedemokrati Basha e kallëzoi penalisht Kokalarin pas akuzave të aktivistes se e kishte “shitur” ish-kryeministrin Sali Berisha për të mbyllur dosjen e tij që kishte në SHBA, lidhur me lobimin rus. Kreu i PD Basha dhe avokati Indrit Sefa nuk u paraqitën në seancë, ndërsa bëhet me dije se kanë kërkuar shtyrjen e saj.
Ditën e sotme, drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur ndryshime të tjera në rang drejtuesish në policinë e Shtetit. Bëhet me dijë se drejtori i Policisë së Lezhës, Oltion Bistri është emëruar drejtor i forcave operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Bistri zëvendëson kështu në këtë post Bujar Ahmatin i cili është transferuar në krye të Drejtorisë për Mbrotjen e Dëshmitarëve.
Pjesë e dëshmitarëve në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve këtë të mërkurë ishte kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Gjatë pyetjeve dhe përgjigjeve për inceneratorin e Elbasanit nuk kanë munguar as ironitë. Shkak u bë kërkesa e deputetes Antoneta Dhima për të administruar fotot e prezantuara nga Llatja. “Të administrohen të gjithë foto e prezantuara nga Llatja për nevoja të komisionit hetimor. Faktet janë fakte e vërteta është e vërtetë. Ju vetëm thërrisni krimi krimi, fantazma fantazma dhe s’kishte as krim dhe as fantazmë kur shkuam atje s’kishte, gjërat ishin atje. Edhe fotot janë pamje të situatës atje”, tha Dhima.
Lirohet nga burgu 36-vjeçari Arlen Hasanaj i cili u arrestua si autor i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në shtëpinë e presidentit të FSHF Armand Duka. Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje. Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 22:00 të 25 janarit.
Ndërhyrjet estetike për të ndryshuar tipare të fytyrës apo edhe të trupit, duket se vitet e fundit janë kthyer si një sfidë më vetë për vajzat. Por jo të gjitha këto ndërhyrje shkojnë gjithnjë ashtu siç parashikohet, teksa shpesh herë rezultojnë ose të rrezikshme për jetën, ose përfundimi është një “katastrofë”. Mary Magdalene, është një 26-vjeçare nga Toronto, e fiksuar pas kirurgjisë plastike, së fundmi ajo ka vendosur që të bëjë dy ndërhyrje të reja, për të pasur një hundë si kukulla Barbie dhe sy si mace.Magdalene, e cila njihet gjerësisht në rrjetet sociale, Instagram dhe Tik Tok, ka bërë…