Author: tirana

Vijojnë debatet në seancën plenare pas deklaratës së deputetit Ferdinand Xhaferaj, i cili tha se Rama bëri ministre disa çupëlina. Deputetja Mesila Doda, por edhe deputete e ministre të mazhorancës, i kanë kërkuar kolegut Xhaferaj, që të kërkojë ndjesë për deklaratën, duke e quajtur atë një deklaratë seksiste. Nga ana e tij, Xhaferaj ju drejtua ministres Belinda Balluku, duke i thënë se nuk e ka hallin te ndjesa, por te interpelanca e fundit mbi Portin e Durrësit. Pjesë nga debatet:Mesila Doda: Ngrihen burrat e përdorin një fjalor misogjen. Dënoj nga të gjitha krahët një burrë që flet ndaj grave. Jo vetëm…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha në një deklaratë për media se LSI nuk kandidon në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Kryemadhi iu bëri thirrje të gjithë mbështetësve të LSI dhe suportuesve që të votojnë për kandidatët më të mirë në këto zgjedhje, pasi sipas saj, kanë të bëjnë me jetën e tyre dhe jo me jetën politike. “LSI nuk kandidon i ka krijuar një teknikalitet të rithemelimit. Skema e primareve duhet vlerësuar nga të gjitha partitë politike. LSI nuk është pjesë e kësaj, do u bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve e suportuesve që të votojnë kandidatët më…

Read More

Kosova ka regjistruar pesë viktima dhe 411 raste të reja me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të enjten më 17 shkurt. Rastet e reja dolën pas testimit të 3,820 mostrave, që i bie se 10.75 për qind e të testuarve rezultuan pozitivë me sëmundjen COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve paraprake 2,582 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa numri i rasteve aktive është 6,509. Në 24 orët paraprake janë administruar edhe 1,275 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Deri më tani, 812,299 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Read More

Larja e atleteve në lavatriçe është një mënyrë e shpejtë dhe e përshtatshme për t’i pastruar. Megjithatë, duhet treguar kujdes pasi mund të dëmtohen. Si fillim është e rëndësishme që të mos i lani në temperatura të larta, por në 30 gradë. Nëse keni çanta rrobash, vendosini brenda dhe sigurohuni që t’i hiqni lidhëset e këpucëve përpara çdo larjeje. Gjithashtu, nëse janë shumë të pista, pastrojini përpara se t’i fusni në makinën larëse pasi mund të mos lahen mirë. Gjithashtu është e rëndësishme që të mos lani më shumë se dy palë në të njëjtën kohë.

Read More

Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Lastra”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar. Goditet një rast i tentativës për të futur kartëmonedha të falsifikuara në vendin tonë, vihet në pranga 1 shtetas nga Kameruni. Sekuestrohen 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, letra për përgatitjen e kartëmonedhave dhe një aparat celular. Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas do tentonte të…

Read More

Një aksion i befasishëm për armë dhe drogë është zhvilluar sot në Korçë. Policia u ka bërë postbllok disa makinave duke nisur nga ato luksozet. Gjatë aksioni janë arrestuar disa persona në kuadër të kontrolleve për armëmbajtje pa leje dhe për drogë. Megjithatë ende nuk bëhet me dije numri i saktë i tyre. Pritet të jepen detaje në vijim nga uniformat blu, ndërsa në drejtorinë vendore po shoqërohen të ndaluarit bashkë me 2 makinat që ata janë kapur. Aksioni është zhvilluar nga efektivët e komisariatit të Pogradecit dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi sot se Rusia mund të përdorë një situatë jo reale për të justifikuar përdorimin e forcës kundër Ukrainës. “Ne jemi të shqetësuar se Rusia po përpiqet të krijojë një pretekst për një sulm të armatosur kundër Ukrainës”, tha ai në një konferencë për shtyp në Bruksel. “Rusia ka grumbulluar forcën më të madhe që kemi parë në Evropë për dekada në Ukrainë dhe rreth saj. Ka shumë oficerë të inteligjencës ruse të stacionuar në Ukrainë. Ne kemi parë përpjekje për të organizuar pretekst, operacione false për të ofruar një justifikim për pushtimin…

Read More

Nata finale e Big Brother Vip duket shumë e ethshme. Deri më tani konkurenca ka qenë mjaft e fortë mes finalistëve ku epërsi kryesisht kanë pasur balerini Ilir Shaqiri dhe aktori Donald Veshaj. Së fundmi, faqja zyrtare e Big Brothër VIP në Instagram ka përcjellë një postim për gjithsecilin ku pasqyrojnë disa nga momentet më të bukura të tyre gjatë aventurës në shtëpi. Qytetarët kanë pasur si opsion pëlqyeshmërinë për një nga kandidatët e tyre të preferuar. Si rezultat, nga të dhënat në faqen zyrtare të Big Brother VIP mësohet se konkurenti i preferuar deri më tani është balerini Shaqiri…

Read More

Këngëtarja e njohur Eleni Foureira gjatë një interviste u shpreh se ndihet krenare që është shqiptare, por Greqia është vendi që do. Ajo zbuloi se u largua bashkë me familjen nga Shqipëria kur ishte shumë e vogël për shkak të luftës civile që po zhvillohej në vend. Eleni, emri i vërtetë i së cilës është Entela, rrëfeu se fillimi ka qenë shumë i vështirë, sepse shqiptarët në atë kohë nuk pranoheshin nga shoqëria greke, dhe kjo ishte arsyeja pse e fshehu për një kohë të gjatë origjinën e saj.

Read More

Milan ishte ekipi më pak aktiv në këtë sesion dimri në Serie A, por kuqezinjtë nuk janë të shqetësuar për këtë pjesë, plani i tyre është që fillimisht të blindojnë titullarët e Stefano Piolit. “La Gazzetta dello Sport” zbulon detaje të tjera nga “martesa” e re Rafael Leao me Milan. Sulmuesi portugez do të firmos një kontratë deri në 2026, sigurisht me terma ekonomik të përmirësuar ndjeshëm. Aktualisht, Leao përfiton 1,5 milionë euro ndërsa me kontratën e re do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Read More

Seriali më i ri i Netflix, “Inventing Anna”, ka dalë në treg. Historia në fjalë është frymëzuar nga personazhi Anna Sorokina, një 29-vjeçare ruse, e cila mundi të zhvaste miliona dollarë dhe shërbime pa pagesë, nëpërmjet mashtrimit. Anna bëri bujë, vetëm kur u përball me drejtësinë në vitin 2019, në një gjyq që zgjati rreth një muaj dhe me shumë akuza mbi supe, duke pushtuar me shpejtësi të gjitha mediat ndërkombëtare, aq sa çështja e hapur ndaj saj, u konsiderua e denjë edhe për një skenar filmi. Ajo u dënua me 4-12 vite burg. Historia e zhurmshme e Sorokinës që…

Read More

Një ngjarje e pazakontë dhe aspak normale ka ndodhur së fundmi në Tiranë. Mësohet se një 17-vjeçar i cili është nxënës i shkollës “Andon Zako Çajupi” është rrëmbyer për disa orë nga babai i një vajze që ka njohur në “Snapchat”. Megjithatë gjithçka është mbyllur pa incidenta pasi targa e makinës së burrit që mori peng 17-vjeçarin u raportua në polici. 17-vjeçari me iniciale J.I, ka treguar se me vajzën ishin njohur në “Snapchat” dhe prej dy javësh flisnin rregullisht me njëri-tjetrin. Ata kishin shkëmbyer edhe numrat dhe flsinin çdo ditë. Adoleshenti ka treguar se vajza me iniciale N i…

Read More