Gjykata e lartë nuk ka pranuar rekursin ish-gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Daci ka kundërshtuar vendimin e Apelit të GJKKO, që e dënoi me 1 vit burg.Luan Daci akuzohet për falsifikim dokumentesh. Daci, nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në vitin ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.
Author: tirana
Moderatorja Einxhel Shkira doli nga shtëpia e BBV me një emision të sajin, çmimin prej 10.000 eurosh dhe gjeti partnerin e zemrës. Prezantuesja u njoh me Dj Dagz brenda shtëpisë dhe ka treguar se lidhja e tyre nuk ka qenë thjesht një lojë për të tërhequr vëmendjen e publikut. Pas mbarimit të spektaklit, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Einxhel Shkira e ka kaluar natën me të dashurin e saj. Ishte vetë moderatorja që postoi foto krah Dj Dagz në shtrat duke treguar se ishin bashkë. “Është zakon dhe mua më pëlqen”, shkroi ajo krahas një imazhi…
Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se A.M është vetëvarur. Mësohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Beniada Nishani la e para mbrëmë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Ajo ka postuar në “Instastory” disa video ku falënderon të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë. “Përshëndetje, mirëmëngjesi, si jeni? Unë jam këtu te shtëpia e hallës në Durrës. Doja të falënderoja të gjithë njerëzit që na kanë mbështetur. Sa mora telefonin në dorë, por do mundohem avash-avash që të shikoj gjërat që keni shkruar për mua, fjalët. Por kjo video është për të gjithë njerëzit që na kanë mbështetur, ju dua pafund realisht. Faleminderit. Avash-avash do mundohem të jem sa më shumë aktive…
Kohët kur bitcoin, eteri dhe kriptovaluta të tjera mund të konsideroheshin si një cep i veçantë i tregjeve financiare, kanë ikur. Në një raport të ri, Bordi i Stabilitetit Financiar – një organ ndërkombëtar që mbledh së bashku rregullatorët nga 24 vende dhe juridiksione – tha se tregu i kriptove “në zhvillim të shpejtë” mund të arrijë shpejt një pikë ku të bëhet një “kërcënim për stabilitetin financiar global. “për shkak të madhësisë së tij, dobësive strukturore dhe lidhjeve në rritje me sistemin tradicional financiar. Në vitin 2021, tregu për kripto-asetet në një moment u trefishua në 2.6 trilion dollarë.…
ARRSH njofton se duke nisur nga dita e hënë, do të fillojnë punimet emergjente në segmentin rrugor Elbasan–Librazhd në Murrash, të cilat do të zgjasin deri në datë 20.03.2022. Qëllimi i këtij projekti emergjent do të jetë përforcimi i pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rrënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshëm. “Mbrojtja e skarpatave do të bëhet nëpërmjet barrierave, të cilat do të vendosen/instalohen në shpat dhe do të përdoren për të mbajtur shkëmbinj të mëdhenj me energji të lartë kinetike. Barrierat e propozuara të rënies së shkëmbinjve kanë një lartësi prej 4 m dhe mund të thithin një…
Rruga nacionale Maqellarë-Peshkopi është pushtuar nga mollët, që fermerët e zonës kanë hedhur aty, në shenjë proteste për mungesën e tregut. Situata është përkeqësuar këtë vit, për shkak të rritjes së çmimeve për plehrat kimike. Ndaj dhe çmimi me të cilin del në treg produkti i tij është pa leverdi Në këto kushte, fermerët po planifikojnë që t’i presin pemët e mollës dhe qershisë me argumentin se vetëm shpenzojnë , por nuk fitojnë. Mungesa e tregut të shumicës në Dibër ka bërë që ky vit si rrallë herë të lërë stok me dhjetëra ton mollë të varieteteve të ndryshme në…
Një djalë i ri i ishte vënë nga pas një të miture në Përmet, duke iu bërë asaj makth. Policia bën me dije se 14-vjeçarja, pasi është ndjerë e bezdisur dhe e shqetësuar nga përndjekësi i saj, i është drejtuar Komisariatit të Policisë. Mësohet se blutë e Përmetit bënë ndalimin e shtetasit A. Z., 24 vjeç. Ai akuzohet tani për ‘Përndjekje’ dhe do të hetohet pas hekurave nga Prokuroria e Përmetit.
Gazetarja e njohur e aktualitetit, Sonila Meço, para disa javësh zëvendësoi opinionisten e ‘BBV’, Balina Bodinaku pasi kjo e fundit ishte e sëmurë. Ajo u përfshi në debate të shumta me konkurrentët, teksa u dha këshilla të vlefshme lidhur me rrugëtimin e tyre. Duke qenë se natën e djeshme u mbajt finalja e madhe “BBV”, përmes një postimi në Instagram ajo ka treguar rëndësinë që mori ky format për publikun. Eksperimentim social e cilëson ajo show-in “Big Brother”, ku gjatë një analize të mirëfilltë ka shpjeguar lidhjen dhe fuqinë që ka interneti dhe rrjetet sociale në jetën e secilit prej…
Big Brother Vip që çmendi shqiptarët për muaj me radhë, më në fund ka mbaruar. Ose më saktë zyrtarisht, se direkt pas shpalljes së fituesit Ilir Shaqiri, në rrjet ka nisur revolta se rezultati është manipuluar dhe fituesi i vërtetë ishte Donaldi. Ne ndërkohë, ju ftojmë të qetësoheni paksa me këto meme dhe të mos e merrni kaq shumë seriozisht.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka lëshuar akuza në drejtim të opozitës, kryetarit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas Ballës, Basha dhe Berisha janë bashkë dhe mbrojnë njëri-tjetrin. Ai tha se së shpejti do u bashkohet edhe Ilir Meta në koalicionin, të cilin e ka quajtur si “Shtëpia e Hajnisë”. “Me Lul, me Sali janë bashkë, mos kujtoni se janë ndarë. Janë bashkë, i pash në Parlament. Bashkë janë edhe me Ilirin që do u bashkohet më datë 24 korrik te “Shtëpia e Lirisë”, ajo por është “Shtëpia e Hajnisë”. Edhe Nard Ndoka i iku Bashës, edhe…
Banorët e Kievit po kalojnë ditë frike dhe shprese, ndërsa qëndrojnë në pritje se çfarë do të ndodhë, teksa tensionet me Rusinë kanë arritur kulmin gjatë ditëve të fundit. Kryeqyteti ukrainas është duke u përgatitur për një sulm të mundshëm nga Rusia, duke restauruar bunkerët e vjetër antibërthamorë të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme të Perëndimit. Tani, ata mund të shërbejnë për të mbrojtur civilët ukrainas nga sulmet e mundshme të Rusisë. Ndërkaq, edhe Shqipëria ka pasur mijëra vendstrehime të ndërtuara nga regjimi komunist gjatë luftës së ftohtë. Prej tyre vetëm pak kanë…