Pas presidentit amerikan Biden, edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg tha se pret një sulm gjithëpërfshirës nga ushtria ruse në Ukrainë. Sulmi mund të ndodhë së shpejti. “Të gjitha shenjat tregojnë se Rusia po planifikon një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës veriatlantike Jens Stoltenberg për programin televiziv gjerman “Tagesthemen”. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai foli për një vendosje të vazhdueshme të trupave ushtarake ruse atje. “Trupat ruse nuk po tërhiqen”, siç thotë Rusia. “Atje po shtohet trupa të reja ruse.” Ka edhe shenja se Rusia po përgatitet të inskenojë…
Author: tirana
Pas dokumentarit të fundit të Peter Jackson “The Beatles: Get Back”, Paul McCartney ka njoftuar atë që ai e quan turneun e tij “Got Back”, një shëtitje në 13 qytete, 14 koncerte nëpër SHBA që do të nisë pas dy muajsh, sipas yahoo.com. “Turneun e fundit iu thashe se do të shiheshim herën tjetër. Ju thashë se do të kthehesha tek ju. Epo, u ktheva”, tha McCartney në një njoftim për turneun e pranverës. Turneu do të zhvillohet në stadiume dhe arena. Ndër të parët është në datën 13 maji në stadiumin SoFi të Los Anxhelos, duke shënuar një rikthim…
Partia Demokratike shkruan në “Facebook” se Komisioni Hetimor për Inceneratorët po nxjerr në dritë prova dhe fakte mbi vjedhjen e 430 milionë eurove. Sipas kësaj force politike, “Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve përditë e më shumë po u fakton shqiptarëve se koka e korrupsionit 430 milionë eurosh është Edi Rama. Falë vendosmërisë së Partisë Demokratike, të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë që dëmoton interesat e qytetarëve, do të përballen me drejtësinë”. Postimi i plotë: Ja çfarë u vërtetua në seancën e katërt: Dita 4 Klodian Zoto pagoi veten me dy kompanitë e tij 23 Milionë Euro…
Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tropojës pasi akuzohet për trafik të armëve të paligjshme. Njoftimi i policisë: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shoshan”. Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës, Komisariati i Policisë Tropojë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Transportone armë zjarri me qëllim trafikimin drejt Kosovës, kapet e vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohen 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak. Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në…
Pas dy vitesh “bllok”, Australia tashmë do të jetë gati që të mirëpresë turistët e huaj, pasi i është kthyer strategjisë së bashkëjetesës me virusin, bazuar në përqindjet e larta të vaksinimit kundër COVID – 19. Kryeministri Scott Morrison në një deklaratë për mediat ka theksuar se tashmë pritja ka marrë fund. Hapja e Australisë ndaj turistëve është shembulli më i qartë deri më tani i zhvendosjes së qeverisë nga një qasje strikte e tolerancës zero ndaj COVID në bashkëjetesën me njerëzit me virus dhe vaksinimin për të reduktuar vdekjet dhe sëmundjet e rënda. Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse…
Në kuadër të sigurisë në burgje mbrëmjen e së shtunës , Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll të befasishëm në IEVP e Peqinit. Sipas burimeve mësohet se gjatë këtij operacioni autoritetet kanë gjetur tek të dënuarit telefona dhe kaçavida. Ndërkaq theksohet se një kontroll i tillë është bërë pas sinjalizimeve se disa të dënuar posedonin sende të ndaluara.
Qeveria amerikane u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Ukraina teksa kanë pohuar se shumë shpejt situata mund të dal jashtë kontrollit. Por, jo të gjithë qytetarët amerikanë që jetojnë në shtetin ukrainas po ia “varrin veshin” këshillave që vijnë nga vendlindja e tyre. Perëndimi ka hedhur poshtë pretendimet ruse për një tërheqje të pjesshme të trupave dhe zyrtarët amerikanë vazhdojnë të besojnë se Moska mund të sulmojë në çdo kohë. Por disa amerikanë nuk besojnë në një sulm në shkallë të gjerë ndaj Kievit, pavarësisht paralajmërimeve nga burime të inteligjencës të cituara në media. Çështja…
Kurt Kola, i ndarë nga jeta vetëm pak ditë më parë, ishte një korife qëndrestar i shtresës së përndjekjes së madhe, përgjatë një gjysmë shekulli absurd. I ka provuar të gjitha sprovat e ferrit në lëkurën e tij, dhe në këto vite të hapjes së madhe të çlirimit të shoqërisë shqiptare, me sens kritik dhe intuitë të hollë, ka përcjellë herë pas here qasje, ide dhe kauza, me anë të botimeve të tij të pritura me kërshëri e vlerësim nga lexuesi dhe kritika. Kështu e përshkruan Dukagjin Hata, Kurt Kolën, ish i përndjekur politik i regjimit komunist dhe një nga…
Në gjysmën e parë të janarit, rreth 8.8 milionë punëtorë amerikanë duhej të qëndronin në shtëpi, për shkak të infektimit me COVID-19, ose përkujdesjes për dikë që u infektua. Kjo nuk është vetëm një rritje me mbi dy milionë njerëz nga viti në vit, por edhe mungesa më e madhe e fuqisë punëtore që nga fillimi i pandemisë, siç tregojnë shifrat. Ndërsa dimri i parë e goditi fort fuqinë punëtore në SHBA, me rreth 6.6 milionë punonjës që u detyruan të braktisin punën për shkak të virusit në janar. Fushata e vaksinimit masiv filloi më 14 dhjetor 2020 dhe deri…
Vala e re e pandemisë ka rritur sërish mungesat në punë. Prej dy vitesh kompanitë kudo në botë dhe në Shqipëri po vuajnë pasojat e kësaj situate në produktivitetin e tyre. Si e gjithë situata pandemisë ka ndryshuar thellësisht strukturën e tregut të punësimit në vend. Në ambientet e një banke në Tiranë radha është e shtuar. Në sportel është vetëm një punonjësve, ndërsa tjetra është bosh. Shefja e degës përpiqet të menaxhojë situatën, duke u justifikuar te klientët me mungesën e punonjësve për shkak se janë të infektuar me Covid-19. Numri i punonjësve që njoftuan se ishin të sëmurë…
Për ministren Elisa Spiropali e ka konsideruar një shpifje të politikës debatin e ditëve të fundit mbi inceneratorët. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Spiropali u shpreh se puna me inceneratorët nuk mund të mohohet pasi puna është aty dhe mund të shikohet lehtë. Sipas saj, asnjë zyrtar i PS nuk ka asgjë për të fshehur dhe se kushdo do përballet me drejtësinë.
Në fillim të pandemisë Covid-19, Ministrisë së Shëndetësisë iu akorduan shumë fonde në vazhdimësi me qëllim blerjen e monitorëve për pacientët, blerjen e respiratorëve, medikamenteve të shtrenjta që futeshin për herë të parë, testeve për të diagonstikuar e nevojave të ndryshme për të menaxhuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Por këto fonde u shpërdoruan. Një pjesë e tyre iu ndërrua dhe destinacioni, të tjerat nuk u përdorën në mënyrë efikase, të paktën këtë ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditi që ka kryer në Ministrinë e Shëndetësisë por dhe në institucionet e saj të varësisë. Bëhet fjalë…