Author: tirana

Një 38-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe për kultivim të lëndëve narkotike. Ky persona ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi: Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2000 bimëve narkotike, në fshatin Mukset, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e…

Read More

Policia e Tiranës ka prangosur një 30-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur me pistoletë të mbushur gati për qitje. Ai rezulton i dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë. Po ashtu u vu në pranga dhe shoku i tij, për moskallëzim krimi. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në rrugën “Ibrahim Rugova”, 30-vjeçarin duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez. Po ashtu u sekuestrua pistoleta me municion luftarak.

Read More

Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës për hartimin e buxhetit, por Bogdani thotë se debatet dhe mendimet e ndryshme janë të pritshme. Këshilli i Lartë i Prokurorisë u përfshi nga debatet gjatë mbledhjes plenare të së hënës në lidhje me mënyrën se si do të shpenzohej buxheti i vitit 2026, por edhe për pakënaqësi që lidhen me drejtimin. Duke marrë shkas nga vendimi i kryetares së KLP, Mirela Bogdani për të mos përfshirë në buxhet shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga një…

Read More

Irena Gjoka do të jetë gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen Meta, e cila kaloi në GJKKO më 29 gusht. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit. Dosja Meta përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Gjoka ka qenë edhe gjyqtarja e hetimit paraprak për dosjen e aferës Partizani, e cila ka caktuar po ashtu masat e sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, tashmë të pandehur. Gjoka ka qenë gjithashtu objekt i sulmeve të vazhdueshme të Berishës,…

Read More

Dy aksidente rrugore ndodhën njëri pas tjetrit pranë zonës së njohur si “Pushimi i shoferit” në Lushnjë, duke shkaktuar një të plagosur. Një aksident zinxhir ndodhi në kahun e lëvizjes drejt Fierit, ku një mjet tip Caddy përplasi një Benz nga mbrapa, i cili më pas goditi një tjetër Benz. Si pasojë, një person u plagos dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Aksidenti tjetër ndodhi në kryqëzim, ku një mjet tip Skoda përfundoi tek barriera e hekurt, por fatmirësisht pa pasoja për jetën e drejtuesit. Të dyja ngjarjet shkaktuan dëme materiale dhe rënduan qarkullimin në zonë. Policia…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se shtetet anëtare të aleancës kanë blerë armë vdekjeprurëse dhe mbrojtëse për Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një shumë totale prej 2 miliardë dollarësh. Këto blerje janë bërë në një periudhë shumë të shkurtër, vetëm brenda disa javësh, në kuadër të iniciativës së quajtur “Lista e Kërkesave të Prioritare për Ukrainën” (Prioritized Ukraine Requirements List). Kjo iniciativë është krijuar për të përshpejtuar procesin e furnizimit të ushtrisë ukrainase me pajisje të nevojshme për mbrojtje dhe për të përballuar agresionin rus. Ajo synon të sigurojë që Ukraina të marrë ndihmën…

Read More

Është arrestuar në Malin e Zi, 31-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ra shtetasi me iniciale M.D., për kultivim të bimëve narkotike. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.Njoftimi i policisë: Finalizohet faza e radhës e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Kapet në Malin e Zi dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, në Lezhë.Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë…

Read More

Zjarret shkrumbuan këtë vit 57 mijë hektar pyje e kullota në të gjithë Shqipërinë, sipas të dhënave të Sistemit Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje. Kërcënimi nga flakët po rritet çdo vit e më shumë si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe thatësirës së madhe. Në raportin vjetor të vitit 2024 të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thuhet se, “pritet që pyjet të preken në mënyrë të konsiderueshme nga ndryshimet e ardhshme klimatike”, që mund të sjellin më shumë zjarre, më pak pyje, ulje të produktivitetit e për pasojë reduktim i sipërfaqeve pyjore për disa lloje (bredhi, bredhi evropian, pisha skoceze…

Read More

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat. Në këtë nivel, paga minimale është jo vetëm më e ulëta në Europë (përjashtuar shtetet e ish Bashkimit Sovjetik), por dhe shumë më pak sesa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Paga më e lartë minimale në rajon është në Mal të Zi, me 670 euro në muaj. Në krahasim me katër vjet më parë, ky nivel është dyfishuar. Pas Malit të Zi, renditet Serbia, me një pagë minimale prej 618 euro…

Read More

Terrirori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu. Më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore dhe qëndrore. Pjesa e dytë e dites do vijojë me vranësira dhe shira në zonat malore duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët deri në 32°C vlera më e…

Read More

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do ndihen gati për te filluar histori dashurie me personat qe kane njohur para disa kohesh. Ekuilibri financiar do tronditet jashtë mase. Kujdes! Demi Do iu gjeni menjëherë zgjidhje problemeve ne çift gjate kësaj dite. Do jeni me bashkëpunues dhe me tolerante me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe nuk do e ndryshojnë as…

Read More

Këtë të martë është bërë publike lista me paratë e shpenzuara nga të gjitha klubet e Serie A. Në krye të listës qëndron Milan, ndërsa e fundit është Genoa, e cila ka vendosur të mos shpenzojë asnjë euro këtë merkato. Sipas Transfermarkt, Milan i cili ka qenë shumë aktiv ditët e fundit të merkatos, ka shpenzuar 164 milionë euro. Në vend të dytë është Juventus me 137.3 milionë euro, ndërsa mbyll podiumin Atalanta me 125.8 milionë euro. Një fakt interesant është ajo që ka ndodhur me Lazio-n, e cila e kishte të bllokuar merkaton hyrëse këtë verë, por ka shpenzuar…

Read More