Author: tirana

1/5 familje shqiptare merr borxh për të jetuar, dhe ky realitet është bërtitës. Një pjesë tek të afërmit e të tjerët në banka apo institucionet e mikrokredisë. Janë 24 për qind e familjeve që morën të paktën një hua vitin e shkuar. Shifra ra lehtë në raport me 2023-shin. Në sondazhin “Gjendja financiare dhe huamarrja e familjeve në Shqipëri” që Banka Qendrore ka realizuar rezulton se 35% e borxheve janë marrë për konsum. Hierarkia e nevojave që ka shtyrë shqiptarët drejt borxheve pasohet nga blerjet apo riparimet e banesave, zhvillimi i biznesit dhe studimet. Gati gjysma e huave të marra…

Read More

Besimplotë se do të marrin rezultate pozitiv në ndeshjet e muajit shtator. Për dy futbollistët Jasir Asani dhe Medon Berisha nuk ka justifikime. Skuadra po përgatitet maksimalisht dhe ekziston një frymë pozitive brenda grupit që i jep siguri se do të bëjnë mirë dhe mbi të gjitha ti marrin maksimumin kundërshtarit. ”Normalisht atmosfera është shumë pozitive, të gjithë jemi në maksimumin tonë, do përgatitemi për Letoninë sepse kemi një ndeshje miqësore dhe duhet të ta bëjmë maksimumin, duhet të përgatitemi të vijmë në formën më të mirë edhe pastaj me datë 9 duhet patjetër që t’i marrim ato tri pikë”,…

Read More

Diskutimi mbi projektbuxhetin e vitit pasues ka nxehur së tepërmi gjakrat në KLP. Në mbledhjen e së hënës, anëtari Sokol Stojani shigjetoi ashpër kryetaren e Këshillit, Mirela Bogdani, për mungesë të vizionit dhe për një drejtim katastrofik të këshillit. Stojani e ka vlerësuar si të pakuptimtë garantimin e pagave si prioritet dhe po ashtu, parashikimin e 15 “retreat-eve” për KLP, që janë në vetvete organizime disa-ditore jashtë institucionit, kryesisht udhëtime jashtë kryeqytetit. ”Po e konsideroj si kohë pushimesh dhe vape, si argumente të prezantuara në kohë pushimi dhe vape. Por më thua se ne kemi prioritete, dhe prioriteti ishte garantimi…

Read More

Klubet e Premier League kanë thyer çdo rekord historik në shpenzimet e merkatos së verës, duke kaluar shifrën 3 miliardë paund, shumë më e lartë se rekordi i mëparshëm prej 2.4 miliardë paund në vitin 2023. Rekordi kombëtar u vendos nga Liverpool, që pagoi 125 milionë paund për Alexander Isak, ndërsa më herët kampionët e Anglisë kishin blerë Florian Wirtz për 100 milionë paund, një marrëveshje që me bonuset mund të shkojë deri në 116 milionë. Veç këto dy lëvizje e çuan shifrën e shpenzimeve të klubit në rreth 400 milionë paund. Fjala është për një “stuhi perfekte” faktorësh që…

Read More

Shqipëria merr për herë të parë drejtimin e Komitetit Monitorues të programit “Interreg Europe”, duke u bërë vendi i parë kandidat për Bashkimin Europian që mban këtë rol. Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës e konsideroi këtë “një hap historik që reflekton rritjen e rolit tonë në bashkëpunimin ndërajonal evropian”. “Me 34 partneritete aktive dhe mbi 30 organizata pjesëmarrëse, Shqipëria po kontribuon realisht në fusha si tranzicioni i gjelbër, inovacioni territorial dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore”, thuhet në njoftimin për shtyp. Në dhjetor 2025 Tirana do të presë mbledhjen e radhës të Komitetit me përfaqësues…

Read More

Në Universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit një studente e veçantë po kryente procedurat e regjistrimit në degën e psikologjisë. Saimira Belba, 55 vjeçe nënë e tre fëmijëve, këtë vit akademik vendosi të realizojë ëndrrën e saj të rinisë për të ndjekur studimet në psikologji. Pas gati 38 vitesh shkëputje nga shkolla, Saimira vendosi t’i rikthehet sërish studimeve tashmë edhe me bagazhin e eksperiencës së jetës së saj dhe kontakteve me njerëzit, që me sa duket e kanë shtyrë të realizojë ëndrrën e saj. Ndonëse në fund të moshës së mesme, Saimira ka dëshirë që kualifikimin në psikologji ta përdorë të…

Read More

Gripi agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku Skënder Brataj, i cili paralajmëroi fashat më të rrezikuara për të marrë masa mbrojtëse. Brataj paralajmëron rritje dhe përhapje të këtij gripi, por nuk e shikon situatën alarmante, teksa sugjeron vaksinimin nga gripi për ata që rrezikojnë përfshirë edhe mjekët. ”Nuk është grip ndryshe, por ka veti të mutacioneve prandaj çdo vit këshillohet vaksina. I referohemi fashave në rrezik që nga të vegjlit, të moshuarit që kanë mekanizmat mbrojtës dhe imunitetin më të ulur dhe njerëzit me sëmundje bashkëshoqëruese. Këto janë…

Read More

Krujë/Në kuadër të planit operacional policor anticannabis, të koduar “Koordinata”, goditen 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike. Identifikohen autorët e të dyja rasteve në fshatin Bilaj, dhe asgjësohen bimët narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i punës kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat: -u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij; -u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në një postim në Facebook një zbulim arkeologjik në zonën e Bulqizës, konkretisht në fshatin Strikçan. Sipas tij, bëhet fjalë për një gërmim të rrallë që ka sjellë në dritë varrin e parë monumental të periudhës romake të zbuluar ndonjëherë në Shqipëri. Monumenti, i ndërtuar në formën e një mausoleumi, ka përmasa mbresëlënëse – rreth 9 metra me 6 metra, dhe përfshin një dhomë funerare me lartësi 2.4 metra. Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë zbulim është një mbishkrim bilingual romak, i cili i kushtohet personit të varrosur, një individ me…

Read More

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Afganistan ka kaluar 1400, ndërsa mbi 3000 persona janë plagosur. Talebanët i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë emergjente, pasi vendi po përballet me pasojat e një prej fatkeqësive natyrore më të rënda në vitet e fundit. Tërmeti me magnitudë 6 ballë goditi provincën lindore Kunar, në kufi me Pakistanin, mbrëmjen e së dielës, duke shkatërruar plotësisht fshatra të tërë të ndërtuar me baltë dhe gurë në lugina të pjerrëta. Zëdhënësi i qeverisë së talebanëve, Zabihullah Mujahid, konfirmoi shifrat të martën, duke theksuar se numri i të vdekurve pritet të rritet më…

Read More

Një 55-vjeçar serb u ndalua në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për krime ekonomike. Gjatë shkëmbimit të të dhënave me autoritetet gjermane, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Mainz, për vepra penale që lidhen me evazion fiskal dhe përfitim të paligjshëm të pagave dhe shpërblimeve të personave të tjerë. Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët gjermanë, ka nisur procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit drejt Gjermanisë. PKK Morinë Tentoi të hynte në Republikën…

Read More

Një dyqan është grabitur në Prrenjas më 1 shtator. Sipas informaocioneve paraprake nga policia, dyshohet se është vjedhur një shumë parash. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurale në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Read More