Author: tirana

Ekipet e emergjencave, që punuan në terren në betejën me vatrat e zjarrit në vendin tonë, do të shpërblehen. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Janë liruar nga detyra 3 zëvendësministra, Ceno Klosi, Ilva Gjuzi dhe Romina Kuko. Të tre zëvendësministrat e liruar nga detyra janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 11 majit të këtij viti. Njoftimi i plotë Gjithashtu, Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në përbërjen e disa institucioneve: U lirua nga detyra znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit; U lirua nga detyra z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; U lirua nga detyra znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshme.

Read More

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se është në të mirë të opozitës që të ketë sa më shumë grupe parlamentare në Kuvend. Për të nëse do të ketë më shumë grupe parlamentare të opozitës, kjo i jep një lloj frymëmarrje pakicës në Kuvend. Mediu gjithashtu hodhi poshtë zërat që sipas tij qarkullojnë në media, se PD-së po i ikin deputetë për të formuar grupe të tjera parlamentare. ”Unë nuk pres ndonjë Parlament funksional, sepse një qëllim i Ramës ka qenë për ta shpërfytyruar Kuvendin e Shqipërisë, për të mos i dhënë atij autoritetin ligjor dhe kushtetues që ka.…

Read More

Investimet në infrastrukturën rrugore kanë shkurtuar ndjeshëm distancat mes qyteteve, si dhe kanë rritur sigurinë rrugore. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video të disa prej këtyre investimeve, duke nisur nga tuneli i Llogorasë, Rruga e Arbrit, aksi Korçë-Ersekë, Unaza e Madhe e Tiranës, autostrada Thumanë-Kashar etj. “Rrugët kombëtare të reja, një buqetë e infrastrukturës shqiptare që ka shkurtuar distancat”, shkruan Kryeministri, krahas pamjeve. Në mesin e muajit mars të këtij viti përfunduan punimet për ndërtimin e Tunelit të Murrizit me gjatësi prej 3,78 kilometrash. Hapja e tunelit të Murrizit e bëri të aksesueshme edhe të gjithë Rrugën e Arbrit,…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e Ballkanit Perëndimor në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, ku bashkë me homologë të rajonit diskutuan rreth temës ”Rajoni larg të rinjve: Koha për ndryshim”. Në fokus të këtij paneli ishte nevoja për fuqizimin e të rinjve në rajon në procesin e integrimit evropian dhe për t’i bërë pjesë aktive të zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe demokratik. Ai nënvizoi se të rinjtë janë motori i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor dhe përfshirja e tyre në procesin e integrimit evropian është e pazëvendësueshme.…

Read More

Noizy po vazhdon të ndërtojë një profil gjithnjë e më të gjerë në skenën muzikore ndërkombëtare. Këtë herë ai ka zgjedhur një bashkëpunim ndryshe nga zakonisht, jo me një reper, por me këngëtarin e njohur grek Konstantinos Argiros. Projekti titullohet “Nero”, e cila publikohet me 5 shtator, dhe vetë Noizy e ka cilësuar si një krijim të veçantë. Ky bashkëpunim pritet të forcojë edhe më tej lidhjen muzikore mes artistëve të rajonit dhe të hapë horizonte të reja për publikun e gjerë që ndjek me kuriozitet çdo hap të reperit shqiptar. Brenda muajit ai ka paralajmëruar edhe një tjetër surprizë,…

Read More

Efektivi 26-vjeçar Klajdi Mustaj, i cili shpëtoi personat në një automjet që u aksidentua në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier dhe rrezikoi të shpërthente në flakë, ka një histori familjare të mbushur me vepra të mira. Rrethuar nga dashuria e gjyshërve, nuk zhgënjeu. Gjyshi nga babai me gradën kapiten i parë në prapavijën e Ministrisë së Brendshme. Gjyshi nga nëna gjeneral. Të dy i kishin mësuar të bëjë vetëm mirë në jetë. Kur nevoja e deshi, Klajdi Mustaj, sot 26-vjeçar, e vuri në zbatim. “Nuk ishte rastësisht, është edukuar në një me një frymë të tillë që…

Read More

Miklovan Dakaj është gjetur i pajetë në Marbella të Spanjës. Trupi i pajetë u konstatua pranë brigjeve të detit. Interpol Tirana është në komunikime të vazhdueshme me autoritetet spanjolle në lidhje me hetimet për këtë rast. Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë shkruar edhe mediat spanjolle, sipas të cilave 30-vjeçari nga Shkodra mund të jetë vrarë. Autoritetet spanjolle kanë marrë kampionë gjenetikë të vëllait dhe vajzës së 30-vjeçarit me origjinë nga Shkodra dhe pritet që ekspertiza të zbulojë përgjigjen e analizave në ADN-së. Kjo pasi deri më tani, familjarëve të të riut, si në Spanjë ashtu edhe në Shkodër nuk…

Read More

”Big Brother Kosova Vip 4” pritet të nisë së shpejti dhe përgatitjet për këtë edicion tashmë veç kanë filluar. Moderatori i njohur i spektaklit, Alaudin Hamiti ka ndarë së fundmi një detaj të rëndësishëm përmes një story në Instagram. Ai ka zbuluar se për këtë edicion, shtëpia do të jetë krejtësisht e re, e rimodeluar dhe e përshtatur për surprizat që i presin banorët dhe publikun. Megjithatë, edhe pse hapësira do të ndryshojë, Hamiti theksoi se rregullat do të mbeten të njëjta: një lojë e fortë, izolim total dhe garë e vërtetë për çmimin e madh. BBVK ka arritur të…

Read More

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ndodhet në Amerikë, aty ku pritet të ketë një takim të nivelit të lartë. Zyra e shtypit në Departamentin Amerikan të Shtetit bën me dije se kreu i SPAK në orën 16:30 (22:30 me orën shqiptare) do të pritet në takim nga zyrtari i lartë i Byrosë për çështjet evropiane dhe euro-aziatike Brendan P. Hanrahan. Takimi i nivelit të lartë që është përfshirë në agjendën zyrtare publike të DASH do të zhvillohet pa praninë e mediave. Kjo vizitë e Dumanit vjen vetëm dy javë para se KLP, në datë 15 shtator të…

Read More

Dikur bashkë, por sot përballë. U përjashtuan për shkak të sherrit, Rabiot dhe Rowe vihen përballë njëri-tjetrin si kundërshtarë. Një përleshje e dhunshme pas humbjes 0-1 ndaj Rennes e ka kthyer rivalitetin e tyre në një konflikt personal. Presidenti i Olympique de Marseille, Pablo Longoria, e përshkroi incidentin si “diçka e paprecedentë, e dhunshme dhe shumë agresive, që shkoi përtej të gjitha kufijve”. Për këtë arsye, vendimi për të nxjerrë të dy lojtarët në treg u bë i menjëhershëm: Rowe u bashkua me Bologna, ndërsa Rabiot iu bashkua Milanit, me kërkesë të trajnerit Max Allegri, admirues i madh i mesfushorit…

Read More

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e homazheve të lamtumirës së fundit ndaj regjisorit dhe personalitetit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Kreu i Shtetit vendosi kurorën me lule në arkëmortin e Dhimitër Anagnostit, si dhe i shprehu ngushëllime bashkëshortes së tij, artistes Roza Anagnosti, dhe familjarëve. Begaj e cilësoi ndarjen nga jeta të regjisorit Anagnosti si shuarjen e një ylli nga plejada e artistëve të mëdhenj shqiptarë, ndërsa u shpreh se arti i tij do të vazhdojë të magjepsë shqiptarët. Në respekt të ditës së zisë kombëtare për ndarjen nga jeta të artistit Dhimitër Anagnosti, Institucioni i Presidentit të…

Read More