Author: tirana

Evropa duhet të zgjohet ndaj rrezikut të krijimit të një qendre të re të kokainës në Afrikën Perëndimore, e ndërtuar nga bandat kriminale të Ballkanit Perëndimor. Në shikim të parë, portet në zhvillim të Afrikës Perëndimore dhe nëntoka kriminale e Ballkanit Perëndimor duken si dy botë të ndryshme. Megjithatë, një vështrim më i afërt brenda një kontenieri me lëvozhga kakaoje – një nga eksportet kryesore të Afrikës Perëndimore – zbulon një ngarkesë tjetër: kokainën. Që nga viti 2019, grupet kriminale me origjinë nga Ballkani Perëndimor janë drejtuar gjithnjë e më shumë drejt Afrikës Perëndimore si një rrugë kyçe tranziti për…

Read More

Regjisori i njohur Gëzim Kame e konsideroi një person me inteligjencë dhe kulturë të jashtëzakonshme regjisorin e ndjerë Dhimitër Anagnosti. “Puna e tij si regjisor ishte e jashtëzakonshme. Karakteret në filmat e Anagnostit janë legjendare për filmin shqiptar. Do të mbahet mend si një nga kineastët më të mëdhenj. Kishte inteligjencë dhe kulturë të jashtëzakonshme. Duhet të mendoheshe kur të flisje me të. Nuk ishte “diktator”, ai që është kërkues. Është këmbëngulës për të gjetur të bukurën, të mirën, të mençurën e të drejtën.”, u shpreh ai. Sot po zhvillohen homazhet në nder të regjisorit të shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti.…

Read More

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij janë marrë nën hetim nga prokuroria. Ata janë nën akuzë për 3 vepra penale nga Prokuroria e Beratit për ‘nxjerrje sekreti shtetëror’, ‘mbajtja e armëve’ e ‘Organizimin e lojërave të fatit’. Njoftimi i Prokurorisë së Beratit Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte mes personaliteteve që morën pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Dhimitër Anagnostit. Me një buqetë të vendosur pranë arkmortit të Anagnostit dhe në heshtje respekti, Rama nderoi figurën e mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare dhe shprehu ngushëllimet e tij. Rama la edhe një mesazh lamtumire në librin e dedikuar për Anagnostin, pas takimit me familjarët e regjisorit të shquar.

Read More

Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Pas depozitimit të ankimimit në Kolegjin Zgjedhor, ky i fundit ka caktuar Lutfije Celamin si relatore të çështjes së kundërshtimit nga ana e opozitës. Në padi, koalicioni opozitar i 11 majit, PD-ASHM kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me argumentin se procesi është shoqëruar nga shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë atë “jo të lirë dhe jo të ndershëm”. PD-ASHM i kërkoi Kolegjit…

Read More

Ish-Presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest me burg”, ndërsa është caktuar që seanca për këtë kërkesë të mbahet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në datën 8 shtator. Kerkesa Meta 1Njoftimi: Ju vëmë në dijeni, se më datë 08.09.2025, ora 10:00, në sallën e gjykimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar gjykimi në shkallë të dytë, i kërkesës penale, me nr. 194 regjistri themeltar, me: ANKUES: Ilir Metaj OBJEKTI: Ankim ndaj vendimit nr. 546, datë 13.08.2025, të Gjykatës…

Read More

Sot po zhvillohen homazhet në nder të regjisorit të shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti. Familjarë, kolegë apo qytetarë kanë mbërritur në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit.Homazhet pritet të zhvillohen deri në orën 13:00. Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.Kush ishte Dhimitër Anagnosti?Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-P. S., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi iu konstatua e hapur në celular, një faqe për lojëra fati të kundërligjshme;-I. D., 22 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur në çantë dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një…

Read More

Bilanci i aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Fier–Vlorë, në vendin e njohur si “Kripa” në Panaja, është rënduar më tej. Raportohet se ka ndërruar jetë pasagjeri që u plagos rëndë në përplasjen mes një automjeti tip “Dacia” dhe një kamionçine, duke e çuar në dy numrin e viktimave. Pasagjeri, i cili u transportua në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Vlorës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Kujtojmë se aksidenti i rëndë ditën e djeshme, ku humbi jetën në vend drejtuesi i kamionçinës, një 62-vjeçar, pas përplasjes…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar se bizneset do të kenë afat deri më 31 Maj 2026 të paguajnë taksat dhe tarifat vendore. Deri tani afati ka qenë 20 Prill. Sipas drejtorisë të taksave vendore, ky ndryshim është vendosur me Vendimin nr.59 datë 24.07.2025, të Këshillit Bashkiak Tiranë. Mbështetur në ndryshimet e miratuara nga Këshilli Bashkiak, pas datës 31 Maj, po ashtu çdo detyrim i ri paguhet brenda 15 ditësh nga lindja e tij. Ndërsa për bizneset e reja, pagesa nis nga muaji i regjistrimit, në Qendrën Kombëtare të Biznesit. “Për kategorinë II. “Biznesi” detyrimi paguhet…

Read More

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat. Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 89-vjeçare, ndërsa ditën e sotme janë planifikuar homazhet për të në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Njoftimi: Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e martë, datë 2…

Read More