Pesë persona kanë humbur jetën gjatë natës në Ukrainë dhe Rusi si pasojë e shkëmbimeve intensive me dronë dhe raketa midis dy vendeve, ndërsa përpjekjet për një armëpushim vijojnë të dështojnë. Zyrtarët ukrainas konfirmuan se Rusia qëlloi mbi 200 dronë dhe rreth 30 raketa, duke goditur kryesisht rajonin e Dnipropetrovsk, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Në Rusi, autoritetet lokale në Rostov njoftuan se dy persona vdiqën pas një sulmi me dron ukrainas që përfshiu një makinë në flakë. Sulmet ndodhën paralelisht me përditësimet nga të dyja palët për zhvillimet në front. Rusia deklaroi…
Author: tirana
Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe “Nenin Basha”. Por edhe aleatë të tij nuk kanë mbetur shumë të kënaqur me rezultatin, edhe pse përsa i përket çështjes të largimit apo jo të Berishës, shpesh flasin “me arra në gojë”. Por ai që duket se nuk mungon edhe të lëshojë ndonjë ‘batutë’ herë pas here, është kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Me një postim të fundit në rrjetin social Facebook, ai ironizon dhe tall Berishën dhe PD, duke thënë se në…
Aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë, ku po vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre. Në terren janë angazhuar afërsisht 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje, nën koordinimin e Shefit të Shtabit të Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Nën koordinimin e AKMC po sigurojmë mbështetjen e mjeteve të Forcës Ajrore në disa zona si Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë, me 5 helikopterë të përfshirë në operacione në këto momente. Deri tani janë neutralizuar 9 vatra zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të…
Finlanda ka regjistruar 14 ditë radhazi temperatura që tejkalojnë 30 gradë Celsius, duke vendosur një rekord të ri kombëtar për motin dhe duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 1972, raportoi Instituti Meteorologjik Finlandez, sipas “Helsinki Times”. Pragu u kalua sërish dje në Parikala, ku temperaturat arritën në 30,3 gradë Celsius. Rekordi i mëparshëm për 13 ditë radhazi – mbi 30 gradë Celsius – u regjistrua në vitin 1972. Kjo është vala më intensive dhe e qëndrueshme e të nxehtit në historinë e Finlandës, e cila daton që nga viti 1961. Periudha e gjatë pa shi e ka lënë pjesën…
Zjarr i përmasave të mëdha në Parkun Kombëtar të Prespës në zonën e Pustecit. Vatra ka marrë përmasa gjatë minutave të fundit duke u përhapur në pyll. Zjarrfikësit e bashkisë Pustec, forca të tjera nga shërbimet publike, ADZM dhe policia kufitare ndodhen në terren, situata paraqitet shumë e vështirë për shkak të përhapjes së madhe të vatrës. Janë më tepër se 50 forca në terren që po bëjnë të mundur ndërhyrjen për izolimin fillimisht të flakëve, por situata mbetet kritike.
Strukturat e sektorit energjetik kanë rritur gatishmërinë në rang vendi, për të minimizuar problemet e furnizimit me energji, në kushtet e rritjes së temperaturave. OST dhe OSSH, po ndërveprojnë ngushtësisht për të eleminuar sa më shpejtë pasojat që sjell rritja e konsumit dhe regjjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve elektrike. Konkretisht: Linja 110kV Elbasan – Kusath u stakua për shkak të dëmtimit të transformatorit të rrymës, problem që u zgjidh menjëherë nga grupet e OST, duke zëvendësuar në kohë rekord pajisjen. Në Bistricë, nënstacioni 110/35kV pati problem me transformarorin, duke sjellë stakim të energjisë elektrike deri në 15 minuta…
Gjykata e Fierit rishikon masat për katër zyrtarët që shpërdoruan detyrën në bashkinë e Fierit. Gjykata, bazuar në nenet 228, 229, 232, 237, 240 dhe 248 KPP, pasi dëgjoi palën kërkuese, personat nën hetim dhe mbrojtësit e zgjedhur prej tyre me deklarim në seancë gjyqësore; V E N D O S I : 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për marrje në pyetje të personave nën hetim A. H, A.C, M. D dhe V.Ç. 2. Të vijojë zbatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”,…
Për shkak të temperaturave shumë të larta, situatë kritike paraqitet me zjarrin në Bulqizë, i cili po përhapet me shpejtësi të madhe. Përveç pyjeve po rrezikohen disa banesa në Plani i Bardhë dhe Bulqizë. Për shkak të përhapjes së flakëve me shpejtësi, zjarrëfikset e Klosit, Bulqizës e Dibrës e kanë të pamundur pērballimin e situatës, për shkak të përhapjes së flakëve. Prefekti Shehu dhe krytarja e bashkisë Klos, Valbona Kola kërkuan ndërhyrje nga ajri për stabilizimin e situatës.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, me pasojë në jetë njerëzish. Dy mjete, Range Rover dhe Mercedez Benz, janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa i vdekur ka mbetu një 10-vjeçar, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në njërën prej mjeteve ndodheshin dy ukrainas, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Shqipëria po përballet me një valë të përhapur zjarresh në të gjithë territorin, ku deri në orën 13:00 janë evidentuar 26 vatra, nga të cilat 17 janë ende aktive, ndërsa 9 janë nën monitorim. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 634 forca bashkiake, 284 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe 36 mjete zjarrfikëse. Zonat më të prekura përfshijnë: Qarku Dibër: Vatra aktive në Parkun Kombëtar të Lurës, Zall Gjoçaj dhe Livadhet e Peladhisë. Ndihmë ajrore është kërkuar për zonat më të vështira. Qarku Vlorë: Flakët vazhdojnë në Dukat, Kalasë (Delvinë), Ploç, Sevaster dhe Markat (Konispol). Për shkak…
Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Markat, në Bashkinë Konispol, duke shkaktuar djegien e një banese dhe duke rrezikuar seriozisht të tjera objekte të banuara në zonë. Banorët janë larguar me urgjencë nga shtëpitë, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve vazhdojnë në kushte të vështira. Zjarri ka nisur ditën e djeshme në fshatin Ninat, por shërbimet zjarrfikëse të Konispolit, së bashku me banorët, arritën ta neutralizonin pas ndërhyrjes intensive gjatë gjithë natës. Megjithatë, sot vatra është riaktivizuar në zonën e Markatit, duke marrë përmasa të rrezikshme për jetën dhe pronën. Aktualisht në terren…
Policia e shtetit dhe agjentë të BKH kanë ushtruar mbrëmjen e djeshme një aksion të shtrirë në Tiranë, Vlorë dhe Palasë. Jnë lëshuar shtatë masa sigurie për persona që dyshohet të përfshirë në çështje të trafikut të drogës. Aksioni është iniciuar pas informacioneve të dala nga përgjimet në aplikacionin SKYECC. Ndërkohë sot mësohet se janë sekuestruar edhe dy automjete luksoze.