Author: tirana

Artistja Tayna ka ndarë një postim të ndjerë me ndjekësit e saj, ku ka folur për emocionet që i sjell suksesi i saj muzikor. “Shumë është ndjenjë e mirë me ni këngën tonë nëpër vendet që i ke ëndrru ose je kon kur je kon e vogël nëpër botë. God is great!”, ka shkruar artistja. Në vijim, reperja ka treguar se kjo përvojë i ngjan një procesi shërimi të brendshëm, duke e cilësuar si një moment kur fëmijëria e saj gjen paqe. Ajo ka shtuar: “Ndjehet si shërim i fëmijës së brendshëm. U bëra gjithçka që kam thënë kur isha…

Read More

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk u mbajt, për shkak të mungesës së kuorumit. Të pranishëm, përveç Bashës, ishin dy nënkryetare: Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Emilja Rexhepi nga partitë joserbe, por munguan ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me rregulloren e punës së Kuvendit, mbledhja zhvillohet kur janë të pranishëm shumica e anëtarëve të Kryesisë. Nënkryetari i pestë nga komuniteti serb nuk është zgjedhur. Mbledhja e Kryesisë u thirr nga Basha – i cili e shpalli të përfunduar seancën konstituive…

Read More

Në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, ka ndodhur një aksident i rëndë. Një mjet tip kamionçinë, me targa AB498L Y është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, pasi kabina e kamionçinës është dëmtuar rëndë dhe personi i mbetur brenda nuk mund të nxirret lehtësisht.

Read More

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa thotë se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i mirë dhe që momenti aktual duhet shfrytëzuar. I pranishëm në Forumin e Bledit në Slloveni për të folur për zgjerimin e BE-së, Costa ndër të tjera theksoi se të gjithë udhëheqësit e BE duhet të bëjnë detyrën e tyre për këtë proces, ndërsa vendet e Ballkanit duhet të përshtaten me mendësinë e tejkalimit të konflikteve historike. ”Në vitet që vijnë duhet ta përgatisim BE për zgjerimin. Do jetë diçka që ja vlen. Është investimi më i mirë që mund të…

Read More

Kryeministri Edi Rama në Forumin e Bledit, tha se Shqipëria ka objektiva të qarta për të realizuar kriteret që duhen për të mbyllur procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda vitit 2027. ”Pastaj janë shtetet anëtare dhe pjesë tjetër e procesit. Ne po ecim përpara dhe nuk po bëjmë pyetje”, tha Rama në fjalën e tij. ”Në Bled vjen të ndash vizionin dhe pastaj shkon në Bruksel dhe duhet të jesh një nxënës shumë i zellshëm”. Rama shtoi se procesi i anëtarësimit mbetet tepër i rëndësishëm dhe datat nuk janë thelbësore. ”Nuk ka vend për nxitim, sepse besoj që pjesa…

Read More

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Forumin e Bledit në Slloveni, gjatë fjalës tha se Europa duhet të jetë udhëkryqi ku kalojnë të gjithë. Për të Europa duhet të jetë më e hapur ndaj botës dhe të krijojë miqësi edhe me shtete të tjera që mendojnë ndryshe. Po ashtu kreu i qeverisë nënvizoi se kontinenti i vjetër duhet të krijojë miq përpara se të bëjë aleatë strategjik. Ndoshja kjo mënyrë, u shpreh Rama, mund të parandalojë edhe luftëra në të ardhmen. ”Kur shikon këtë botë që zhvillohet e lëviz me një shpejtësi të pabesueshme, pyetja që i bën vetes është…

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se ankimimi i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nga Komisioni Rregullator, në Kolegjin Zgjedhor, i jep Partisë Demokratike mundësinë që të shtyjë edhe për afro 2 javë bërjen transparente të kontratës me konsulentin elektoral nga SHBA, Chris LaCivita. ”Përfiton përkohësisht në 2 aspekte politike, zgjat 10 ditë apo 2 javë konstituimin e Kuvendit dhe nga ana tjetër zgjat edhe deklarimin e shpenzimeve në fushatën elektorale sepse sipas ligjit për financimin e partive, 60 ditë pas shpalljes përfundimtare të rezultatit, duhet të paraqesin faturën e shpenzimeve, qoftë edhe për mbështetjen e të huajve,…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për lidhje të dyshimta me biznesmenin Aleksandër Soros, duke kërkuar hetim ndërkombëtar mbi udhëtimet e tyre. Berisha shprehu dyshime për fluturimet e shpeshta me avionë çarter të Edi Ramës dhe Aleksandër Sorosit në Shqipëri, duke aluduar se në këto udhëtime mund të jenë transportuar valixhe diplomatike me para dhe drogë. Pjesë nga fjala e Berishës: Vetëm pak vite më parë, Delina Fico do merrte nga fondacioni apo instituti East-Ëest, 10 milionë euro të taksapaguesve amerikanë.Edi Rama nuk flet asnjë fjalë.Edi Rama hesht si fija e barit.Edi Rama…

Read More

Në Slloveni është zhvilluar edicioni i 20-të i Forumit Strategjik të Bledit. Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në diskutimin e mbajtur mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. “Kur vjen fjala për ne dhe për mua që përfaqësoj vendin tim është paksa më ndryshe. Nëse kryeministri slloven do të thoshte çfarë mendon për Brukselin ka shumë për të humbur. Ne nuk kemi dhe duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim”, tha ai, duke shtuar se kur vjen puna që të ndjekim Europën jemi shumë besnik.

Read More

Një 31-vjeçar nga fshati Çermë e Sipërme është proceduar penalisht nga policia e Divjakës, pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan një sëpatë dhe një thikë. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Xh., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 1 sëpatë dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet…

Read More

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e caktuar më herët nga Gjykata. Kryemadhi është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, të njëjtat akuza për të cilat është arrestuar edhe ish-presidenti Ilir Meta, tashmë ish-bashkëshorti i saj dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë.

Read More

Penguan qarkullimin në Unazë të Madhe, pasi ndaluan automjetet e destinuara për ceremoni martesore, procedohen penalisht 2 shtetas dhe punohet për shoqërimin e personit të tretë. Vijojnë kontrolle për kapjen dhe identifikimin e drejtuesve të 4 automjeteve të tjera, të përfshirë në këtë rast. Gjithashtu, punohet për sekuestrimin e automjeteve, të cilat nga verifikimet e deritanishme rezultojnë të marra me qira. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, si rezultat i administrimit të disa pamjeve filmike të publikuara më datë 24.08.2025, në të cilat shfaqeshin disa automjete të dekoruara për ceremoni martesore, të ndaluara në Unazë të Madhe, të cilat kishin…

Read More