Ministria e Arsimit dhe Sportit me një udhëzim të veçantë ka përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të në institucionet arsimore parauniversitare. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në mesazhin drejtuar nxënësve, mësuesve, prindërve dhe gjithë komunitetit, tha se shkolla duhet të jetë një hapësirë e sigurt dhe e përqendruar tek mësimi.“Shkolla është vendi ku ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, është hapësira ku duhet të mbizotërojë kujdesi, përqendrimi dhe respekti për njëri-tjetrin dhe mësimin që kryhet në klasë. Prej disa vitesh ne kemi pasur si rregull që telefonat…
Author: tirana
Një 26-vjeçar nga Pogradeci është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë në një dyqan në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: -shpallën në kërkim shtetasin E. R., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë në një dyqan në lagjen nr.3, Korçë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan ka shkuar në më shumë se 800 të vrarë. Ndërsa mbi 2,800 persona rezultojnë të plagosur. Autoritetet shprehen të shqetësuar për shkak se rreziku që numri i viktimave të rritet është shumë i lartë. Tërmeti me magnitudë 6 të shkallës Rihter goditi gjatë natës Afganistanin, ndërsa rreth 6 fshatra janë shkatërruar. Ekipet ndërkombëtare gjithashtu po ofrojnë ndihmë emergjente dhe po mbështesin trajtimin e të plagosurve në Afganistan. OKB-ja tha se ekipet e saj në Afganistan po “ofrojnë ndihmë emergjente dhe mbështetje për shpëtimin e jetës”.
Vijojnë veprimet e policisë për sherrin e djeshëm ku kanë mbetur të plagosur 3 persona. Mëngjesin e sotëm policia ka filluar të marrë në pyetje si të dëmtuarit, ashtu dhe të ndaluarit. Kjo për shkak se shumica e të arrestuarve të përfshirë në këtë sherr masiv kanë qenë të dehur. Është lënë mëngjesi i sotëm për të marrë dëshminë e tyre. Gjithashtu sot do të merret dëshmia edhe e personave të dëmtuar. Burime të policisë thonë se pala e dëmtuar ka qenë më e dehur. Ndërkohë tre te ndaluarit Ilir Shuku 54 vjeç, Dritan Pine 52 vjeç, Gersi Dervishi 37…
Autoritetet ukrainase dyshojnë për përfshirje ruse në vrasjen e ish-kryetarit të parlamentit, Andriy Parubiy, i cili u qëllua për vdekje në qytetin perëndimor të Lvivit fundjavën që lamë pas. Kreu i policisë ukrainase, Ivan Vyhivskyi, tha se hetimet paraprake tregojnë se sulmi nuk ishte i rastësishëm dhe se pas tij fshihet një motiv politik me gjurmë të qarta nga Rusia. “Ne e dimë që ky krim nuk ishte aksidental. Ekziston një përfshirje ruse. Të gjithë do të mbahen përgjegjës para ligjit”, shkroi Vyhivskyi në një postim në Facebook. Parubiy, një nga figurat më të njohura të politikës ukrainase, ka mbajtur…
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm për funksionimin e institucionit ligjvënës, edhe pse ende nuk dihet se kush do të marrë pjesë. Mbledhja u thirr të shtunën nga kryetari Dimal Basha, i cili e shpalli të përfunduar seancën konstituive, megjithëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb. Në tri vazhdime të seancës, kandidatët e këtij komuniteti nuk arritën të siguronin 61 votat e nevojshme. Sipas rregullores së punës së Kuvendit, seanca konstituive përfundon vetëm me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve. Katër nënkryetarë – tre nga komuniteti shqiptar dhe një nga…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të një prej figurave më të mëdha të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, duke e cilësuar atë si një personalitet të rrallë që i dha dinjitet artit dhe kulturës sonë kombëtare. Në mesazhin e tij, ai e përshkruan Anagnostin si kineast, regjisor, skenarist dhe mendimtar të shquar, që la pas një vepër të ndritur me vlera universale, që do të vazhdojë të frymëzojë brez pas brezi. Postimi i plotë:Në panteonin e kulturës kombëtare dhe artit të kinemasë shqiptare, Artisti i Popullit, Dhimitër Anagnosti, do të mbetet përjetësisht i…
Afganistani u godit nga një tërmet i fortë duke shkaktuar qindra viktima. Deri më tani sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, të paktën 622 persona kanë humbur jetën. Tërmeti ishte me magnitudë 6, ndërsa dëmet janë shkatërrimtare. Rreth 6 fshatra thuasje u rrafshuan. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Talibanëve, Abdul Matin Qani tha se vendi po përballet me një situatë të vështirë. Ekipet e shpëtimit janë angazhuar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë të lënduar dhe për të shpëtuar personat e bllokuar nën rrënoja.
Presidenti Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Në një postim në rjetet sociale, Begaj shkruan se shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti i madh i regjisorit të madh. “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll.Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti!Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, – u shpreh Presidenti Begaj. Dhimitër Anagnosti lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936. Kreu shkëlqyeshëm gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik – VGIK, Moskë (1954-1960),…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur shqiptar Dhimitër Anagnosti. Ai e cilëson Anagnostin babanë e kinemasë shqiptare dhe mjeshtër i shumërespektuar nga të gjithë. “Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e…
Bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin mbrëmjen e së dielës është rritur ndjeshëm. Ministria e Brendshme e Talibanëve konfirmon se 610 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,300 të tjerë janë plagosur. Tërmeti, me magnitudë 6.0, goditi provincën verilindore Kunar pranë kufirit me Pakistanin rreth orës 23:47 me orën lokale. Sipas Qendrës Gjermane për Gjeoshkencë, epiqendra u regjistrua në një thellësi prej 14 kilometrash dhe u pasua nga disa pasgoditje të forta, përfshirë një tërmet 5.2 ballë. Zonat më të goditura janë ato malore, ku banesat prej balte e guri janë shembur plotësisht, duke rrafshuar disa…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i Lëpushës, në Malësinë e Madhe. Mesazhi i Kryeministrit vjen si një thirrje për vetëdijësim mjedisor, duke nënvizuar rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për ruajtjen e natyrës, jo vetëm për të tashmen, por edhe për brezat që do të vijnë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES 😊dhe me këto pamje nga Lëpusha e Malësisë së Madhe, shoqëruar me thirrjen e natyrës sonë për të qenë të përgjegjshëm dhe të drejtë me brezat…