Author: tirana

Dy persona janë proceduar penalisht pasi dyshohet se shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur në zonën e plazhit. Gjithashtu në Prokurori janë referuar për vlerësim pesë raste të lypjes nga shtetas të tjerë, moshave 21 – 40 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në fshatin Pezë të Tiranës. Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij. Nga informacionet paraprake dyshohet se 67-vjeçari është vetëvarur. “Rreth orës 11:20, në fshatin Pezë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi N. P., 67 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Një 27-vjeçar në Tiranë është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Totali”. Ky person u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit, i akuzuar se më datë 31.04.2024, në bashkëpunim me 3 shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë 100 000 euro, një shtetasi. Ndërkaq, në kuadër të këtij operacioni, u arrestua edhe një 42-vjeçar. Ai akuzohet se iu merrte shtetasve, 300 000-400 000 lekë parapagesa, duke i mashtruar se do të kryente për llogari të tyre, punime me duralumin. Operacioni u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar bilancin sa i përket situatës së zjarreve në territorin e Shqipërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, 10 prej të cilave janë ende aktive dhe 4 nën monitorim.Vatrat aktive më problematike janë regjistruar në këto zona, ku forcat në terren vijojnë të punojnë për izolimin dhe kontrollin e flakëve: Në vendin e quajtur Liqeni i Luleve, Parku, Kombëtar Lurë, ku zjarri po zhvillohet në tre vatra, janë angazhuar rreth 100 forca nga të gjitha strukturat operacionale, ku sot i janë shtuar edhe 25 forca zjarrfikëse dhe bashkiake.

Read More

Sekuestrohen nga Prokuroria e Tiranës pasuritë e pajustifikuara dhe të padeklaruara të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Doha, Edmond Çaça, si dhe bashkëshortes së tij. Pas hetimeve të kryera, rezultoi Çaça ka kryer veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe “interesave privatë” të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim. Njoftim: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u sekuestruan pasuritë e pajustifikuara dhe padeklaruara të shtetasit E.Ç., ish-Ambasador i Republikës së Shqipërisë, Doha, Katar dhe…

Read More

Marathon Enkelana do të zhvillohet nesër në Pogradec në edicionin e saj të IV-ët. Këtë vite do te ketë dy disiplina, e para është ajo 21.195 m Lin-Pogradec, dhe tjetra 11.500 m Pogradec-Tushemisht-Pogradec. Për mbarëvajtjen e kësaj maratone, policia ka dalë me një njoftim për akset që do të jenë të bllokuara dhe oraret. Pjesë e garave do të jenë pjesëmarrës nga 38 vende të botës, profesionistë dhe amatorë. Për mbarëvajtjen e garës dhe zhvillimin e saj do të ketë bllokim të rrugëve si më poshtë: Dt 26 Korrik prej orës 18⁵⁰ deri në orën 20³⁰ aksi Lin-Pogradec(nisja e garës…

Read More

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Fier ku vajza vrau babanë dhe tentoi ta fshihte si ngjarje aksidentale. Pas disa orëve në komisariat Emanilda Rama është thyer dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel të atin dhe e ka vrarë. Sipas informacioneve të marra nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, e reja ka treguar se e ka urryer të atin dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë. “I mbante lekët për vete. Nuk me blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo. Ndërkohë nuk është ankuar për dhunë të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë ultimatum për bizneset të cilat mbajnë materialet e tyre buzë rrugëve duke zënë hapësirat publike. Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, ka theksuar ai në një postim. Për personat që nuk do ta zbatojnë urdhrin, do të ketë masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi. “Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës. Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 24.7.2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal, nr.26/1/1 viti 2025 në ngarkim të të pandehurve: Astrit Vladi, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, i parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (1) të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021).Erida Lazimi, e akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (2) i Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj…

Read More

Një 54-vjeçare shqiptare u arrestua në vendin tonë, pasi Spanja e ka dënuar me gjashtë vite burg për kultivim të lëndëve narkotike. Ajo akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, teksa pritet ekstradimi në Spanjë. “Shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet”, njoftoi policia. Interpol Tirana,…

Read More

Nëse dëshironi të udhëtoni dhe zbuloni vende që ende nuk janë prekur nga turizmi masiv, ju rekomandojme destinacionin evropian, Shqipërinë, shkruan Alba Solé Ingla në një artikull të botuar në revistën katalanase “El Nacional.cat”. Shqipëria është e rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Vendi jetoi i izoluar nga bota nën regjimin diktatorial deri në vitet 1990. Plazhe parajsore Ky vend ballkanik po fiton titullin si parajsa e panjohur e Mesdheut. Riviera Shqiptare shtrihet nga veriu në jug të vendit. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Parku Kombëtar i Butrintit, ku turistë nga e gjithë bota kanë zgjedhur që të vizitojnë këtë sit arkeologjik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se turistët prekin historinë dhe bukurinë e parkut. “Mirëmëngjes dhe nga Parku Kombëtar i Butrintit që zgjohet çdo ditë me zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota për të prekur historinë dhe bukurinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More