Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Peqinit gjatë natës. Dy të rinj, 24-vjeçarë, kanë humbur jetën. Makina ku ata udhëtonin, një mjet tip “Golf”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët e një banese. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vendin e njohur si “Ura e Teqes”. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Author: tirana
Ikona e muzikës dhe artit italian, Gianni Morandi, ka zgjedhur këtë verë hotelin “La Brisa”, një nga më luksozët dhe më të bukurit në bregdetin e Jugut të Shqipërisë, për të kaluar pushimet. Ky destinacion i veçantë, i njohur për komoditetin maksimal dhe peizazhin unik, është zgjedhur edhe nga shumë yje botërore. Morandi u shpreh i mahnitur nga bukuria e rivierës shqiptare dhe nga mikpritja e shqiptarëve.“Mes shqiptarëve dhe italianëve ka një lidhje shumë të fortë. Ka një lidhje muzikore, pasi janë shumë të pasionuar pas muzikës së viteve ’60, ’70 dhe ’80. Shumë miq të mi italianë vijnë këtu. Një…
Tregu i pasurive të paluajtshme pritet të ndikohet nga masat kufizuese për kredinë për qëllime investimi dhe tendenca drejt stabilizimit e numrit të turistëve të huaj. Pasuritë e paluajtshme ngelen alternativa kryesore ndaj investimeve financiare, veçanërisht në rastin e Shqipërisë, ku mungon një treg i zhvilluar kapitalesh, ndërsa aksesi në tregjet e huaja është ende i kufizuar. Pas pandemisë, tregu i pasurive të paluajtshme ka ndjekur një cikël rritjeje të shpejtë të çmimeve. Kërkesa në këtë treg është mbështetur nga rritja e turizmit, oferta e lartë e kredisë bankare dhe interesi në rritje për blerje nga subjekte të huaja ose…
Një denoncim i çuditshëm ka ardhur nga një qytetar, që pretendon se i është vendosur një gjobë në mënyrë të paligjshme nga Rrugorja e Tepelenës, ndërsa pretendon se makina ishte në Tiranë. ”Po na vendosin gjoba pa qenë fare në ato vende”, ishte reagimi i qytetarit, që denoncoi publikisht se është gjobitur në një qytet tjetër, kur fizikisht mjeti rezultonte në një tjetër vend nga ai që ishte shënuar në fletën e gjobës. Menjëherë pas denoncimit dhe pretendimit të qytetarit, ka ardhur edhe reagimi i Policisë Rrugore Gjirokastër. “Policia Rrugore Gjirokastër në vijim të kontrolleve intensive me dron dhe me…
Meta po punon për një veçori të WhatsApp që ju lejon të verifikoni dezinformatat dhe lajmet e rreme në biseda, në kohë reale dhe pa dalë nga aplikacioni. Butoni quhet Ask Meta AI dhe u zbulua nga faqja e specializuar WaBetaInfo në një përditësim të aplikacionit Android, numër 2.25.23.24. Për të verifikuar përmbajtjen e një lajmi, zgjidhni “Ask Meta AI” nga menyja e aplikacionit dhe përmbajtja do të përcillet automatikisht te chatbot-i i Metës, të cilit përdoruesi do t’i bëjë një pyetje specifike. Për momentin, funksioni është i disponueshëm vetëm për disa përdorues si provë dhe gradualisht do të shpërndahet…
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar personat e pagjetur në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, të cilën ajo e ka quajtur plagë të hapur të Kosovës tash e 26 vjet pas përfundimit të luftës. Duke përkujtuar se pas çdo numri është një jetë e ndërprerë, një familje e cila prej më shumë se dy dekadash pret drejtësinë për më të dashurit, presidentja Osmani ka thënë se regjimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq vazhdon të fle mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve. “Varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës…
Kryemimistri Edi Rama ka postuar një video përmbledhëse nga festivali i yjeve në Librazhd. ”Festivali i Yjeve në Fushë Studën, Librazhd”, shkruan Rama teksa në video shihet ndër të tjera dhe performanca e grupit të njohur Elita 5. Festivali filloi në muzgun e natës së fundit të gushtit për të vazhduar përgjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit. Pjesëmarrësit në këtë event shijuan një super spektakël në natyrë, nën ndriçimin e yjeve dhe zjarreve. Parku Kombëtar i Shebenikut është kthyer në destinacionin turistik më të preferuar edhe nga të huajt që vizitojnë qarkun e Elbasanit.
Moti i keq detyroi pushuesit që të iknin nga plazhet sot. Në Lezhë vijon prej orës 14:00 trafiku i rënduar i mjeteve që largohen nga plazhi. Largimi i pushuesve kosovarë nga plazhet e Shëngjinit, Tales dhe Velipojës ka shkaktuar trafik të rënduar gjatë mbrëmjes së sotme, edhe në Rrugën e Kombit. Segmenti më problematik është paraqitur ngaBalldreni, Miloti dhe deri në Rrëshen, ku janë krijuar radhë të gjata kilometrike automjetesh. Për të menaxhuar situatën, policia rrugore është vendosur në pika të ndryshme të aksit, me synim lehtësimin e lëvizjes së automjeteve, megjithatë fluksi i lartë ka sjellë vonesa të konsiderueshme.…
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton ka ngjallur shqetësime të reja në lidhje me shëndetin e tij pasi u pa me gruan Hillary, në Hamptons duke mbajtur një defibrilator portativ. Sipas Daily Mail, çifti u pa në aeroport duke mbajtur një pajisje që dukej si një çantë mjekësore Propaq MD Air Medical Bag, duke ngritur pyetjet në lidhje me shëndetin e dobët të ish-Presidentit 79-vjeçar. Në vitin 2004, ai pësoi një atak në zemër që çoi në një operacion bypass, dhe në vitin 2010 u shtrua përsëri në spital me dhimbje në gjoks dhe iu vendos një stent. Kurse në vitin…
Me certifikim e rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, partitë politike duhet të depozitojnë pranë KQZ-së deklarimin e shpenzimeve në fushatë. Interesi më i madh është të paratë e shpenzuara nga socialistët dhe demokratët, si dy forcat kryesore politike në vend. Mes parave të shpenzuara nga demokratët janë edhe ato për lobistin Chirs LaCivita, për faturën e të cilit Sali Berisha gjithmonë është treguar i rezervuar për të treguar se sa para i dha magjistarit elektoral që nuk e riktheu në pushtet. Por, mesa duket fatura do të vijojë të jetë mister edhe për pak kohë. Në analizën…
Dua Lipa dhe Calum Turner kanë vendosur të bashkëpunojnë, duke synuar të hyjnë së bashku në botën e biznesit. Çifti i cili u fejua disa muaj më parë, ka themeluar së fundmi kompaninë TwentyTwo Films Limited, e cila do të merret me prodhimin e filmave dhe programeve televizive. Si këngëtarja 30-vjeçare ashtu edhe aktori 35-vjeçar zotërojnë aksione të barabarta në kompani. Lidhja mes Dua Lipës dhe Calum Turner nisi të tërhiqte vëmendjen e mediave në janar 2024, kur ata u panë së bashku në një festë pas premierës së serialit “Masters of the Air” në Londër, ku aktori luajti një…
Fustanella Festival është një nismë e organizatës REK, që vjen si bashkëpunim me Tunel Terrace dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ndalesa e këtij viti ishte sheshi i Dhërmiut, ku prej disa ditësh, artistët janë shfaqur para të pranishmëve, por edhe pushuesve vendas dhe të huaj. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja teksa ka ndarë pamje për ndjekësit në Facebook, thotë se bëhet fjalë për një mbrëmje plot emocione, ku historia dhe muzika u bashkuan nën qiellin e gushtit, me performancën e paharrueshme të Elina Duni dhe Rib Luft. ”Një natë unike në sheshin…