Author: tirana

Reshjet e dendura të shiut dhe stuhia, ka bërë largimin e pushuesve plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit. Largimi i pushuesve ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore dhe rrugët dytësore të qarkut Lezhë. Vështirësi të shumta janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini, ku drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në radhë të gjata. Për të lehtësuar lëvizjen, në akset kryesore dhe në kryqëzimet problematike janë vendosur punonjës të policisë rrugore. Edhe pse reshjet kanë pushuar, fluksi i lëvizjes së automjeteve vijon të mbetet i lartë.

Read More

Kalaja e Bashtovës në Kavajë ka rilindur dhe për këtë kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto në një postim në Facebook. Kreu i qeverisë shkruan se ky monument historik është kthyer në një hapësirë moderne për kulturën dhe turizmin. ”Kalaja e Bashtovës, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë historike, ka rilindur duke hapur dyert për vizitorët, tashmë si një hapësirë moderne për kulturën, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit”,-shkruan Rama.

Read More

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëri sot një reagim publik, pas denoncimit nga PD për ndërpreje të shërbimit laboratorik. Në reagim thuhet se ky lajm është i pavërtetë dhe i pabazuar. ”Shërbimi laboratorik në QSUT vijon pa asnjë ndërprerje, duke garantuar çdo ditë kryerjen e analizave për pacientët sipas nevojave të tyre mjekësore. Email-et e brendshme të komunikimit me stafin, të cilat janë interpretuar në mënyrë jokorrekte, nuk kanë lidhje me ndërprerjen e shërbimit”,-thuhet në reagimin zyrtar. Deklarata e plotë Në vijim të disa lajmeve të publikuara për ndërprerjen e shërbimit laboratorik pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sqarojmë se:…

Read More

Reshjet me intesitet në Vlorë kanë sjellë probleme në disa prej akseve të qytetit, prezence uji edhe në rreth 15 banesa. Kryebashkiaku Ermal Dredha thotë se aktualisht po punohet, ndërsa probleme ka në disa akse rrugore ndërsa edhe në rreth 15 banesa ka patur njoftim për situatë të vështirë. Ndërsa referuar situatës së ripërsëritur sipas tij duhet një studim për të ndërhyrë dhe evituar në të ardhmen situata të tilla.

Read More

Stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu që përfshiu vendin, ka prekur drejtpërdrejt edhe qytetarët. Deri më tani në spitalin e Traumës janë paraqitur 20 pacientë, 10 prej të cilëve po vijojnë të marrin shërbim mjekësor atje. Këta persona janë dëmtuar nga stuhia, duke u goditur nga sende të forta, të cilat kanë fluturuar në ajër ditën e sotme për shkak të erës së fortë. Institucionet e ndryshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesve të automjeteve që të rrisin vigjilencën.

Read More

Ekipi kuqezi luan më 9 shtator kundër Letonisë në Tiranë, në kuadër të Grupit K kualifikues të Kupës së Botës. Ndryshe nga çdo sfidë tjetër, dueli nuk po preferohet nga tifozët dhe në shitje ka shumë bileta, paçka se FSHF ndryshe nga herët e tjera ka hapur edhe një pikë fizike për shitje. Diçka e tillë vjen edhe pas thirrjes së Tifozave Kuq e Zi për refuzim, të cilët janë përjashtuar nga FSHF, pas përplasjes me Federatën për bashkorganizimin e Euro 2027 për 21-vjeçarët me Serbinë. TKZ në një reagim të fundit thotë se ky është një ‘guxim kundër një…

Read More

Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit lajmin për programin ”Mirëmbrëma Yje”, ku sezoni i dytë po vjen shumë më shpejt nga sa pritej dhe këtë herë me një shtëpi të re. Në një postim në rrjetet sociale, moderatorja e dashur ka zbuluar se ky sezon do të jetë edhe më i pasur në përmbajtje dhe surpriza. Të ftuarit do të jenë më të shumtë, temat më të larmishme dhe momentet më të papritura, duke e kthyer çdo episod në një përvojë të veçantë për publikun. Arbana ka premtuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, ku bisedat do të shkojnë përtej…

Read More

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot dhe nesër priten reshje intensive shiu në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Reshje mesatare deri intensive do të ketë në Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa reshje mesatare në Kukës dhe Fier. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata, të cilat mund të shkaktojnë probleme si vërshime në zona urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë. ”Sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë. Në qarqet Shkodër,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit një video nga puna që po vijon për Automotoparkun në Elbasan, që është një kompleks sportiv ndërkombëtar. ”Po merr formë hap pas hapi Automotoparku në Elbasan, kompleksi sportiv ndërkombëtar, sipas standardeve më të larta të FIA dhe FIM. Ky investim strategjik do të sjellë një transformim të rëndësishëm në shërbimet e automotorizimit dhe në infrastrukturën sportive e turistike të Shqipërisë, që nga Qendra Kombëtare për Sigurinë Rrugore deri tek Formula 1 si qershia mbi tortë e Shqipërisë 203”,-shkruan Rama.

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit po u mohon dhe revokon vizat për anëtarët e Autoritetit Palestinez dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës. Sipas njoftimit, Misioni i Autoritetit Palestinez në OKB “do të marrë përjashtime sipas Marrëveshjes së Selisë së OKB-së”. Kufizimet mund të pengojnë pjesëmarrjen e Presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe ka të ngjarë të kufizojnë rëndë praninë palestineze në samitin vjetor global.

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi sot për deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve, duke theksuar se minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Nuk ka vonuar dhe kreu i qeverisë ka kthyer një përgjigje. Sipas Ramës, KLGJ nuk duhet të merret sesi e bën kryeministri punën, po të përqëndrohet tek puna e vet, që lidhet me shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve. Më herët ishte Rama ai që kritikoi vendimin e gjyqtarit Ligoraq Toshi, për të cilin tha se nuk ka lejuar prishjen e një ndërtese pa leje që ka bllokuar hapësirën mes dy pallateve në Tiranë.…

Read More

Një 75-vjeçar u gjet pranë stacionit elektrik në fshatin Mollas në Kolonjë. Kufoma u zbulua nga një banor i zonës i cili lajmëroi policinë në datën 7 të muajit korrik. Këta të fundit, dërguan monstra për kryerjen e analizës së ADN-së dhe po ashtu për ekspertizën antropologjike për të bërë të mundur identifikimin e kufomës. Sot është bërë identifikimi i viktimës, konkretisht një i moshuar 75 -vjeçar i cili banonte në qytetin e Korçës. Në qershor të këtij viti, ka qenë bashkëshortja e viktimës që ka kallëzuar pranë komisariatit të Korçës se kishte humbur kontaktet me bashkëshortin e saj. Pas…

Read More