Author: tirana

Dua Lipa dhe Calum Turner kanë vendosur të bashkëpunojnë, duke synuar të hyjnë së bashku në botën e biznesit. Çifti i cili u fejua disa muaj më parë, ka themeluar së fundmi kompaninë TwentyTwo Films Limited, e cila do të merret me prodhimin e filmave dhe programeve televizive. Si këngëtarja 30-vjeçare ashtu edhe aktori 35-vjeçar zotërojnë aksione të barabarta në kompani. Lidhja mes Dua Lipës dhe Calum Turner nisi të tërhiqte vëmendjen e mediave në janar 2024, kur ata u panë së bashku në një festë pas premierës së serialit “Masters of the Air” në Londër, ku aktori luajti një…

Read More

Fustanella Festival është një nismë e organizatës REK, që vjen si bashkëpunim me Tunel Terrace dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ndalesa e këtij viti ishte sheshi i Dhërmiut, ku prej disa ditësh, artistët janë shfaqur para të pranishmëve, por edhe pushuesve vendas dhe të huaj. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja teksa ka ndarë pamje për ndjekësit në Facebook, thotë se bëhet fjalë për një mbrëmje plot emocione, ku historia dhe muzika u bashkuan nën qiellin e gushtit, me performancën e paharrueshme të Elina Duni dhe Rib Luft. ”Një natë unike në sheshin…

Read More

Manchester United arriti të regjistrojë fitoren e parë këtë sezon në Premier League, duke mundur Burnleyn me rezultat të ngushtë 3-2. Sa i takon Burnleyt, trajneri Scott Parker vendosi mos e grumbullonte Armando Brojën për ndeshjen e tretë radhazi, duke e lënë në shtëpi. Në ndeshjet e tjera, Chelsea mposhti Fulhamin 2-0, Sunderland fitoi 2-1 kundër Brentord, me golin e dytë për vendasit që u asistua nga Granit Xhaka në shtesë. Everton fitoi 2-3 në fushën e Wolves, ndërsa surpriza e Londrës ishte humbja 0-1 e Tottenhamit kundër Bournemouth.

Read More

Moti i keq i rrezikoi jetën një sportisti nga Maqedonia e Veriut, i cili po fluturonte me parashutë (paraglajder). Teksa ishte duke kryer fluturim në zonën e Shën Naumit, për shkak të stuhisë së erës ai ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në territorin shqiptar, duke rënë në fshatin Alarup të Pogradecit, por pa rrezik jete. “Pas informacionit të marrë nga komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut, se një parashutist ishte ngritur në fluturim dhe si pasojë e erës së fortë, kishte devijuar fluturimin dhe mund të kishte rënë në fshatin Alarup, Pogradec, menjëherë shërbimet e Drejtorisë Vendore…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në gjithë territorin e Shqipërisë, nuk është një tekë e kryeministrit Edi Rama, por një betejë për territorin dhe Shqipërinë evropiane. Në një postim të gjatë në Facebook, Manja nënvizon se sot më shumë se kurrë kjo nuk është vetëm beteja e qeverisë, por e çdo qytetari që do të jetojë në një vend normal, në një Shqipëri të qytetëruar, të barabartë me Evropën. ”Edi Rama ka mandat popullor për të qenë në krahun e së mirës së përbashkët. Dhe në këtë betejë ai i ka…

Read More

Gazetari dhe moderatori Flavio Qarri ka një kritikë për ndryshimin e sezonit të ri në Për’Puthen. Neda Balluku do të kryeredaktore, por vendim ky që sipas Flavio Qarrit është cenim ndaj punës së gazetarëve. “O Topi, mos ia fut me top. Më falni, po Balluku nuk mund të bëhet kryeredaktore. Nuk kam gjë me të serioziisht, por është cenim i gjtihçkaje për të cilën punon një gazetar gjithë karrierën dhe jetën e vet”. Qarri shprehu se sipas tij, Neda Balluku nuk ka kompetencat e duhura për të mbajtur rolin e ri që i kanë caktuar. “Si mund të drejtojë një…

Read More

Flamurtari dhe Bylisi përfunduan me barazimin 3-3 në sfidën e Superiores, e cila u zhvillua në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit. Flamurtari e nisi ndeshjen me një penallti të shndërruar në gol nga Burard në minutën e 5-të, ndërsa dyfishoi shifrat në minutën e 22 përmes Maksutit. Bylisi nuk u dorëzua dhe rihapi lojën në minutën e 24-rt me Walison Nem, teksa barazioi shifrat në sekondat e para të pjesës se dytë me Kodji Mouctar. Flamurtari gjeti sërisht avantazhin me Erald Maksutin në minutën e 64′. Por edhe pas kësaj ballshiotët nuk u dorëzuan. Ishte po Walison Nem që barazoi shifrat…

Read More

Partia Demokratike i bën thirrje sërish FBI-së dhe Kongresit të SHBA që të hetojë lidhjet e George Sorosit me kryeministrin Edi Rama. Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi nga selia blu tha se pa hetuar Edi Ramën, asnjë hetim për Sorosin nuk do jetë i plotë dhe i drejtë. ”Një hetim i pritshëm në SHBA për aktivitetet e Soros në Amerikë dhe në botë, do të përfshinte pa asnjë dyshim edhe Shqipërinë, laboratorin e preferuar të kësaj organizate famëkeqe. Ky hetim do të përfundonte drejtpërdrejtë te Edi Rama dhe zonjat Soros-Rama, Linda dhe Delina”,-tha Këlliçi. Deklarata e drejtuesit politik…

Read More

Sulmuesi shqiptar i Rubin Kazan, Mirlind Daku po shkëlqen në elitën e futbollit të Rusisë, duke shënuar një dygolësh në barazimin 2-2 ndaj Orenburgut. Në këtë ndeshje të zhvilluar të shtunën, Daku ka arritur të realizojë golin e parë në minutën e 16-të, dhe të dytin në minutën e 34-të, duke u shfaqur si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. E veçantë ishte dedikimi i parë të golit, të cilin Daku ia kushtoi gjyshit të tij që ndërroi jetë disa ditë para ndeshjes. Daku ka edhe dy ndeshje të rëndësishme me Kombëtaren e Shqipërisë. Ai do të jetë…

Read More

Erëra të forta dhe reshje shiu të dendura, duke shkaktuar jo pak panik te qytetarët në Tiranë, të cilët nxituan për t’u strehuar, duke boshatisur sheshet dhe rrugët kryesore në pak minuta. Në rrjetet sociale qarkullojnë video të ndryshme, si kjo e mësipërmja që është filmuar në sheshin “Skënderbej”, ku grumbuj gjethesh duket sikur vallëzojnë, nën “koreografinë” e stuhisë.

Read More

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti, ka paditur për 2 milionë dollarë pranë gjykatës së lartë të shtetit të New york-ut, Evi Kokalarin, pas fushatës së shpifjeve dhe mashtrimit. Sipas padisë, veprimet e Kokalari kanë pasur qëllim të minojnë profesionalisht karrierën e Bleonës dhe të dëmtojnë reputacionin e saj personal. Bleona pretendon se Evi Kokalari ka shtrembëruar fakte, ka publikuar narrative të rreme dhe ka bërë interpretim dashakeq të materialeve artistike dhe fotografive të saj në rrjete sociale dhe media, duke synuar të shkaktojë polemika dhe të dëmtojë imazhin e saj. Padia e këngëtares “Në përgjigje të fushatës së vazhdueshme të…

Read More

Reshjet e dendura të shiut dhe stuhia, ka bërë largimin e pushuesve plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit. Largimi i pushuesve ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore dhe rrugët dytësore të qarkut Lezhë. Vështirësi të shumta janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini, ku drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në radhë të gjata. Për të lehtësuar lëvizjen, në akset kryesore dhe në kryqëzimet problematike janë vendosur punonjës të policisë rrugore. Edhe pse reshjet kanë pushuar, fluksi i lëvizjes së automjeteve vijon të mbetet i lartë.

Read More