Author: tirana

Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi sot për deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve, duke theksuar se minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Nuk ka vonuar dhe kreu i qeverisë ka kthyer një përgjigje. Sipas Ramës, KLGJ nuk duhet të merret sesi e bën kryeministri punën, po të përqëndrohet tek puna e vet, që lidhet me shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve. Më herët ishte Rama ai që kritikoi vendimin e gjyqtarit Ligoraq Toshi, për të cilin tha se nuk ka lejuar prishjen e një ndërtese pa leje që ka bllokuar hapësirën mes dy pallateve në Tiranë.…

Read More

Një 75-vjeçar u gjet pranë stacionit elektrik në fshatin Mollas në Kolonjë. Kufoma u zbulua nga një banor i zonës i cili lajmëroi policinë në datën 7 të muajit korrik. Këta të fundit, dërguan monstra për kryerjen e analizës së ADN-së dhe po ashtu për ekspertizën antropologjike për të bërë të mundur identifikimin e kufomës. Sot është bërë identifikimi i viktimës, konkretisht një i moshuar 75 -vjeçar i cili banonte në qytetin e Korçës. Në qershor të këtij viti, ka qenë bashkëshortja e viktimës që ka kallëzuar pranë komisariatit të Korçës se kishte humbur kontaktet me bashkëshortin e saj. Pas…

Read More

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas zbulimit se imazhet e saj dhe të shumë grave të tjera, përfshirë figura të njohura publike, janë përdorur pa leje dhe janë shpërndarë në faqen pornografike tashmë të mbyllur, Phica.eu. Meloni e cilësoi këtë akt si “të neveritshëm”, duke theksuar se është një shkelje flagrante e dinjitetit dhe privatësisë së grave. ”Jam e neveritur nga ajo që ka ndodhur. Dua të shpreh mbështetjen time për të gjitha gratë që janë ofenduar dhe dhunuar. Është zhgënjyese të shikosh se në vitin 2025 ende ka njerëz që e konsiderojnë të pranueshme të sulmojnë gratë me…

Read More

Në 10 rajone parashikohet reforma për menaxhimin e integruar të mbetjeve për ndarjen e vendit. Rajonet janë: Berati, Dibra, Korça, rajoni Rajoni Durrës-Tiranë, rajoni Vlora Veri, rajoni Gjirokastër-Vlora Jug, Fier, Elbasan dhe Shkodër. Sipas Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), kjo ndarje bëhet si një mënyrë për menaxhimin më të mirë të burimeve njerëzore e financiare, zgjidhjen e problematikave të trashëguara dhe krijimin e një sistemi më efikas dhe bashkëkohor të menaxhimit të mbetjeve.

Read More

Turqia ka ndërmarrë një hap të paprecedent duke ndërprerë plotësisht të gjitha marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Izraelin dhe duke mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë. Mbyllja e hapësirës ajrore turke pritet të ketë pasoja të drejtpërdrejta për fluturimet izraelite në drejtim të vendeve si Gjeorgjia dhe Azerbajxhani, duke zgjatur kohën e udhëtimit me gati dy orë. Zyrtarë izraelitë janë shprehur skeptikë ndaj seriozitetit të këtij veprimi, duke kujtuar se Turqia ka paralajmëruar ndërprerje të marrëdhënieve ekonomike, por tregtia ka vijuar në mënyrë joformale. Në sektorin e transportit detar, autoritetet turke po ushtrojnë presion ndaj agjentëve të portit që të…

Read More

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali njofton se Kuvendi përfundoi shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se “Me mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Europiane, Kuvendi shqyrtoi draftpozicionin negociues për Grupkapitullin V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”. Me këtë mbledhje përfunduam shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt: I “Themelorët”,II “Tregu i brendshëm”,III “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”,IV “Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme”,V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”,VI “Marrëdhëniet me jashtë”, të cilat i janë paraqitur për miratim Këshillit të Ministrave. Presim shumë shpejt mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare BE-Shqipëri, të cilat, me hapjen…

Read More

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) hapi dyert për fëmijët e punonjësve të saj, në një ditë të veçantë kushtuar njohjes me energjinë, mineralet dhe burimet natyrore. Vogëlushët patën mundësinë të mësojnë, por edhe të argëtohen përmes aktiviteteve të ndryshme edukative e argëtuese. Zv/kryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau disa momente nga kjo vizitë, duke e cilësuar atë si një ditë të veçantë, jo vetëm për të vegjlit, por edhe për prindërit e tyre. ”Inxhinierët e vegjël të AKBN-së. Një ditë ndryshe, në një prej institucioneve tona, i cili hapi dyert për të mirëpritur fëmijët e…

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor përgjigjet për deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private ndaj gjyqtarëve, duke theksuar se minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. ”Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, rithekson edhe njëherë se deklarata të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor”, thuhet në një deklaratë të KLGJ. Deklarata e plotë Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, rithekson edhe njëherë se deklarata të tilla cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe…

Read More

Këngëtari Labinot Tahiri, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga një mbrëmje e kaluar në qytetin bregdetar të Ulqinit. Ai shihet krah për krah me ish-kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Të dy shfaqen të buzëqeshur dhe të përqafuar në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, gjatë një ahengu të përbashkët në qytetin historik shqiptar. Takimi u mirëprit nga ndjekësit, të cilët e komentuan si një shenjë vlerësimi dhe respekti të ndërsjellë mes figurave të njohura nga bota e artit dhe politikës.

Read More

Policia Rrugore bën apel për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, duke marrë shkas nga shkeljet e shumta të evidentuara në akset rrugore, sidomos në ditët e pushimit, por edhe nga parashikimet për reshje shiu, që rrisin ndjeshëm rrezikun për aksidente. Reagimi i plotë Nisur nga shkeljet e shumta të konstatuara nga shërbimet e Policisë Rrugore, më së shumti gjatë fundjavëve, shkelje që përbëjnë rrezik të madh për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe nisur nga fakti që parashikohet që përgjatë fundjavës të ketë reshje shiu, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve: Të tregojnë kujdes në…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një vizitë në bashkinë e Vaut të Dejës, ku inspektoi finalizimin e punimeve në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social. Ai theksoi se këto investime janë një shembull konkret i transformimit dhe përmirësimit të ndjeshëm të jetës së qytetarëve. ”Ky program ka sjellë ndër vite transformime të prekshme në infrastrukturë, banim dhe standarde jetese në këtë bashki, duke u fokusuar te komunitetet më në nevojë”, theksoi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale. 258 familje apo 508 banorë përfituan nga ndërhyrja emergjente për zëvendësimin e çative prej eterniti, një material…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi, zbulon se një dërgesë e dyshimtë është drejtuar ministrit Ivica Daçiç. Në zarf u gjetën tre plumba. Sipas mediave serbe, zarfi është vërejtur të enjten (28 gusht). Autoritetet shtuan se policia ka identifikuar dhe gjetur personin që më 26 gusht kishte dorëzuar dërgesën në një degë të Postës së Serbisë në Pozharevc.

Read More