Author: tirana

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit: E. Ç., 35 vjeç, banues në Orikum. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 03.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Shtetasi E. Ç.…

Read More

Një situatë e paprecedentë është krijuar në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” në qytetin e Shkodrës mesditën e kësaj të premteje. Një person ende i paidentifikuar ka policia, i cili lëvizte me një motomjet, ka hyrë i armatosur dhe me skafandër në ambientet e argjendarisë. Pronari i biznesit i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë. Policia njofton se dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur. Grupi…

Read More

2 javë para se deputetëve tu mbarojë mandati, Komisioni i Integrimit mblidhet për të miratuar pozicionin negociues të qeverisë shqiptare për grupkapitullin e fundit të negociatave për anëtarësimin në BE që lidhet me sektorin e bujqësisë. Në mbledhje marrin pjesë vetëm përfaqësuesit e PS, pasi opozita e bojkotoi. Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku sqaroi se mbledhja e komisionit është antikushtetues ndaj PD nuk merr pjesë. “I sqarova qeverisë që mbledhja e komisionit jashtë sesioni është antikushtetues. Për një javë fillon sesioni ri parlamentar dhe opozita e ka prioritet procesin e integrimit dhe do të bëjë çdo gjë në…

Read More

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e shtatorit. Shqipëria do të luajë me Gjibraltarin një duel miqësor më 4 shtator në orën 18:00, në “Europa Point Stadium” të Gjibraltarit, ndërsa pas 5 ditësh do të presë në “Arenën Kombëtare” Letoninë, në sfidën e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.

Read More

Ashtu si shumë anëtarë të tjerë të NATO-s dhe BE, Gjermania po rrit prodhimin e armëve për të ndihmuar Ukrainën të luftojë në të ardhmen e afërt kundër pushtimit rus në shkallë të gjerë dhe të zhvillojë aftësitë e nevojshme për t’iu kundërvënë çdo kërcënimi të ardhshëm ndaj sigurisë së saj. Me këtë qëllim në mendje, kompania e armatimit Rheinmetall me seli në Dyseldorf përuroi të mërkurën një fabrikë prodhimi armësh dhe lëndë shpërthyesesh në landin gjerman të Saksonisë së Poshtme – fabrika më e madhe e municioneve në Evropë. Rëndësia e fabrikës u theksua nga fakti se Sekretari i…

Read More

Sinpotikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou paralajmëron për fenomene të ekstreme të motit në orët e ardhshme në disa zona të Shqipërisë perëndimore dhe veriperëndimore. Arnaoutoglou që tashmë mban funksionin e eurodeputetit të socialistëve grekë të PASOK-ut, i cili shpeshherë ka folur edhe për Top Channel pasi ka mijëra ndjekës nga Shqipëria dhe jo vetëm, në edicionin e tij të përditshëm në kanalin Youtube thekson dhe lajmëron banorët e zonave në fjalë në Shqipëri, por edhe turistët e shumtë, se priten sasi të mëdha shiu gjatë së shtunës, stuhi të forta me vetëtima dhe breshër të fortë, ashtu siç duket…

Read More

Është identifikuar personi i pajetë i cili u gjet mëngjesin e sotëm në një rrugë rurale të fshatit Dragostunjë të Librazhdit.Pas mbërritjes në vendngjarje, forcat e rendit bënë identifikimin e trupit, i cili dyshohet të jetë Nazmi Cani, një tregtar i njohur i këpucëve në zonë.Paraprakisht, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt i miokardit, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes.Policia ka rrethuar zonën ku u gjet trupi dhe ka marrë në pyetje disa banorë të zonës…

Read More

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC), gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 26 vatra zjarri në vend. Nga këto vatra, 21 janë shuar plotësisht, 4 vijojnë ende aktive, ndërsa 1 vatër ndodhet në monitorim nga autoritetet përkatëse. Vatra të izoluara dhe të shuara Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në: Havalehas (Kuçovë), Krutje (Lushnjë), Rubjek (Shijak), Lagjja nr.10 (Korçë), Drobonik (Berat), Kotë (Selenicë), Kameras (Durrës), Martalloz (Memaliaj), Stadiumi dhe puset e naftës (Kuçovë), Fushë Milot (Kurbin), “Gjëmbi” (Selenicë), Lanabreges (Tiranë), Bogovë (Skrapar), Durisht (Tiranë), Barbullush (Vau Dejës), Bogiç-Palvar (Malësi e Madhe), Katundi i Ri…

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë cakton datën 1 shtator si ditën kur anëtarët do mblidhen për të deklaruar mbarimin e mandatit të drejtoreshës së BKH Aida Hajna. Anëtarët e KLP siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha do të mblidhen këtë të hënë në orën 11 për të vendosur lirimin nga detyra të drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit që sipas ligjit i mbaron mandati pesë vjeçar në 31 gusht. Më herët Anila Hoxha ka raportuar se procesi për përzgjedhjen e drejtorit të ri ka ngecur dhe se gjetja mes kandidatëve e shefit të ri të BKH nuk la…

Read More

Një seancë në Senatin e Meksikës agravoi deri në përleshje fizike këtë javë, pasi dy prej figurave kryesore politike të vendit u konfliktuan me njëri-tjetrin pas një debati të ashpër mbi praninë e mundshme të trupave të huaja në vend. Alejandro “Alito” Moreno, kryetar i Partisë Revolucionare Institucionale (PRI), u përplas me presidentin e Senatit, Gerardo Fernández Noroña, përfaqësues i partisë në pushtet Morena. Përplasja ndodhi menjëherë pas përfundimit të seancës së së mërkurës, sapo deputetët kishin përfunduar këndimin e himnit kombëtar. “Po të kërkoj të më lësh të flas”, dëgjohet të thotë Moreno në një video të transmetuar drejtpërdrejt…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit është gjetur nga kalimtarët një trup i pa jetë. Viktima është Nazmi Cani, 63 vjeç. Nga dyshimet e para dhe veprimet që po kryen grupi hetimor dyshohet për infarkt. Sipas ABC News, 63-vjeçari nuk është ndjerë mirë gjatë kohës që ngiste mjetin, dhe ka ndaluar duke dal prej tij, në atë moment dyshohet se ka pësuar infarktin. Vijon puna në vendngjarje.

Read More

Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi ditën e as natën. Përditshmëria përkufizohet nga bori makinash, zhurmë marmitash, frenime e dhënie gazi të befta, fishkëllima e ulërima, kantiere ndërtimi e shumë si këto. Trafiku është shkaktari kryesor i zhurmave por jo i vetmi. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit referon se në çdo qytet ku është matur niveli i zhurmave ai ka rezultuar më i lartë se niveli limit që duhet të kenë ato. Lushnja është i vetmi qytet që qëndron brenda limiteve gjatë ditës dhe natës ndërkohë që Kukësi dhe Përmeti vetëm natën. “Monitorimi i zhurmave është kryer…

Read More