Author: tirana

Vijojnë zjarret edhe gjatë ditës së sotme në pyjet dhe kullotat e Njësisë Administrative Zerqan, ku dy vatra të reja zjarri u shfaqen dje pasdite në malin e Sofraçanit. Aktualisht aktive janë zjarret në Fushën e Peladhisë ku zjarri po përparon me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta te ndihmuar edhe nga era e fortë, gjë e cila ka bërë që zjarret të përparojnë drejt Malit të Bardhë të njësisë Administrative Fushë Bulqizë. Ndërkohë punonjësit e zjarrfikëses si dhe ato të sektorit të pyjeve të Bashkisë po vijona punën për fikjen e zjarrit edhe pse kanë shumë të vështirë…

Read More

Sipas burimeve, pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja, si edhe një person tjetër i afërm i tij, Oltian Kaja, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Autorët mësohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit “Delijorgji” ku ndodhi ngjarja dhe ku ndodhet restoranti i Laert Kasajt. Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”. Mesohet se shkak i sherrit ka qene aksioni i lirimit te hapsirave publike, ku Policia Bashkiake dhe Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit, hoqi tendat…

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”. Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë…

Read More

Rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës por dhe ADZM kanë nisur sot në orët e para të ditës luftën për të izoluar flakët. Ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit i cili prej pesë ditësh po djeg pisha, bredha dhe bimësi te ndryshme në malin fshatit Dukat si dhe është në pikën kritike duke ju afruar Parkut të Llogorasë. Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndodhet mali i Dukatit me Llogoranë, ku terreni mjaft i vështirë, e bën te pamundur ndërhyrjen nga…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur nga Bazilika e Linit, një nga thesaret arkeologjike më të çmuara të vendit. “MIRËMËNGJES 😊dhe me një ditë të zakonshme korriku në Bazilikën e Linit, mes natyrës së qetë, trashëgimisë sonë të çmuar kulturore dhe pamjeve piktoreske që ofron ky fshat buzë liqenit, si një nga perlën e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Kryeministri në postimin e tij. Postimi i shefit të qeverisë shoqërohet me fotografi që pasqyrojnë bukurinë…

Read More

Prokurorët kanë zgjatur afatin e hetimeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se është kërkuar zgjatja e afatit të hetimeve dhe është caktuar data e mbylljes, 29 shtator 2025. Teksa për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, ata kanë komunikuar akuzat, për “pastrim parash” dhe “korrupsion. Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të…

Read More

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të ngjarë që të habiteni me kostot shumë të larta – kur vendosni në minutën e fundit, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”. Nga Costa Brava e Spanjës, duke kaluar Rivierën Franceze, deri në Bregun Amalfi të Italisë dhe deri në Bregun Dalmatian idilik të Kroacisë, nevojitet një buxhet ditor deri në 194 dollarë ose më shumë, për të mos përmendur turmat masive. Megjithatë, jo çdo destinacion veror evropian është aq i…

Read More

SPAK mori zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Akuzat do t’i komunikohet sot dhe se avokatët dhe Veliaj janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme. Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado. Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit. Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Ai…

Read More

Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 21:00, në fshatin Llakatund, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi E. M., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është shtetasi G. Rr., 25 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Read More

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Shkodrës dhe Elbasanit. Në këto dy qarqe maksimumi do të ngjitet mbi 40 gradë celcius. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë zonave malore Lindore duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta vetëm me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë 12°C ndërsa maksimumi do të mbetet lehtësisht mbi 40°C përkatësisht në; Koplik; Urën Vajgurore…

Read More

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne krah dhe nuk do i shmangni dot debatet. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do pranojnë kurrsesi ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar ka ardhur koha te bëni një riorganizim te situatës dhe te ulni për pak kohe shpenzimet. Demi Sot do ndizet drita jeshile ne jetën tuaj ne çift dhe mund t’i shprehni pa dorashka te gjitha ato qe ndieni. Atmosfera do jete aq e këndshme sa emocionet do jene te…

Read More

”Kurti ka prodhuar krizë me BE dhe SHBA dhe e ka futur Kosovën nën sanksione”,-thotë gazetari dhe analisti Melaim Zeka. Për të kryeministri Albin Kurti ka ndërtuar një piramidë urrejtje edhe me Tiranën. ”Kurti e ka prodhuar krizën dhe dëshiron që ta mbajë sepse nuk i ka numrat për qeveri dhe s’do të kemi zgjidhje të problemeve nëse s’do të kemi një marrëveshje mes partive politike se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Kurti ka prodhuar krizë më BE dhe SHBA, e ka futur Kosovën nën sanksione dhe ka shpërndarë një urrejtje të madhe ndaj lidershipit në Tiranë. Marrëdhëniet…

Read More