Author: tirana

Deputeti i PS-së, Erion Braçe vijon denoncimet për skemat piramidale online në rrjetet e tij sociale. Deputeti ka denoncuar kompanin Xuexa e cila për të që po mashtrojnë qytetarët online, me investime në kriptovaluta, teksa bën thirrje për vigjilencë. Braçe shprehet se tani kompania ka ndërprerë daljen nga platforma të qytetarëve, duke mos lejuar që të marrin pas paratë që kanë investuar. Ai i bënë thirrje Policisë së Shtetit dhe SPAK që të veprojë. Postimi i plotë Beteja me piramidat online! Xuexa ju nëninterpreton viktimat, duke ju bllokuar daljen nga platforma dhe tërheqjen e parave, kjo ndodhi që nga dje!…

Read More

Rreth orës 14:00, në aksin Rrogozhinë-Kavajë, shtetasi R.M ka përplasur me mjetin këmbësorin, shtetasin M.H, 83 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Shoferi është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Me tritol u shemb resort ”Saint Michelle Residence”, në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës, për të cilin është arrestuar ish-kryeinspektori i IMT-së në Bashki, Ardian Halili, pasi e ka ndërtuar pa leje gjatë kohës që ishte në detyrë. Policia e Durrësit dha detaje mbi arrestimin e Ardian Halilin, ish-kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në qytetin bregdetar. Sipas bluve, ish-zyrtari, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në subjektin e tij “Sent Michele Residence” në fshatin Shetaj të Ishmit në vijën bregdetare pranë Kepit të Rodonit. Policia sqaroi se i gjithë objekti i pushimit, me 11 kabina…

Read More

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë një ankesë të parashtruar nga dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për ta urdhëruar KQZ që ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale. Gjykata argumenton se “duke u nisur nga fakti se ankesa ndaj vendimit të PZAP-së në Gjykatën Supreme është parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi në cilësinë e anëtareve individualë të KQZ-së, ata nuk kanë legjitimitet, pasi nuk janë palë të drejtpërdrejta sipas vendimit të PZAP-së”. PZAP-ja urdhëroi javën e kaluar komisionin zgjedhor ta certifikojë partinë më të madhe të…

Read More

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë dhe rrethet e tjera të vendit po vijon me intensitet. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ky aksion. Ai ka ndarë momentin kur fadromat hedhin përtokë një tendë të madhe lokali me konstruksion metalik. Rama shprehet se ky nuk është një aksion, por një kthesë e fortë. IMT dhe institucionet përkatëse po kontrollojnë çdo zonë ku ushtrohet aktivitet dhe janë zaptuar hapësirat publike, kryesisht trotuaret, me tenda, karrige dhe tavolina.

Read More

Gjykata Kushtetuese e Tajlandës shkarkoi nga detyra kryeministren Paetongtarn Shinawatra, për një shkelje të etikës pas vetëm një viti në pushtet, duke i dhënë një tjetër goditje shkatërruese dinastisë politike Shinawatra, që mund të sjellë një periudhë të re trazirash në Bangkok. Në vendimin e saj, gjykata tha se Paetongtarn shkeli etikën në një telefonatë të publikuar në qershor , gjatë së cilës ajo u duk sikur i bënte nderime ish-liderit të fuqishëm të Kamboxhias, Hun Sen deri vonë një aleat i ngushtë i familjes Shinawatra – kur të dy vendet ishin në prag të një konflikti të armatosur kufitar.…

Read More

Këtë të premte SPAK ka dorëzuar në gjykatë dosjen e Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. ”Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive”,-thuhet në dosje. NJOFTIMI I SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve, më 29.08.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr.…

Read More

Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvend të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, pritet të mbahet në datën 12 shtator. Mësohet se një ditë pas Asamblesë së PS-së, ku kryeministri Edi Rama do të shpallë qeverinë e re, pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Kuvendit. Janë mësuar disa detaje të reja për ndryshimet në komisionet e Kuvendit. Komisioni i Integrimit do të bashkohet me Komisionin e Jashtëm dhe do të drejtohet nga PS-ja. Prej dy dekadash, Komisioni i Integrimit është drejtuar nga opozita, por duket se në këtë legjislaturë PD-ja do ta humbasë këtë pozicion. Pritet…

Read More

Kulla Veneciane, një monument simbolik i qytetit të Durrësit, përmes teknologjisë është shndërruar në një qendër fantastike informacioni për qytetin antik. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook pamje të Kullës, ku historia përjetohet nëpërmjet instalacioneve inovatore në gurët e vjetër të lashtësisë. “Kulla Veneciane në Durrës, një pikë e rëndësishme referimi historik dhe qendër e re e informacionit të trashëgimisë së qytetit bregdetar, ku mund të përjetoni historinë si kurrë më parë nëpërmjet instalacioneve inovatore në gurët e vjetër të lashtësisë”, u shpreh Rama. Kulla Veneciane është pjesë e kalasë së Durrësit, e cila në mesjetë konsiderohej si një…

Read More

Me qëllim rifreskimin e strukturave të Policisë në bazë dhe për plotësimin e nevojave të përvitshme për punonjës të rinj policie, Policia e Shtetit, nëpërmjet një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm, transparent, si dhe sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, hap aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit, për 402 funksione të rolit bazë, për ata shtetas që kanë përfunduar arsimin e mesëm. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm janë miratuar 402 kuota të lira, nga këto 52 i takojnë konkurrentëve që janë shpallur fitues nga aplikimi i fundit dhe ishin në listë pritjeje, ndërsa 350…

Read More

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar të tipit market, në Sarandë, konstatoi mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor dhe, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja: Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit: E. Ç., 35 vjeç, banues në Orikum. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 03.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Shtetasi E. Ç.…

Read More