Politikani populist i krahut të djathtë në Britani të Madhe, Nigel Farage u përfshi në një debat virtual me kryeministrin Edi Rama për emigrantët shqiptarë në Angli. Sipas tij gjatë korrikut se 1 në 50 shqiptarë në Angli, ndodhet në burg, gjë që u kundërshtua ashpër nga Rama i cili tha se raporti i vërtetë është 1 në 100. Këtë të enjte lideri i partisë “Reform UK”, Farage, shpalli planin e tij për deportimin nga Angli të mijëra emigrantëve të paligjshëm. Në listën me 10 shtete të shpallur prej tij, nuk bën pjesë Shqipëria. Arsyet pse Shqipërinë nuk e ka…
Author: tirana
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra në ekzekutivin kosovar, Emilija Rexhepin, pasi ajo u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Lirimi i Rexhepit nga posti i zv/kryeministres në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut është bërë më 27 gusht, u tha në njoftimin e ekzekutivit kosovar. Rexhepi, që i përket komunitetit boshnjak, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit më 26 gusht, pas zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit. Nënkryetarë të tjerë janë zgjedhur edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga…
Engjëllush Avdulaj është emëruar zyrtarisht në krye të Policisë Bashkiake të Vlorës, pas një procesi të hapur konkurrimi. Bashkia e Vlorës ka përmbyllur procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Policisë Bashkiake, ku morën pjesë gjithsej pesë kandidatë. Kandidatët iu nënshtruan një testimi me shkrim mbi njohuritë profesionale dhe një interviste përpara komisionit të posaçëm. Pas vlerësimit të rezultateve, analizës së figurës dhe vizionit për drejtimin e strukturës, komisioni përzgjodhi Engjëllush Avdulajn si profilin më të përshtatshëm për këtë detyrë. Vendimi mori mbështetjen e drejtuesve vendorë dhe qendrorë, duke u bazuar në kritere të qarta si integriteti, përvoja, aftësitë…
Pas rekordit të zi në vitin 2015, me 270 të vdekur, shifrat kanë parë një ecuri në ulje të viktimave, me 175 persona që humbën jetën vitin e kaluar. Gjatë muajit korrik 2025 u regjistruan 131 aksidente, në të cilat humbën jetën dhe u plagosën rëndë 194 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë burra. Edhe pse në dukje shifra të lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të përpunuara të INSTAT, ka më pak aksidente dhe pasoja. Në korrik 2024 u regjistruan 146 aksidente, 16% më shumë se korriku 2024,…
Nisma ”Male të Pastra” angazhoi qindra vullnetarë në aksione pastrimi në parqet kombëtare të Dajtit, Tomorit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenikut, Korab-Koritnikut si dhe në Alpet Shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga aksioni i pastrimit në Parkun e Qafështamës. ”Momente të një ndër nismave të bukura siç është ”Male të Pastra”, e kthyer tashmë në traditë të përvitshme nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe qindra vullnetarë të dedikuar për pastrimin e 10 parqeve kombëtare e natyrore në Shqipëri”, shkruan Rama. Nisma u organizua këtë vit në 26 gusht. Kjo nismë synon sensibilizimin për ruajtjen e…
Më 11 shtator do të mësohet përbërja e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, qeveria ”Rama 4”. Analisti Lavdrim Lita, beson se do ketë figura të reja, edhe figura të njohura, duke shtuar se çdokush mund të lëvizë në qeverisje, përpos kryeministrit Edi Rama. Për të opozita duhet të ketë një qasje më të mirë ndaj drejtësisë dhe jo të qajë hallin e disa figurave të saj politike në raport me SPAK. Lita shton se PD duhet të legalizojë fraksionet që të krijohet larmishmëri idesh dhe alternativash brenda opozitës. ”PD nuk duhet të bëjë gabimin që të djegë…
Petar Sucic e ka nisur mbarë aventurën e tij në Serie A me Interin. Në një intervistë për “DAZN”, ai është rikthyer pas në kohë, duke rrëfyer fëmijërinë në fshatin e tij të vogël, ku ndihmonte familjen në fermë. “Jam rritur në një fshat të vogël. Kemi një fermë ku babait tim i pëlqente të mbante lopë. Kur isha i vogël, shkoja çdo mëngjes dhe e ndihmoja për mjeljen. Më pëlqente shumë ajo jetë dhe isha i lumtur. Kam kujtime të paharrueshme nga ajo periudhë”, tha mesfushori zikaltër. Një tjetër detaj që e bën të veçantë futbollistin është fakti se…
Pavarësisht pushimeve të verës, shqiptarët janë treguar më dorështrënguar në shpenzimet e tyre, duke kursyer kështu më shumë para. Përveç parave nën “dyshek”, rreth 1.4 trilionë lekë para kanë kursyer shqiptarët në depozitat e tyre bankare, në rritje krahasuar me korrikun 2024. Ndalur në lekë apo valutë, të dy treguesit kanë shënuar rritje. Në 665 miliardë lekë apo thënë ndryshe 6.8 miliardë euro janë kursimet në lekë një rritje me 11.8% krahasuar me një vit më parë. Si rezultat dhe i ardhjes së emigrantëve por dhe prurjeve nga turizmi, janë rritur edhe kursimet në valutë në 8.26 miliardë euro me…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ishte e pranishme në Simpoziumin shkencor “Kufiri i shpresës dhe i vdekjes 1944-1991-Shkodra përballë të kaluarës”. Takimi u organizua sot (28 gusht) nga Autoriteti i Dosjeve, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Kujtesa ndriçon të vërtetën dhe ndihmon ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe të drejtë. Me datën 30 gusht, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, një datë që për vendin tonë nuk është vetëm një moment kalendarik, por një thirrje për kujtesë dhe ndërgjegjësim. Askund tjetër më tepër se në Shkodër nuk mund të…
Presidenti Bajram Begaj ka pritur këtë të enjte në zyrën e tij disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata u stërvitën në vitin 1991 në Repartin Ushtarak të Surrelit nga pedagogët e ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve. “Me luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës, që u stërvitën në vitin 1991 në Repartin Ushtarak të Surrelit nga pedagogët e ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve. Kjo ngjarje duhet të marrë vlerën e peshës historike, pasi aty u ndez flaka e madhe për çlirimin e Kosovës, bërthamë e parë e UÇK-së. Nder përjetë të gjithë atyre që sakrifikojnë për shqiptarinë!”, shkruan…
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur, Naun Shundi. ”Artisti që dha shpirt e jetë për skenën shqiptare, do të kujtohet gjithmonë për rolet e tij të paharrueshme dhe dashurinë që përcolli tek publiku”, u shpreh Gonxhja. Aktori i njohur Naun Shundi u nda sot nga jeta në moshën 66-vjeçare pas betejës me një sëmundje të rëndë. Ai dha një kontribut të çmuar për më shumë se katër dekada në fushën e aktrimit, regjisurës dhe dramaturgjisë. Gjatë karrierës së tij, Shundi interpretoi mbi 100 role në…
G-Bani një prej banorëve më të komentuar, ka befasuar me një vizitë aspak të zakontë që ka bërë në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, ku arti dhe muzika u kthyen në mjet shprese për të burgosurit. Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e institucionit dhe të stafit të Sektorit të Kujdesit Social, duke treguar se kultura dhe bashkëpunimi mund të sjellin ndryshime edhe në mjedise të mbyllura. G-Bani bëhet artisti i parë që ka hyrë për të kënduar në një burg në Shqipëri. Postimi i plotë “Falënderojmë G-BANIN, është artisti i parë dhe i vetëm që ‘deportohet’ në një…