Kandidati i PD, Aulon Kalaja paraqiti këtë të martë një padi në SPAK lidhur me zgjedhjet e 11 majit ku pretendon se ka pasur krim zgjedhor. Ai pretendon se votat e tij janë tjetërsuar dhe i janë dhënë një tjetër kandidati. “Isha këtu për të dorëzuar dy kallëzime penale. Sekuestrimin e kutive dhe rinumërimin nga SPAK dhe do vijoj betejën për legjitimimin në Gjykatën Kushtetuese. Nuk janë gabime njerëzore, gabime njerëzore janë kur lëvizin me 2 vota dhe jo me 42 vota. Numëruesit kanë bashkëpunuar me personin që i kanë kaluar votat, ka pasur raste, më janë hequr votat mua…
Author: tirana
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komenton zhvillimet e fundit në bashkitë e vendit ku janë kërkuar dorëheqjen e drejtuesve dhe administratorëve të njësive. Tabaku e konsideron si ndërhyrje të qeverisë në pushtetin vendor dhe shkelje flagrante e autonomisë vendore. Për të kjo është një shkelje ligjore dhe institucionale fakti që ministrat e qeverisë marrin në intervistë punonjës të bashkive apo ndërhyjnë në strukturat e tyre përmes rekrutimeve të reja dhe pushimeve nga puna. ”Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie. Ministrat nuk mund të vihen në radhë për të marrë në intervistë…
Këtë të martë Gjykata e Tiranës mori vendimin dhe liron nga paraburgimi Edison Haxhiun. Të dyshuarit si bashkëpunëtor në vrasjen e Gentian Bejtjes ju shua masa “arrest në burg” për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.
Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim përfaqësues të rrjetit Albanian Chevening Alumni dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Tiranë. Kreu i Shtetit vlerësoi iniciativën e këtij rrjeti për të ndërtuar ura komunikimi me institucionet shqiptare dhe u shpreh mjaft i interesuar për të shkëmbyer mendime mbi mbështetjen e të rinjve shqiptarë të arsimuar jashtë vendit dhe kthimin e tyre në Shqipëri. Kreu i Shtetit vlerësoi ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen me bursat Chevening dhe theksoi se “këto bursa kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për numrin e studimeve cilësore që mbulojnë, por edhe për krijimin e një…
Është nënshkruar marrëveshja për kredinë dhe grantin për financimin e projektit të ndërtimit të parkut fotovoltaik në Belsh. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se po shqyrtohet mundësia që tokat e pashfrytëzuara në bashkitë e vendit të bëhen pjesë e ankandeve për gjenerimin e energjisë së gjelbër. ”Sot ndodhemi këtu me ambasadorin Gonzato për të nënshkruar marrëveshjen për parkun fotovoltaik në Belsh, i cili do të furnizojë me energji 50 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë, duke reduktuar emetimin e dioksidit të karbonit me 50 mijë ton në vit. Nga ana tjetër, kjo është…
Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS-së për diasporën, Taulant Balla ka pritur në një takim dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës shqiptarë që veprojnë në shtetin e Miçiganit, SHBA. Balla ka shprehur kënaqësinë për këtë takim, duke theksuar se vëllezërit Caushi janë aktivë në fushën e ndërtimit dhe energjisë së rinovueshme. ”Shumë kënaqësi të mirëprisja dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës në Miçigan në fushën e ndërtimit dhe energjisë së rinovueshme, me plane konkrete që suksesin e ëndrrës amerikane ta zgjerojnë edhe në atdhe”,-shkruan Balla. Ky takim është në vazhdën e angazhimeve të Ballës për të…
Gjesti dhe Egli, dyshja më e komentuar e showbizzit, sot kanë befasuar me veprimin e fundit që kanë bërë. Unfollow njëri-tjetrit në Instagram. Padyshim që veprimi vjen në një moment kur Egli është në krye të lajmëve dhe po kryqëzohet. Kjo vjen vetëm pak orë pasi Gjesti publikoi një foto ku shihet teksa një vajzë misterioze ‘e ka tërhequr për fyti, imazh që ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ndezur thashetheme. A është një vajzë e re në jetën e Gjestit? Apo jo? Si duket ky veprim konfirmon çdo gjë!
Nga Ben Blushi Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës. Nuk ishin më shumë se 12 nxënës. Njëzet vjet më parë, në atë degë studionin disa qindra djem dhe vajza që besonin se një diplomë mund të të sigurojë një punë të mirë. Po sot kjo nuk është më e vërtetë. Jo të gjithë janë të bindur se një diplomë universitare mjafton për të të siguruar punë. Dhe cështja për shumë familje është, a ja vlen ta cosh fëmijën në shkollë të lartë? A i kthen paratë…
Bashkimi Evropian ka aktivizuar flotën e tij të specializuar për menaxhimin e emergjencave, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë qarqet e Vlorës dhe Dibrës në Shqipëri. Sipas një njoftimi zyrtar nga Mbrojtja Civile dhe Ndihma Humanitare e BE-së, në kuadër të këtij operacioni, tre aeroplanë zjarrfikës nga Greqia 🇬🇷 dhe Italia 🇮🇹 janë angazhuar në terren dhe po operojnë intensivisht në zonat e prekura. “Ne jemi të gatshëm të ofrojmë më shumë mbështetje nëse është e nevojshme,” theksohet në deklaratën e BE-së.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë konferencës me gazetarët, kryedemokrati tha se ‘350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ-së pas asnjë dokument’. Më tej ai shton se këto kuti ‘janë dorëzuar në një vend të administruar nga një ish-deputet i Partisë Socialiste’. “Për një shoqëri, groposja e zgjedhjeve si proces demokratik, shndërrimi i tyre në farsë elektorale, është de facto dhe de jure varrosje e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe demokracisë së atij vendi. Në farsën elektorale të 11 majit 2025, Edi Rama ka përdorur të gjitha format,…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale përmes një postimi në Facebook, duke shprehur qëndrimin e tij ndaj fenomeneve të paligjshme që prekin jetën urbane dhe komunitetin. “Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit”, shkruan Rama, duke lënë të kuptohet se do të ndërmerren masa për të çrrënjosur bizneset që shfrytëzojnë hapësirat publike në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikshme. Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu masa të reja ligjore për abuzimin me ujin e pijshëm. “Ndërkohë që do të merren masa të reja…
Nga Ylli Manjani Gjykata e Strassburg, ka shpallur sot vendimin kundër gjykatave Turke, të cilat dënuan anëtarët e grushtit të shtetit të 2016-ës. Gjykatat Turke (njësoj si këta tonat) rrefuzuan të gjykojnë ligjshmërinë e marrjes së të dhënave nga platforma “By Lock”, platformë e ngjajshme me Sky ECC dhe Enchrochat. Gjykata e Strassburg e konsideron dënimin mbi bazën e këtyre të dhënave, pra të marra jo sipas ligjit Turk, si dënim pa ligj. Neni 7 i Konventës e ndalon gjykimin dhe dënimin pa ligj! Gjithashtu, gjykimi i bërë vetëm me të dhënat e “By Lock” si provë e vetme, konsiderohet…