I nxehti afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlera ekstrem priten në zonat jugore deri në 40 gradë Celcius. Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore. Mundësia për reshje është thuajse zero. Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13°C…
Author: tirana
Dashi Duke pasur Jupiterin në krah sot do jeni më të gatshëm për të negociuar për çdo gjë dhe do jeni edhe mjaft bindës. Për ju të dashuruarit do ndodhin veçse gjëra të mira. Do bëni shumë për njëri-tjetrin dhe besimi do jetë reciprok. Edhe nëse keni pasur probleme do i kaloni. Ju beqarët do keni mundësi të krijoni një lidhje mjaft të bukur dhe që do iu sjellë kënaqësi pa fund. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do realizoni çdo detyrë që do iu jepet. Mundet t’i jepni një ndihmë edhe kolegëve të ngushtë. Përfitoni nga kjo…
Egli Tako vijon që të jetë kryefjalë në media. Gjatë një koncerti, ajo interpretoi këngën ikonike patriotike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, një këngë me simbolikë të thellë kombëtare dhe emocione të forta për publikun shqiptar. Më shumë se sa zëri apo interpretimi, ajo që ra në sy ishte paraqitja e saj skenike. Egli u shfaq me një veshje të shkurtër dhe provokuese, që shumë e konsideruan të papërshtatshme për një këngë të tillë me përmbajtje patriotike. ”Hajde brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk është duke e kënduar këngën”. Komentet e saj vënë në pah dy problematika që…
Këtë të hënë një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen ”1 Maji” në Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. ”Rreth orës 18:30, në lagjen “1 Maji”, Fier, në një banesë, dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe…
Nuk ka vonuar ndihma. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha pasi vizitoi në spital tre zjarrfikës që po trajtohen me ndihmë mjekësore pasi u asfiksuan në luftë me flakët në Dukat, se Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Në kuadër të kësaj kërkese të bërë nga Shqipëria për ndihmë, 2 avionë Canadair kanë mbërritur në vendin tonë nga Greqia, me shtetin helen që bëhet i pari që na vjen në ndihmë në luftën për shuarjen e flakëve. Dy avionët Canadair e ardhur nga Greqia janë aktivizuar menjëherë në vatrën e zjarrit që prej tre ditësh është aktive në…
Kryeministri Edi Rama ka një thirrje të fortë për ata që bllokojnë rrugët apo vendos tra në hapësira të përbashkëta mes pallateve, me pretendimin se është pronë e tij, Për Ramën kjo sjellje do të konsiderohet vepër penale. Në fjalën e tij në takimin e dytë në Tiranë me deputetët dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit, Rama shtoi edhe se është adresuar edhe ligji për bashkëpronësinë. ”Është okupuar një territor brenda hapësirës së një komuniteti me pretendimin se është prona ime. Kjo do konsiderohet vepër penale. Në rast se dikush vendos tra për të marrë para nga njerëzit që jetojnë…
Në një takim në Tiranë me deputetët ekzistues dhe ata kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit, së bashku edhe me drejtorë të Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një sërë aktesh normative për reformën e territorit. Sakaq Rama ka paralajmëruar të gjithë ndërtuesit dhe investitorët abuzues, duke thënë se do të futen në një listë të zezë që do të krijohet me ligj nga qeveria, në kuadër të reformës së territorit. ”Kemi diskutuar dhe do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit.…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i pranishëm në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku vizitoi tre zjarrfikës që u asfiksuan gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në Dukat, deklaroi se situata mbetet kritike në disa qarqe të vendit, për shkak të vatrave të mëdha që janë përhapur në zona malore e pyjore. Sipas ministrit, zjarret aktive në Dukat, Mat, Përmet dhe Devoll po luftohen nga toka dhe ajri, ndërkohë që është aktivizuar edhe Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile për të siguruar mbështetje shtesë nga ajri, përfshirë edhe avionë zjarrfikës tip Canadair. ”Janë ditë të vështira për luftën kundër zjarreve.…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka komentuar deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama për kontrollin me dronë të territorit për të shmangur ndërtimet pa leje. Teksa ka postuar një video, Bardhi sjell në vëmendje përmes një video deklaratat e ngjashme të Edi Ramës në vitin 2022 ku deklaronte se kontrolli i territorit do të behet përmes dy satelitëve në kohë reale. Postimi i plotë Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë! Ajo që nuk ndryshon prej 12 vitesh është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Edi Rama. I njëjti mashtrim në 2022,…
Disa nga bashkitë në vend kanë hapur thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre. Kryeministri Edi Rama ka një thirrje për të gjithë qytetarët që të aplikojnë me kurajo dhe besim. Rama thekson se Vlora si bashkia që filloi e para këtë proces, është në fazën e intervistave për kandidatët e interesuar. Në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është zhvilluar një model i ri organizativ për Bashkinë e Tiranës, i cili do të implementohet edhe në bashki të tjera për të forcuar qeverisjen lokale. ”Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër,…
Afati në Gjykatën Kushtetuese dhe koha e kryetares Holta Zaçaj dhe anëtares Sonila Bejtja po mbaron. Këtë e verteton shqetësimi i Sali Berishës që mbrojti publikisht dy gratë e Kushtetueses me mandat të skaduar. Në një dalje për shtyp, Berisha akuzoi duke thënë që ” Rama me anë të Sadushit kërkon të kapë edhe mandatin që u ka ngelur pa grabitur në Gjykatën Kushtetuese”.
Situata është tejet e rëndë në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht. Për shkak të vatrave të shumtave të zjarrit që janë shfaqur në afërsi të këtij aksi nacional. Flakët kanë djegur plotësisht bimësinë e ulët dhe kullotat, edhe në kushte kur më tepër se 100 forca të shërbimit zjarrfikës, pyjor e policisë kufitare kanë qenë të angazhuar gjatë gjithë ditës për të mbajtur në kontroll flakët. Zjarri nga dita e djeshme ka djegur plotësisht sipërfaqe të tëra me pyje nga fshati Vërnik e deri në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Forcat e shërbimit zjarrfikës ndodhen në aksin nacional për…