Author: tirana

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se aksioni në Theth nuk lidhet me prishjen e ndërtimeve në zonat e mbrojtura, pasi ligji i mbronte vetë, po mazhoranca e ndryshoi për interesa të veta. Për të ka projekte të tjera për ndërtime në zona të mbrojtura, për shembull, Aeroporti i Vlorës bëhet në një zonë të mbrojtur, ku ka reaguar Konventa e Bernës dhe Progres Raporti i BE-së. ”Rama jo vetëm ka ndërtuar, por ka edhe projekte në zonat e mbrojtura, siç është pika e vogël e Mirela Kumbaros në Butrint, një kompleks i madh vilash në gjirin e Manastirit në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin për një operacion që u finalizua me sukses në Spitalin Universitar të Traumës tek një paciente 33-vjeçare. Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje për përkushtimin e ekipit: dr. Dritan Çela, dr. Valmira Abilaliaj, dr. Dorina Shtjefni, dr. Ervin Sulaj, si dhe infermieret Mirela Heti, Arta Prendi, Alma Shkalla, Adelina Hysa. Në Spitalin Universitar të Traumës falë investimeve në teknologji vitet e fundit mjekët po realizojnë me sukses një sërë ndërhyrjesh delikate. Postimi i plotë Rast suksesi në Spitalin Universitar të Traumës. Një insulinomë 3 cm, tumor i rrallë në kokën e pankreasit, u diagnostikua dhe…

Read More

Në luftë me flakët, por tre zjarrfikës janë asfiksuar nga tymi gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit, i cili vijon prej ditësh pa u vënë ende nën kontroll. Ata janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore dhe vijon të përhapet për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër situatën dhe bëjnë thirrje për kujdes në zonat e prekura.

Read More

Në orën 18:30, kryeministri Edi Rama do të ketë një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të Bashkisë Tiranë. Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë aktivë gjatë këtyre muajve të verës dhe të takohen me qytetarët dhe të evidentojnë problemet që ata kanë dhe të bashkërendojnë një plan pune për zgjidhjen e tyre. Gjatë kësaj kohe deputetët kanë zbritur në terren për t’u njohur me problematikat e qytetarëve dhe do t’i raportojnë ato tek kreu i qeverisë.

Read More

Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj, si dhe të atyre të degës së saj Horizon Air, për shkak të një defekti në sistemet e informacionit, të raportuar dje në mbrëmje. ”Alaska Airlines po përjeton një defekt në sistemet e saj të informacionit që po ndikon në operacionet e saj. Ne kemi kërkuar një pezullim të përkohshëm të fluturimeve të Alaska Airlines dhe Horizon Air derisa problemi të zgjidhet”, tha menaxhmenti i saj. Ajo nuk specifikoi natyrën e saktë të ndërprerjes. Website i kompanisë nuk ishte funksional nga mbrëmë sipas burimeve të industrisë ajrore.…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se këtë javë mund të arrihet një marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn. Kuvendi ka dështuar sot për të 50-ën herë për ta konstituuar atë. ”Me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn kemi zhvilluar një takim pardje, meqë rast kemi diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, LVV unë si kryeministër në detyrë, si kryetar i subjektit fitues të zgjedhjeve kemi shprehur tashmë jo vetëm interesimin por edhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Sociademokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë pak a shumë një ofert konkrete për Nismën në mënyrë që gjithqka…

Read More

Albina Kelmendi ka sqaruar deklaratën e saj ku ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj një prej performancave të Egli Takos, e cila në një nga koncertet e saj, interpretoi këngën “Mora fjalë” të artistes Shkurte Fejza, duke u bërë virale në rrjete sociale për shkak të veshjes, që nga shumë komentues u cilësua si mungesë respekti ndaj kësaj kënge patriotike. ”Së pari më vjen keq që reagimi im është keqkuptuar në rrjetet sociale. Qëllimi im nuk ka qenë kurrë që të paragjykoj dikë dhe aq më pak ta sulmoj dikë për pamjen apo veshjen. Unë nuk njihem për këto gjëra dhe…

Read More

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në përdorimin e platformës e-Albania mund t’i drejtohen zyrave të posaçme që janë hapur nga bashkitë në të gjithë vendin, me qëllim ofrimin e asistencës dhe shërbimeve të nevojshme. Zv/kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Patosit, ku inspektoi funksionimin e “zyrës me një ndalesë”. Gjatë vizitës, Balluku u bëri thirrje qytetarëve të paraqiten pranë këtyre zyrave për të marrë asistencë falas për çdo shërbim të nevojshëm në platformën digjitale. Në këto zyra, theksoi Balluku, ofrohen të gjitha shërbimet, përfshirë edhe shërbimet…

Read More

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 qarqe të vendit, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, radarët automatikë, dronët, alkooltestuesit, kamerat dhe çdo pajisje tjetër që kanë në dispozicion. Si rezultat i monitorimit intensiv, përgjatë fundjavës, nëpërmjet radarëve janë evidentuar shpejtësi nga dy deri në trefish më shumë se norma e lejuar, parakalime të gabuara me rrezik përfshirjen në ngjarje rrugore, përdorim i celularit dhe drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo në gjendje…

Read More

Ka nisur zbatimi i procedimeve penale për shoferët që parkojnë automjetet dysh, duke u bërë pengesë për qarkullimin. Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës njofton se dy persona janë vënë nën hetim për parkim dysh të automjetit. Ata janë F.B 20-vjeç dhe D.D 35-vjeç, pasi me parkimin e gabuar të automjeteve të tyre, kishin penguar lëvizjen e makinave. Kjo është hera e parë që aplikohet nen 293 i Kodit Penal, që ka të bëjë me veprën “pengim dhe ndalim i qarkullimit rrugor”. Kryepolici Ilir Proda paralajmëroi gjithë drejtuesit e mjeteve se kushdo që parkon makinën dysh duke penguar qarkullimin, nuk…

Read More

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar pas raportimeve që aluduan për një konflikt të supozuar mes kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe një gjyqtareje të kësaj gjykate, në kuadër të procesit penal të njohur si dosja “Partizani”. Gjykata thekson se “një konflikt i tillë nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar”, duke përgënjeshtruar çdo pretendim për përplasje apo tension ndërinstitucional me Prokurorinë e Posaçme. Institucioni saktëson se SPAK është palë në procesin gjyqësor dhe nuk ka kompetencë të ndikojë në vendimmarrjen e Gjykatës. Reagimi i GJKKO: Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues…

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se Sali Berisha politikisht vepron me dy standarde pas humbjes që pësoi në zgjedhjet parlamentare më 11 Maj. Teksa ka qenë ai që dikur i kërkonte dorëheqjen Bashës për humbjen, vetë bën të kundërtën duke pretenduar farsë elektorale. Për të nëse kreu i PD-së hyn në Parlament në shtator, do të thotë se bën lojën e Ramës, pasi e legjitimon atë si pushtet dhe fitues të zgjedhjeve, edhe pse prej dy muajsh thotë se nuk e njeh rezultatin e 11 majit. ”Nëse Berisha do pranojë mandatin e deputetit, nëse do të hyjë në Parlament, nëse do…

Read More